ARKIVI:
6 Mars 2026

SHBA bllokon dhjetëra faqe online të lidhura me shtetin e Iranit

Shkrime relevante

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Shpërndaj

Autoritetet amerikane kanë bllokuar dhjetëra faqe online të lajmeve, të lidhura me shtetin iranian – shumica me përmbajtje dezinformuese apo pjesë të listës amerikane për organizata terroriste – për shkak të shkeljeve të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja ka bllokuar 33 faqe online të përdorura nga Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit dhe tri faqe tjera të përdorura nga milicia Kataib-Hezbollah, e përkrahur nga Irani, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në SHBA, vitin e kaluar e ka futur në listë të zezë Unionin Islamik të Radios dhe Televzionit, duke thënë se shfrytëzohet nga forca elite e Gardës Revolucionare të Iranit, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

Ky vendim ka qenë përgjigje për regjimin iranian, që ka shënjestruar procesin zgjedhor në SHBA, duke bërë përpjekje për të krijuar mosmarrëveshje në mesin e votuesve, përmes dezinformimit online.

Faqet shtetërore online, që është parë se kanë rënë nga sistemi kanë qenë edhe televizioni shtetëror në gjuhën angle Press TV, kanali i lajmeve të rebelëve huthi të Jemenit, Al-Masirah dhe televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe, Al-Alam.

Në njoftimet që janë shfaqur në këto faqe pas bllokimit është thënë se ato janë konfiskuar “në kuadër të një veprimi për zbatim të ligjit”, nga Byroja për Industri dhe Siguri, që funksionon në kuadër të Departamentit amerikan për Tregti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu