ARKIVI:
8 Mars 2026

“Shenjëzat” e Shkupit, pioniere e gjuhës standarde shqipe në mbarë hapësirën shqiptare

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Pak kush e di se në historikun e shtypit në gjuhën shqipe në Maqedoni ka ekzistuar edhe një revistë peroidike për letërsi, art dhe kulturë me emrin “SHENJEZAT”, e cila Iishte njëlloj suplimenti i revistës “BELEZI” (maqedonisht), botuar si nënfletë në vitet 1967-1968.
Redaktorë të këtij suplimenti kanë qenë Ismail Arsllani dhe Alush Kamberi, kurse autorët me krijimet e tyre në prozë dhe në poezi kanë qenë kryesisht nga Maqedonia (Nijazi Imami, Nexhmi Mehmeti, Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Faik Mustafa, Alush Kamberi, Ismail Arsllani, Enver Shala, Emine Preshtreshi etj.) dhe nga Kosova ( Ali Podrimja, Eqrem Kryeziu, Ibrahim Kadriu, Jakup Ceraja, Nexhmedin Soba, Bajram Olloni etj.)
E veçanta e kësaj reviste ishte se ajo në faqet e saj kishte aplikuar standardin e gjuhës shqipe pesë vjet para Kongresit të Drejtshkrimit, që i bie se ajo ishte pioniere e unifikimit të gjuhës shqipe në mbarë hapësirën shqiptare, para se ajo të ndodhte në Tiranë, në vitin 1972.
Për koincidencë, “Shenjëzat” e Shkupit mbanin emrin e njejtë me “Shenjëzat” e Koliqit në Romë, dhe kjo flet se , ndonëse në distancë dhe tërthorazi, kultura shqiptare edhe në kohë të vështira, gjeti mënyra se si të komunikojë me lexuesit duke përçuar mesazhe të përbashkëta mbi rëndësinë e artit dhe letërsisë në kultivimi e shijes estetike.
Ndonëse jetëshkurtër (1967 -68) dhe me kapacitete modeste, “Shenjëzat” e Shkupit, shikuar nga kjo distancë kohore dhe nga një perspektivë historike, e kreu misionin e saj në dy aspekte: në promovimin e unifikimit gjuhësor të shqipes, para se kjo të ndodhte në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe në afirmimin e penave krijuese, duke iu ofruar atyre hapësirë shpehëse në dimensionin e gjuhës së standardizuar shqipe, një vlerë kjo që iu ndihmoi atyre më lehtë ta përvetësojnë dhe ta zbatojnë standardin gjuhësor në krijimet e tyre të mëvonshme.
Do të ishte mirë që për “Shenjëzat” të organizohet një si tip tribune në të cilën do të jepeshin edhe detaje të tjera mbi veprimtarinë e saj mjaft domethënëse në një kohë që s’ishte bash e favorshme për kulturën shqiptare në ish Jugosllavi./ ea
Shkup, 06. 01. 2025
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu