Shaljanë e Mirditorë – sot u lidhën dorë për dore nën bekimin e besimit të të parëve!
Të dashura shqiptare e shqiptarë, miq e dashamirë të çështjes sonë kombëtare , sot në Kishën Katolike Shqiptare “Shën Kryqi” në Mitrovicë, u kremtua një ngjarje historike, prekëse dhe tejet domethënëse për rrugën tonë shpirtërore dhe identitare. Shtatë shqiptarë e shqiptare, të ardhur nga mërgata – nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra – u pagëzuan në emër të besimit të lashtë të të parëve tanë. Ishin bijë e bij të Shalës së Bajgorës, të Mirditës dhe të trojeve të tjera shqiptare që sot, përmes një akti solemn, shpirtëror e kombëtar, u lidhën fuqishëm me rrënjët tona më të thella historike e shpirtërore.

Ky nuk ishte vetëm një pagëzim fetar, por një deklaratë publike e një ringjalljeje kombëtare: një kthim dinjitoz e i vetëdijshëm drejt identitetit tonë autokton e evropian, drejt asaj trashëgimie që na lidh me Ilirinë, me Arbërinë dhe me themelet shpirtërore të qytetërimit shqiptar në Europë.
Në të njëjtën kohë, nga zyra e Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë, kemi pritur sot mysafirë, mbështetës e veprimtarë nga vise të ndryshme shqiptare që ndajnë të njëjtin ideal: ringritjen shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, rikthimin e nderit tonë të moçëm dhe mbrojtjen e vlerave tona autoktone.

Betejën nuk e kemi filluar për ta humbur – por për ta fituar!
Dhe këtë betejë do ta fitojmë, siç i kemi fituar përballjet më të mëdha të historisë sonë. Sepse shqiptarët janë ata që thyen perandori e pushtues, që nuk u nënshtruan as kur u goditën më rëndë, dhe që sot – në zemër të Evropës – po i thyejnë edhe statistikat e rrejshme e të orkestruara nga qarqet antikombëtare që përpiqen të na përkufizojnë vetëm në bazë të përkatësive fetare orientale.

Ne jemi shqiptarë! Ne jemi evropianë! Dhe do ta tejkalojmë çdo paragjykim – madje edhe vet Vatikanin – me lashtësinë, qëndrueshmërinë dhe vullnetin tonë për t’u rikthyer tek besimi i të parëve tanë, që daton shekuj përpara shumë të tjerëve në këtë kontinent.
Të nderuar shqiptarë ky është një moment për t’u ndalur, për të reflektuar dhe për të bërë një zgjedhje:
A do të vazhdojmë të jetojmë në errësirën e huaj që na është imponuar? Apo do ta ndriçojmë rrugën me dritën e gjakut tonë, të gjuhës, të kombit dhe të besimit të vërtetë shqiptar?
Zoti ynë, bekoje kombin tonë hyjnor!
Bekoi të kthyerit në rrugën e dritës!
Bekoje Shalën, Mirditën, Kosovën dhe gjithë Shqipërinë!
Amen!

Ftoj opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar të reflektojë mbi këtë akt të kthjelltësisë shpirtërore. A është ky kthim i pakthyeshëm fillimi i një zgjimi më të gjerë? Si ju duket ky akt pagëzimi dhe simbolika e bashkimit të Shalës e Mirditës sot në Mitrovicë?




Bravo ✝️🇦🇱👌
Shumë bukur. Veprim i drejtë në rrugën e traditave që na ka lanë Herio i jonë Kombëtar GJERGJ KASTRIOTI.
Nji pytje: Ata banor të Kosovës me origjinë nga Mirdita o Dukagjini o Shoshi o Shala o Kelmendi o Zadrima e Shqipnisë a mund të pagëzohen edhe në Shqipni? Kështu iniziativa e kthimit në rrajtë e të parëve të përqafohet në trojet shqiptare pa dlim kufi i shtetnor.
Kush e ndërron dhe e harron emrin e vet, abuzon me të.
I tillë, (apo e tilla) është ekvivalente me mohimin e embrionit, zanafillës, të historisë, të ardhmërisë dhe të terësisë se tij.
Ai, apo ajo mëpastaj mund të neglizhojë, braktisë dhe harrojë edhe Krijuesin edhe vendlindjën edhe atdheun.
***
Ekzakt asht si thua ti Ismet, që ti o të partë e tu ndrruen emnin, bindjet dhe kulturën shqiptare dhe jeni ba me emna arab, me bindje arabe antishqiptar dhe me kulturë arabe antishqiptare.
Per faqe të zezë.
z. Paul!
Po përgjigjesh pa të thirrë askush në emën, e din si quhet ai (“njeri”)
që përgjigjet pa e thirrë kush.
Pra, unë nuk ta kam përmend emnin tand në asnjë vend, atëherë përse më thua kaq për faqe të zezë. Më befason fjalori yt, o Paul burri?!
Unë dhe familja ime kurrë nuk kemi qenë antishqiptar e as antikombëtar, por as të krishterë – katolik nuk kemi qenë asnjëherë.
Baba im Mustafë Hasani e ka dijtë përmendësh “Lahutën e Malsisë” dhe e ka këndua në prezencën e UDB-ashëve, në vitet e 60, 70-ta e më heret e më vonë, kur Fishta ka qenë i ndaluem. Unë ia kam kushtue nji libër babës tem dhe e kam botue me titulliin: Mustafë Hasani-Paci Rapsodi që këndoi “Lahutën e Malësis” dhe shumë shokë të mi katolikë ma kanë kërkua dhe ua kam dhuruar – kuptohet falas.
Paul, je koritë me këto fjalë, por unë nuk e humbi respektin që kam pas dhe kam ndaj teje, pa marrë parasysh fjalorin tënd.
Në qoftë se “as ti Ismet dhe as familja e juej kurr nuk keni kenë kristjan katolik” (simbas pohimit të masiperm) don me thanë se ju nuk keni gjak shqiptar.
Paul Tedeschini, alias Pal Tedeçini,
ju na qenkeni ba edhe doktor dhe po e dijshi gjakun e njerëzve çfarë e kanë.
Unë NUK JAM as i KRISHTERË – KATOLIK, as arab, por jam gjak shqiptari, por ti ore Paul, alias Pal, a mos je me gjak gjerman se emrin dhe mbiemnin po e shkruan gjermanisht, nga se te katolikët ka emër Pal e jo Paul. Gjermania në gjermanisht shkruhet: Deutschland, e në shqip lexohet Dojçland. Mbiemni yt, qysh po e shkruen ti “Tedeschini” lexohet “Tedeçini”. A mos ti e ke ndërrua emnin e mbiemnin, e prej “gjermanit” je konvertua në shqiptar-katolik???!!!
Unë nuk përzihem se çfarë gjaku ke ti dhe familja jote?!
*