ARKIVI:
6 Mars 2026

Shkrimtarja Ervina Toptani: Mbi treqind mesazhe që mora nga mbrëmë

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Eshtë mesazhi i 319 ky që po publikoj e qe kam marrë që prej mbrëmë kur publikova shkrimin tim. E vetmja zonjë që kërkoi t’ia publikoja. Të gjitha vajzat e gratë e tjera më kërkuan të mos publikoj asgjë dhe për herë të parë në jetën time po bëj publik një mesazh personal me lejen e mesazhshkrueses, siç ajo vetë kërkoi. Pra, nuk është një fenomen aspak në zhdukje, përkundrazi.
Pershendetje! U ngrita sot ne mengjes dhe lexova nje shkrim tuajin. Aty gjeta veten dhe m’u duk se lexova historine timen. Ndonjehere ne heshtje I them vetes se çfare intelektualeje jam une kur nuk mbrojta familjen time dhe nuk po mbroj dot as famijet e mi?! Fjala ime brenda mureve te shtepise sime , zeri im , mendimi im nuk eshte degjuar asnjehere. Aty cdo I rritur nga kjo rrenja e vjeter dhe ta zhvlereson cdo gje tenden. Ti nuk je asgje kur shihesh ne pasqyre. Po tu tregosh kufijte fillon ” e ashtuquajtura lufta e ftohte” sepse ti duhet tu bindesh se jane prinderit e tu. Se te kane bere koken. E jeta iken. Jeta merr nje drejtim tjeter . Te rreshket nga duart familja . Te rreshket nga duart femija. U distancohesh dhe perpiqesh te luftosh per veten e femijet , por u thuhet frmijeve se ajo po merr kot. “Degjoni nenen a gjyshin ju. ” Dhe pastaj … dorezohesh. Dhe nuk eshte ne gjithe kete gje vetem njerezit nga burri po dhe ata nga gruaja qe mendojne se e dine me mire. Dhe familja ime u prish. Ajo dega e re nuk u rrit dot . Ajo dega e re qe nisi te lulezonte aq bukur , nga budalleku , mentaliteti a xhelozia u shkermoq . A me thote ndonjeri se cili eshte fajtori ?! A ka rendesi kjo me !? Ne shqipetaret kemi probleme me te medha. Ne nuk e di a do te sherohemi ndonjehere nga kjo semundje dreqi dhe te kuptojme se cdo te thote mbeshtetje nese çifti a familja ka nevoje , dhe mos I fut hundet te ata sepse kur dy te rritur jane cift apo kane e femije ata jane te afte te zgjedhin vete se cfare eshte me mire per familjen e tyre, per jeten e tyre. Nje 30 , 40 a 50 vjecar / e eshte femije I dy prinderve vertet por jo I paafte per te drejtuar jeten e tij. STOP !
I lini familjet e reja te lulezojne vete. Prinder te te dyja aneve , motra e vellezer diluni zot familjeve tuaja e mos e zhvleresoni motren /vellain/ femijen tuaj para burrit/gruas / femijes . Secili te behet profet brenda shtepise se tij . Kaq duhet qe te lulezoje dashuria . Mos beni hije se ua zute frymen 🙏.
Nuk te njoh por po e postove ne faqen tende anonim. Te lutem! Ka ca gabime drejtshjrimore por shpresoj te mirekuptohen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu