ARKIVI:
6 Mars 2026

Sëbashku me varrin monumental që ndodhet në Gubio – Perugia, Mbreti i Ilirisë, Genti, kujtohet edhe sot nëpërmjet lules së tijë Gencianës

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë 
___
* Gjenziana dhe mbreti Genti.
Genziana është emër shumë i njohur i një pijeje digjestive në Itali… Kjo pije prodhohet në mënyrë industriale por edhe artizanale nga persona të apasionuar pas kësaj pijeje të vjetër..
Ajo që bën interesante këtë bimë është emri i sajë të cilën shumë studiues e kërkues e lidhin me emrin e mbretit të fundit ilir “Gentit”:
Ja çfarë shkruan Buletini zyrtar i rajonit të Venezias :
Gjenciana gjermanike i përket familjes së Gentianaceae.
Emri i kësaj specie rrjedh nga Genti që nga 180 deri në 167 a. C ishte sovran i Ilirisë, një rajon që aktualisht përkon me pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik dhe qe i pari ai që zbuloi veçoritë teraupike duke bluar rrënjët dhe duke i vluar për t’i përdorur kundër etheve (temperaturave) të larta.”
Në enciklopedinë treciani gjejmë:
“Kjo bimë mungon te Theophrastus, nuk është përdorur nga Hipokrati; gentiani Kretik i Heraklidit duhet të ketë qenë një bimë tjetër: megjithatë njihej edhe nga Plini..
Sigurisht është diçka shumë e bukur sepse edhe pse kanë kaluar mijëra vjet, mbreti Ilir Genti jeton nëpërmjet një bime mjeksore , o sepse e kishte zbuluar ai, o sepse të parët e tijë e përdornin këtë lule pikërisht si ilaç.
Së bashku me varrin monumental që ndodhet në Gubio – Perugia, mbreti i Ilirisë shkodrani Genti kujtohet edhe sot nëpërmjet lules së tijë Gencianës…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu