ARKIVI:
6 Mars 2026

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, mua, Gjergj – Bajram Kabashit, më dha titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2024

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Kan være et bilde av tekst som sier 'SHOQATAE INTELEKTUALEVE JAKOVA GJAKOVE për ndarjen Shpallje Titullit "Guximi Intelektual" për vitin 2024 nga Shoqata Intelektualëve "Jakova" Mbështetur në Nenin 4. pika Rregullorës për ndarjen Titullit "Guximi Intelektual" bëjmë publike se fitues titullit për vitin 2024 ështe intelektuali, publicisti, gazetari Bajram Kabashi. Fragment nga arsyetimi Komisionit përzgjedhës: përfaqëson me dinjitet figurën pavarur Ae, përmes fjalës, analizës dhe guximit qytetar, ka mbrojtur promovuar vlerat kombëtare, lirinë mendimit dhe drejtën per vërtetën. Komisioni propozon Kryesisë sẽ Shoqatës Ae kandidat për titullin "Guximi Intelektual" për vitin 2024 jete gazetari dhe publicisti Bajram Kabashi". Gjakovë, nëntor 2025 Prof.dr. Ruzhdi SEFA'

Miqë e dashamirë të mij të shumtë…,
Lexues të portalit Drini, 
Po ju njoftoj se Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, që udhëhiqet nga profesori i nderuar Ruzhdi Sefa, Sot, më 6 nëntor 2025, ma paska dhënë Titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2024.
Ky është një nderim për mua, që isha i harruar pasi që e kisha “mprehë shpatën kundër të gjithëve”, do të thotë kundër së keqës që na rri në krye e shpirt.
Përderisa Sot më thirri Ruzhdi Sefa nga Gjakova dhe ma kumtoi informatën…, mendova se, megjithatë, “paska zot” dhe njerëz që s’të harrojnë dhe e përcjellin punën e angazhimin tënd.
Nuk është pak të rradhitesh në mesin e atyne që i konsideroj vigaj të mendimit të lirë shqiptar në përgjithësi; si Jusuf Buxhovi, Lulejta Pula, Kadrush Radogoshi e të tjerë, të cilët gjithnjë i kam vlerësuar për veprat e tyre të gjithanshme, pasi që prore i harxhonin dhe harxhojnë ditët e jetës së vet për të mirën e të tjerëve.
Jam tejet mirënjohës ndaj këtij vlerësimi, pavarësisht që ata që më njohin e dijnë mjaft mirë, se une nuk punoj e as që angazhohem se dikush mi “rreh krihët e më lavdëron për punët e angazhimet e mija” , por se kam ardhur në përfundim se ky popull që i përkasim dhe Arbëria jonë do ndihmë, që kur ke mundësi atë ndihmë duhet t’ia japësh.
Ky nderim është edhe më me peshë, pasi nderohem një muaj pas pensionimit tim dhe kur praktikisht teposhtëzen që ma kishte dhanë “dikush në emër të popullit shqiptar”, duke kryer punë që shkojnë në favor të interesave serbomëdha, qoftë ndaj individit apo vendit në përgjithësi, arrita që këtë antishqiptarizëm ta mposhtja me forcë, durim, dëshmi, fakte, qëndrueshmëri dhe angazhim edhe më të madh.
Ata që më dënuan , më në fund edhe me varfërim, tashmë kanë mundësi ta kuptojnë se une jam mjaft i pasur dhe nuk varfërohem lehtë.
Paraja nuk ka ndonjë rëndësi për mua, sidomos kur “ajo është në dorën e huaj!”.
Se kur i kam mundësitë , atëhere une si gazetar që s’kam preokupim tjeter përpos krijimit të opinionit kritik – publik, punoj edhe pa pare…!
Une jam këtu, për ta vazhduar betejën profesionale që përfundon vetëm atëhere kur nuk do të jem në mesin e të gjallëve.
***
Në fund, në mesin e shumë atyre që më uruan në mënyrë interne, ia vlenë të bëhet i njohur për publikun urimi i historianit dhe shkrimtarit tonë të njohur Jusuf Bugjovi, i cili më kishte shkruar:
“Urime, mik, çmimi i Guximit intelektual. Kush ma shumë nuk e ka meritue.”

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Inderuari z. Bajram Gjergj Kabashi!

    Piksepari URIME TË SINQERTA për “ÇMIMIN E GUXIMIT!”
    I ndershmi – të ndereon!
    Mendoj se:
    Suksesi është të marrësh atë çfarë dëshiron. Lumturia është ta dëshirosh atë çfarë e merr!
    Shpeshherë thëniet inspiruese na ndihmojnë ta rikujtojmë forcën që e kemi harruar dhe na motivojnë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të qëllimeve që i kemi.
    *

    Respekt,
    IMH

    PS!
    Pak për mahi, pak përnjimé:
    “Gjakovalit’ janë të njohur si dorështërnguar (tahmaçarë), dhe si lokalista – janë për të vetin, por dijnë ta vlerësojnë e ta ndajnë të mirën nga e liga! Gjakovalija nuk rahatohet pa ta kthye të mirën me të mirë…!

  2. Gjakovaret jane dhe kane qene, e ne ate shtet ne cilin jetojshim, kane qene Autohton me Vetedijesim, e ne te gjitha nivele. Ne te gjitha nivele Aristokrat i gjitha trojeve shqipetare. Ne Gjakove serbet kane fol gjuhe shqipe. Pikrisht per kete Fakt plani i qarqeve fashiste serbe per Kosove ishte qe vetem Gjakoven te i a lejne shqipetarve dhe Shqiperise, sepse DIJSHIN se gjakovaret KURRE dhe KURRE nuk mundet askush te i bon jugosllav. KURRE. Shkuan sipas planit “Toka e Djegur”, por gjakovaret Perjetuan dhe serbet leshojne token e Kosoves dhe Gjakoves shqiptare. NUK E LESHUAN ATA TE GJAKOVES, NE ASNJE SEKOND NUK E LESHUAN GJAKOVARET TOKE SHQIPETARE, POR serbet e leshuan pikerisht te ngadhnjyer nga gjakovaret!!!! Dha ata gjakovaret ne momente me ta veshtira i ndejten krah Samurait te Pare dhe te Fundit te Kosoves, Bekim Berisha Abeit, ne Junik. PERGZIME zotri kryeredaktor Kabashi! Gezohem… Gezohem! E dijne gjakovaret kujt, pse, dhe per cka ipet nje kesi Cmimi: Per Guxim Intelektual, e ne ate Trekandesh mistik: Gjakove – Tirana- Kacanik. URIME!

  3. E respektuara Joni,

    Qëllimi im ka qenë që me ia uruar Bajram Gjergj Kabashit ÇMIMIN E INTELEKTUALIT. Nën PS! jam mahitë, siç thonë në Gjakovë “kam bâ hajgare”; përndryshe gjakovarët i njoh shumë mirë, se në Gjakovë e kam krye Shkoollën e mesme Ekonomike 1960-1964 dhe 4 vjet kam jetua në Gjakovë, se dajën e kam gjakovar , kështu që gjakovalitë i njoh me rrâj. Gjakovarët kane qëne populli më i arsimuar në Kosovë dhe shumë kombëtar. E vërtetë është se si kriter për punësim një serb e ka pasë ME E NJOHT GJUHEN SHQIPE, PËRNDRYSHE nuk e kanë pranuar.

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Kryeredaktorin e portalin DRINI

  4. Urime për titullin “Guximi Intelektual”! Ky vlerësim i takon një zëri që nuk përkulet para padrejtësisë, që mbron mendimin e lirë dhe luftoni me kurajë kundër çdo forme fanatizmi, qoftë politik apo fetar. Një shembull frymëzues i qëndresës intelektuale shqiptare.

  5. GJERGJ BAJRAM KABASHI e meriton kete titull NDERI, sepse ka qene nder te paret mbas Clirimit te Kosoves, qe me shembullin e tij personal dhe me aktivitetin e tij si gazetar ka luftu per mbrojtjen e IDENTITETIT TE SHQIPTARVE, kunder padrejtesive dhe per Lirine e shprehjes se Mendimit.

    Nga na tjeter vete titulli “Guximi Intelektual” tregon gjendjen e keqe qe mbizotron ne shoqnine mbarshqiptare, ku quhet GUXIM me mbrojte Identitetin shqiptar dhe Lirine e Shprehjes se mendimit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu