Saim Tahiraj mendon se të gjitha protestat aktuale janë kundërproduktive dhe, në vend që t’i shërbejnë Kosovës, po i shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Shkrime relevante

Kur Hanifja u kthye nga Siria me çertifikatë ndërkombëtare të shtatzënësisë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) _____ KUR HANIFJA SHKOI NË SIRI...

Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miq e mikesha, sasia e vullnetit dhe guximit që po...

Kosova nuk do të gjunjëzohet para islamizmit

Sak Muji, Zvicër ____ KOSOVA EVROPIANE NUK DO TË GJUNJËZOHET PARA ISLAMIZMIT RADIKAL! ____ Kosova...

“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?), apo si devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e...

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ "Ndërmarrja kriminale e përbashkët" (?)____Plaku shkodran, i pyetur në...

Lirim Patrioti për “fjalorin diplomatik të partive tona…!”

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ Kur i dëgjoja krerët e...

Shpërndaj

Donika Gërvalla, Ministre e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Saim Tahiraj, Zvicër

Të gjitha këto protesta janë kundërproduktive dhe, në vend që t’i shërbejnë Kosovës, po i shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Cila është logjika e protestimit në rrugë, duke kërkuar „drejtësi“ kundër një procesi gjyqësor? Drejtësia nuk vendoset në rrugë, në turma dhe as përmes presionit politik. Drejtësia vendoset në gjykata. Nëse dikush mendon se është bërë padrejtësi, ekzistojnë rrugët dhe mekanizmat ligjorë për ta kundërshtuar atë. Ankesa bëhet përmes institucioneve dhe procedurave të përcaktuara me ligj, jo përmes presionit të rrugës. Pothuajse i vetmi personalitet politik dhe institucional që ka pasur guximin ta thotë publikisht të vërtetën e hidhur, me emër dhe mbiemër, është Donika Gërvalla.

Për këtë qëndrim, ajo meriton respekt dhe mbështetje nga të gjithë ata që vërtet e duan të vërtetën dhe drejtësinë. Kërkesa për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, znj. Gërvalla, pikërisht në këtë moment, nga ata që kërkojnë „drejtësi“ në rrugë, është një paradoks i madh. Të kërkosh dorëheqjen e ministres së Drejtësisë pse ajo mbron funksionimin e drejtësisë është, në thelb, përpjekje për ta heshtur dhe varrosur të vërtetën. Jo! Kjo nuk duhet të ndodhë.

Ministrja e Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla, duhet të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit të saj dhe të vazhdojë të mbrojë parimin se drejtësia nuk mund të zëvendësohet me presionin e rrugës. Kosova është shtet dhe si shtet duhet t’i respektojë institucionet, ligjin dhe proceset gjyqësore.

Mund të mos na pëlqejë një vendim, mund të na dhembë një vendim dhe mund të mos pajtohemi me të, por përgjigjja ndaj tij duhet të jetë ligjore dhe institucionale. Drejtësia duhet të vendoset përmes gjykatave, sado e dhimbshme të jetë ajo për dikë. Vendimet gjyqësore nuk mund të zëvendësohen me brohoritje, protesta apo presion politik.

Në një shtet ligjor, drejtësia kërkohet në gjykatë, jo në rrugë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu