Shkrimtarja Arlinda Guma për romanin “Eskadromët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit

Shkrime relevante

Une jam Mitrovicë, jam Shaljan, jam Deçan dhe mbi Deçan jam Dardan!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës. Mitrovicë Tri vjet të Lëvizjes së Deçanit:...

Aleksandr Dugin dhe “restoranti i kaosit” me fashistë, komunistë dhe fanatikë në të njejtën tryezë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend...

Fundi i një epoke dhe dilema e së ardhmes!

Florim Zeqa Ekziston një rregull i shkruar i demokracisë, ai që i...

Kur përdhoset e shenjta, tronditet shpirti i kombit

   Nga Frank Shkreli ____ Dy ngjarje të ditëve të fundit në...

Shpërndaj

Arlinda Guma, shkrimtare nga Shqipëria
“Eskadromët e vdekjes” është një roman historik, shkruar nga Bardhyl Mahmuti për tmerret e luftës në Kosovë.
Më është dashur disa herë ta ndërprisja leximin për shkak të skenave të krimeve makabre, që përshkruheshin në këtë libër ku personazhet janë realë.
Gra të përdhunuara, fëmijë që u pritej koka përpara prindërve, por më tronditësja ishte një rrëfim i një krimineli serb sesi kishte bërë llamba me kafkat e shqiptarëve, sesi ua kishte nxjerrë dhëmbët e florinjtë, pastaj i kishte zier kafkat dhe më pas i kishte lyer me llak dhe i kishte bërë abazhurë. Dhe m’u kujtuan kohët kur Perandoria Osmane bënte të njëjtën gjë, ashtu si “Perandoria Sllave”, me kafkat e shqiptarëve. (E çuditshme sa u janë përputhur mendimet kur bëhej fjalë për kafkat tona.) Pas kësaj skene e ndërpreva leximin për disa ditë.
Bardhyl Mahmuti, autori i romanit historik “Eskadromët e vdekjes”
Por, shqiptarët janë racë vitale. E si për të më bindur për këtë, gjatë kohës që lexoja këtë libër, vazhdimisht në ekran jepej një reklamë për Birra Peja; disa vajza të bukura që ecnin mbi një pasarelë. Uroj që Kosova të ecë në “pasarelën” e saj të zhvillimit dhe të ripërtëritjes me po aq krenari.
Këtë libër rrënqethës do t’ua rekomandoja veçanërisht shqiptarëve të Shqipërisë, sepse shpesh dalloj një lloj largësie, ftohtësi apo mungesë empatie ndaj krimeve që janë kryer gjatë luftës në Kosovës. (Përfshirë këtu edhe kryeministrin.)
Kan være et bilde av tekst

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu