Serbët nacionalist e shkatërruan Bosnjen multietnike dhe e zgjeruar territorin, përderisa “nacionalistët tonë” kanë vrarë shqiptarë

Shkrime relevante

Historia t’u kalojë arkivave, dhe ta lenë Parlamentin të projektojë të ardhmen

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse e ardhmja e Kosovës i takon Parlamentit, jo...

Morali nën të brendshmet e femrës, politika në arkën e shtetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR MORALI BANON NËN TË BRENDSHMET E FEMRËS, NDËRSA...

Inxhinieria e gënjeshtrës: Kuzhina e UDB-ës dhe BIA-s përpiqen të shkruajnë historinë tonë

​“Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen, kush kontrollon të tashmen,...

Një ëndërr e kthyer në realitet: Nga tri dekada gazetari drejt doktoraturës në Media dhe Komunikim

Prof. Musa Sabedini, Gjilan ____ Të dashur miq, kolegë, studentë dhe bashkëpunëtorë, Me një...

Shpërndaj

Biljana Plavshiq, ish presidentja e e Republika Srpska prej vitit 1992 deri në vitin 1998, ka vdekur dje , me 1 tetor 2026, në Beograd.
Ajo ishte një nacionaliste serbe, e njohur për sjelljet e saja mizore ndaj boshnjakëve – myslimanë!
Pasi kishte shpërthyer lufta dhe serbët e shkatërruan Bosnjen mulietnike, në Bjelinë të BeH, tashmë pjesë e Republika Srpskas-s, Biljana Plavshiq i gjuante me shqelm kafkat e boshjakëve të vdekur…!
Plavshiq, sëbashku me Radovan Karagjiqin, janë dënuar në Gjyqi i Hagës.
Që të dytë kanë ndjekur një linjë të fortë nacionaliste serbe.
Politika gjenocidale e tyre ka bërë që nga Bosnja multietnike, ku para luftës kishte diku 33 % serbë, në fund të luftës – pas krijimit të Republika Srpska-s gjenocidale, të fitonin me dhunë e gjenocid të madh 49 % të hapësirës territoriale të Bosnjes e Hercegovinës.
Biljana Plavshiq dhe Ratko Mladiq
Këta të dy, Ratko Mlladiq etj, megjithatë janë Heronj të kombit Serb!
Se shovenizmit serb nuk i intereson dhuna e gjenocidi ndaj të tjerëve, tregoj ceremonia shtetërore – ushtarake me të shtëna armësh në nderim të të vdekur, me të cilën u nderuar stërkrimineli Ratko Mlladiq në Topqider të Beogradit!
Ndërkaq, është jo vetëm naive, por me prapavijë islamiste (qoftë edhe të pavetëdijshme), që të përzihen ata që ishin në krye të UÇK-së me ndonjë pafajësi.
Se a janë fajtorë apo nuk janë, tregon aktgjykimi i dhënë së fundmi.
Mendoj se shumë patriotë tonë naivë, nuk kishin me pasë dëshirë që as ta lexonin e as ta shihnin aktgjykimin, për ta kuptuar se cilat kanë qenë veprat e tyre dhe ndaj kujt është drejtuar mllefi dhe goditja.
Krejt udhëheqja e Repubikës Serpska – gjenocidale, është dënuar në Hagë, por Republika Srpska ka mbetur!
Prandaj, disa që protestojnë e që i kam miqë të mirë, nuk kisha pasë dëshirë t’i shihja aty ku se kanë vendin.
Jo, se nuk po gjykohet lufta dhe rezistenca ndaj pushtimit serb të viteve 1998/1999, por po dënohen njerëzit konkret që rastësisht kanë qëlluar në krye të UÇK-së.
Ata kanë bërë gabime të pafalshme për një shtet juridik përpara lufte e pas luftës.
Një ndër gabimet më të rënda ka qenë mashtrimi dhe vrasje e 23 nëntorit 2000 , e personit që dikush prej tyre e dinë mirë se pse ka ndodhur.
Të tjerat janë rrenë dhe pseudopatriotizëm.
Mos të kujton kush, sado “i madh” që të jetë, se nuk do të ndeshet me ligjin dhe përgjegjësinë ligjore, qoftë edhe në fund të jetës së tij tokësore.
Secili ka për t’u pergjigjur për veprën e bërë, qoftë edhe për vrasjen “enigmatike” të afër 100 luftëtarëve të lirisë.
Shpejt ka për t’u harrue Haga, për dallim nga gjyqet e Kosovës Sot apo Nesër.
Do të dënohet të gjithë ata që janë fshehur “në institucione partiake apo shtetërore” – që nuk ka mundësi të jenë të tye; të gjithë ata që janë pasuruar me mundin e pasurinë e huaj, dhe të gjithë ata që dhanë toka të Kosovës sonë të vogël – për “bythët” e lënduara kot të tyre!
Dhe do të dënohen rëndë të gjithë ata që e islamizuan kombin për interesat e huaja gjeostrategjike – antishqiptare.
Njerëzve duhet t’u thuhet e vërteta e njëmendt, që nesër mos të thonë se askush s’ua ka thënë…!
Burgu i Hagës
Ai tjetri e tjetra kanë zgjerue hapësina jetësore, ndërsa “ti” po dënohesh për vrasjen e njeriut tënd. Ke qenë i vetëdijshëm apo i pavetëdishjshëm për veprën, kjo tashmë s’asht ma randësi…?!
Kështu veprojnë vetëm qyqarët e të shiturit, njerëzit e shkretë për mend !
Por, në gjithë këtë histori me rëndësi të madhe duhet të jetë, se “une” nuk protestoj për ty, se nuk e ke ba vendin me të dashtë e nderue.
Përndryshe, pas luftës, “nacionalistët tonë” i dhanë edhe territor Maqedonisë, Çakorrin Malit të Zi e deshtën t”ia jepnin edhe pjesën veriore Serbisë se ishin “toka të Rankoviqit!”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu