ARKIVI:
6 Mars 2026

Shkenca e gjenetikes ua shplon rrenat e fabrikimit nga intelektuali i Shqipërisë

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Dr. Sc. Abedin Sutaj, Vjenë

  • Propaganda e Shqipërisë kundër Kosovës

(Shkenca e gjenetikes ua shplon rrenat e fabrikimit nga intelektuali i Shqipërisë, në akademinë e tij të mashtrimit, i cili ishte krah me pushtuesit e Dardanisë)

Pjesa 2.

Kosova si qendër gjenetike dhe historike e shqiptarëve në kontekstin e përzierjeve demografike në Shqipëri

Kosova ka përqindjen më të lartë në botë dhe në Ballkan të haplogrupit E-V13, shtylla kryesore gjenetike e shqiptarëve.

Diversiteti i lartë i nën-degëve të këtij haplogrupi në Kosovë është tregues i qartë i epiqendrës së tij historike dhe gjeografike.

Në gjenetikë, rregulli është i qartë: aty ku është diversiteti më i madh, aty është origjina.

Në Shqipërinë brenda kufijve aktualë politikë, përqindja e E-V13 është dukshëm më e ulët dhe pothuajse tërësisht me ardhje nga Kosova dhe hapësira e Serbisë së sotme, dikur dardane dhe triballe, ndërsa haplogrupet R1a dhe I2a, të lidhura me dyndjet sllave mesjetare, janë më të pranishme.

Kjo dëshmon një ekspozim më të madh ndaj asimilimeve demografike, në kontrast me vazhdimësinë paleo-ballkanike të Kosovës.

Pretendimi se shqiptarët e Kosovës qenkan ardhur nga veriu i Shqipërisë është një mit politik i fabrikuar, i ndërtuar në bashkërendim me propagandën serbe dhe i përforcuar nga qarqe të caktuara në Shqipëri.

Të dhënat gjenetike e rrëzojnë këtë përshkrim të rremë në mënyrë përfundimtare. Kosova është territor kompakt fisnor.

Rreth 99% e popullsisë së saj lidhet me dymbëdhjetë fise historike. Të gjitha fiset nga këto dymbëdhjetë fise të Kosovës që gjenden në Shqipëri janë me ardhje të vonshme nga Kosova; ata janë shpërngulur vonë atje.

Ata që në Kosovë nuk kanë përkatësi fisnore të dokumentuar janë ardhje të vonshme në Dardani dhe nuk janë autoktonë të Kosovës.

Në realitet, shumë fise që sot gjenden në Shqipëri janë shpërngulur historikisht nga Kosova. Kosova ka qenë hapësirë ruajtëse e vazhdimësisë shqiptare gjatë dyndjeve sllave, vllahe dhe gotike. Ajo nuk është produkt kolonizimi, por territor rezistence dhe qëndrueshmërie identitare.

Pretendime si ato se dymbëdhjetë fiset përbëjnë vetëm 15% të shqiptarëve janë manipulime që përjashtojnë Kosovën nga trungu kombëtar. Nëse Kosova përfshihet si pjesë integrale e kombit, përqindja e popullsisë fisnore përbën të paktën 60% të shqiptarëve. Nëse marrim parasysh se nga Kosova sot në botë ka të paktën 3 milionë njerëz, gjyshërit e të cilëve, deri diku, ishin pjesë e 12 fiseve, dhe njëkohësisht duke marrë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë — kryesisht me origjinë kosovare, të shpërngulur atje përgjatë nje periudhe kohore 700 vjeçare, ose edhe më vonë — në valë të ndryshme, varësisht nga trysnia që ka përjetuar Kosova, respektivisht hapësira që dikur quhej Dardani, me një shtrirje jashtëzakonisht më të madhe krahasuar me përmasat e sotme.

Të dhënat anglo-amerikane dhe evropiane janë të qarta: boshti më i lashtë, më i qëndrueshëm dhe më autokton i identitetit shqiptar ndodhet në Kosovë, nga neoliti e deri më sot. Kosova nuk është periferi. Kosova është trung.

Gjenetika – Përfundimi i saktë.

Shqiptarët kanë rreth 10–15% J2b. Po ashtu, nuk mund të thuhet se Ardianët ishin “kryesisht J2b”. Ilirët (dhe shqiptarët si pasardhës) nuk maten me një haplogroup të vetëm. Nga kjo, të dyja haplogroup-et J2b dhe E-V13 janë gjetur në popullatat e bregdetit kroat dhe malazez, por me frekuenca të ndryshme dhe jo gjithmonë të larta, çka tregon për përzierje historike dhe lëvizje demografike në Adriatik për shekuj.

Në bregdetin kroat, haplogroup E-V13 (nën-degë e E1b1b) është i pranishëm te popullata kroate zakonisht rreth 10% të linjave mashkullore, përfshirë zona bregdetare dhe ishujt e Adriatikut.

Po ashtu, J2 (përfshirë edhe J2b) ka frekuenca më të ulëta në Kroaci, zakonisht rreth 5–10% në disa rajone. Këto përqindje tregojnë prezencë të linjave të lidhura historikisht me periudhën neolitike dhe të bronzit, por nuk janë dominante në bregdetin kulturor kroat, ku dominojnë I2a dhe R1a/R1b.

Në Mal të Zi, E-V13 paraqitet me frekuenca relativisht të larta (rreth 30–37% sipas disa studimeve Y-DNA), ndërsa J2b është e pranishme në nivele më të ulëta, rreth 4–10%, varësisht nga mostra dhe rajoni. E-V13 është relativisht e zakonshme në Ballkanin jugor dhe Adriatik, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, por më pak e përhapur në Kroaci sesa në zonat pellazgo-dardane.

J2b, si pjesë e haplogroup J2 të lidhur me migrime neolitike dhe bronzore në Mesdhe, gjendet në Adriatik, por në frekuenca modeste krahasuar me zonat ku popullatat autoktone iliro-dardane kanë qenë historikisht më të forta. Prania e E-V13 dhe J2b në bregdetin kroat dhe malazez tregon një shpërndarje të gjerë mesdhetare të këtyre linjave, shpesh si pasojë e zgjerimit të qytezave, kontakteve tregtare dhe lëvizjeve të popullsive neolitike dhe të bronzit.

Megjithatë, këto shifra nuk janë prova specifike se Ardianët e lashtë, si grup i veçantë, kishin haplogrupin J2b në përqindje dalluese nga Dardanët, pasi nuk ekzistojnë prova direkte të ADN-së antike nga varreza të njohura ardiane. Edhe pse shpërndarja e J2b (pretendim se këta ishin ilirë) dhe E-V13 në të gjithë Adriatikun tregon se këto linja janë të vjetra dhe të përhapura në të gjithë Ballkanin e lashtë, ato nuk janë ekskluzive për një fis të vetëm.

Nga pikëpamja gjenetike, është befasuese — madje shqetësuese — mënyra se si disa “historianë” e “shkencëtarë” të Shqipërisë, por edhe mugoshjanë të Kosovës, historianë kryesisht të dokrrave, përpiqen të shtrembërojnë të dhënat shkencore për t’i shërbyer një rrëfimi të parapërgatitur politik dhe krahinor.

Në mënyrë të veçantë, gjenet E-V13, të cilat kanë epiqendrën e tyre historike dhe gjenetike në Kosovë dhe dikur në Serbinë e sotme, përpiqen të paraqiten jo si trashëgimi dardane, por si diçka “ilirike”, me arsyetimin absurd se Dardanët paskan qenë pak (një fis, ndërkohë që në të vërtetë Dardanët ishin të përbërë nga shumë fise, pra ishin popull), madje duke i paraqitur sikur pa asnjë dyshim se Dardanët qenkan ndikuar nga Ilirët.

Kjo tezë, e përsëritur nga autorë të pabesueshëm shkencërisht në Shqipëri, që më shumë i shërbejnë propagandës sesa historisë, shkon deri aty sa të pretendojë se Ilirët “e vërtetë” qenkan identifikuar kryesisht me haplogrupin J2b (një haplogrup minor, i ardhur më herët nga Azia e Vogël – Turqia e sotme – e shume me vone, përmes bregdetit kroat, që ka pësuar fshirje gjatë ardhjes së sllavëve dhe romakëve, duke u tërhequr gradualisht drejt jugut dhe juglindjes në periudha të ndryshme historike).

Ky është një manipulim i dyfishtë: së pari, sepse Iliria nuk ka qenë një hapësirë thjesht bregdetare, por kryesisht kontinentale, me thellësi të madhe tokësore; së dyti, sepse pikërisht përgjatë bregdetit Adriatik, aty ku pretendohet se J2b do të ishte dominues, të dhënat moderne tregojnë se E-V13 është më e pranishme sesa J2b.

Si per rrjedhje nga kjo perfundojme se Kosovaret jane jo vetem gjenetikisht me homogjen dhe me te paster, por te njejten kohe jane te vetmit ne krejt hapesiren Shqiptare qe ruhen si etalon te gjenit Dardano Ilir, ose Pellazge sic e quan Paul Keschmer .

Studimet gjenetike nga autorë shumë seriozë serbë dhe të tjerë bien në përfundim se gjeni kryesor dardan shtrihej nga Vojvodina deri në majat e Sharrit, duke rënë në përqindje sa më shumë largohesh drejt jugut dhe juglindjes së Evropës, pra sa më shumë i afrohesh Greqisë, Shqipërisë dhe përgjithësisht bregdetit.

Po ashtu, punimet e Paul Keschmer flasin për një popullatë pellazge me ardhje nga Panonia, me shpërndarje në Serbi, Rumani, Maqedoni dhe Shqipërinë e jugut. Në Kroacinë e sotme, për shembull, E-V13 gjendet rreth 15% ose më shumë, ndërsa J2b zakonisht luhatet vetëm mes 4–8%. Kjo vetvetiu rrëzon idenë se J2b mund të ketë qenë boshti gjenetik i Ilirëve, i cili, me shtrirjen në Ballkan ose në hapësirën që quhet Iliri, përbënte jo më shumë se rreth 6%.

Si është e mundur që këta Ilirë, të paraqitur si “të dalë nga Shqipëria” dhe gjoja “përcaktues e shumë të mëdhenj”, të përfaqësohen sot vetëm me 6%?

A mos vallë kishin topa, ushtri dhe armatim të NATO-s për të sunduar hapësira të tëra?

Ky absurditet tregon se kemi të bëjmë jo me analizë shkencore, por me mitologji propagandistike, provinciale, të dalë nga ata që e urrejnë Kosovën. Po aq e pakuptimtë është përpjekja për ta paraqitur Kosovën, me vazhdimësinë e saj gjenetike të pastër dhe të dokumentuar, si produkt i një burimi periferik.

Ndërkohë, Shqipëria e sotme — e përzier në përmasa të dukshme gjenetike, krahasueshme me raste si Rumania apo Turqia, ku nuk ekziston një bosht i vetëm dominant dhe as një gjen burimor i qartë — paraqitet artificialisht si “qendra” e gjithë shqiptarisë.

Kjo është përmbysje e realitetit shkencor. Pretendimi se dymbëdhjetë fiset e Kosovës paskan dalë nga Tropoja dhe Mirdita, duke lëvizur drejt Kosovës, është i pabazë. Në Kosovë sot, pothuajse 99% e popullsisë lidhet me këto dymbëdhjetë fise, ndërsa në Shqipërinë e Veriut ato përfaqësohen vetëm në një hapësirë shumë të ngushtë gjeografike. Megjithatë, gazetarë dhe komentatorë si Marin Mema dhe të tjerë këmbëngulin, pa prova gjenetike apo demografike, se burimi i fiseve qenka Shqipëria e Veriut.

Sipas gjenetikës, kjo tezë nuk qëndron.

Sipas dinamikës së lëvizjeve të popullsive, gjithashtu nuk qëndron. Ajo që e mbështet është vetëm tradita imagjinare e burimeve serbe, e akademive të tyre, e qarqeve të lidhura me propagandën e Kremlinit, si dhe trashëgimia e akademive komuniste të mashtrimit, që sot riciklohen nga marangozë politikë provincialë, të veshur me petkun e “elitës”.

Nga kjo logjikë e rreme del përfundimi absurd se këto dymbëdhjetë fise përbëjnë vetëm 15% të shqiptarëve, duke përjashtuar Kosovën qëllimisht nga trungu kombëtar dhe duke i paraqitur fiset si element marginal.

Ky është një manipulim i hapur statistikor dhe ideologjik.

Prandaj, ata që sot flasin për Kosovën me gjuhën e Beogradit, të maskuar si “patriotizëm”, ndërkohë që vetë përfaqësojnë përzierje gjenetike të vona dhe të thella, nuk kanë as autoritet shkencor, as moral. Kosova nuk ka nevojë për leksione nga akademitë e rrenave, as për fjalorë të fabrikuar mbi mashtrime, as për përshkrime e paraqitje snobiste provinciale. Kosova është fakt historik, gjenetik dhe kulturor.

Dhe këtë fakt nuk e rrëzon dot as propaganda, as fabrikimi akademik.Pra, Shqipëria në kuptimin e saj të sotëm politik – ajo që Dritëro Agolli e ka quajtur metaforikisht “Shqipëria e brendshme” – nuk përbën qendër gjenetike unike të ndonjë popullsie të veçantë, as epiqendër ekskluzive të ndonjë “gjeni” etnik. Deri vonë, kjo hapësirë ka qenë pjesë e një areali më të gjerë ballkanik, i cili ka përjetuar procese të thella romanizimi dhe ndërveprime të shumta kulturore e demografike.

Si e tillë, ajo nuk mund të konsiderohet as qendër e vetme e lashtësisë dhe as burim i izoluar i gjuhës, por një segment i rëndësishëm i një kontinuiteti më të gjerë historik, gjuhësor dhe antropologjik.

Ndërkohë, Kosova – dikur Dardania, me një shtrirje që përfshinte pjesë të mëdha të territorit të Serbisë së sotme dhe një hapësirë të konsiderueshme të Maqedonisë së Veriut – përfaqëson një nga trungjet më të rëndësishme gjenetike dhe gjuhësore të Ballkanit qendror.

Në këtë kuptim, ajo mund të shihet si një hapësirë rrënjësore e kontinuitetit autokton, ku studimet arkeologjike, antropologjike dhe gjuhësore dëshmojnë për një prani të qëndrueshme popullsie që nga neoliti i hershëm.

Kjo vazhdimësi, e dokumentuar përgjatë mijëvjeçarëve, e bën Dardaninë një nga arealet kyçe të formimit etnokulturor në Ballkan, pa qenë e nevojshme të pretendohet homogjenitet absolut apo izolim nga proceset historike të rajonit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu