ARKIVI:
9 Mars 2026

Si është e mundur që 12 mijë shqiptarë të masakruar në Ferizaj më 23, 24 dhe 25 tetor 1912 të injorohen nga institucionet komunale

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

12.000 SHQIPTARË TË MASAKRUAR NË FERIZAJ MË 23, 24 DHE 25 TETOR 1912.
U INJORUAN TËRËSISHT NGA INSTITUCIONET KOMUNALE…!
Janë qytetarët e Ferizajt, të udhëhequr nga patriotët Babë Hamit Troni dhe gjeneral Mehmet Gajur Bej Deralla të cilët më 23,24 dhe 25 tetor 1912, zhvilluan luftë heroike për mbrojtjen e qytetit të Ferizajt me rrethinë nga pushtuesit serb.
Gazeta gjermane “Reichpost” në artikullin e titulluar ” Kasaphanja serbe në Shqipëri, jep hollësi të mizorive serbe të kryera në vende të ndryshme.
12.000 shqiptarë janë masakruar në Ferizaj. Fatkeqët u grinë pavarësisht moshës apo gjinisë.
Lazër Mjeda,argjipeshkv i Shkupit, në raportin e tij dërguar Romës më 24 janar 1913,shkruan se në qytetin e Ferizajt kishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë të moshës 15-16 vjeçare
Për këtë ngjarje gazeta serbe “Politika”, më 21 tetor 1912 shkruante: ” Në mëngjesë,kur agoi dita në vendin ku kishte qenë qyteti i Ferizajt, kishte mbetur shkrumbaja. Ai tani ekziston vetëm ne hartë.
Mjeku rumunë Leonte, më 6 janar 1913, raportonte në “Adeverul” të Bukureshtit:
“Një vajzë shqiptare 15 vjeçare nga Ferizaj ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëvë të cilët kishin hyrë ne Ferizaj.
E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim, iu dorëzua ushtareve serbë në vend se të dëgohej në gjyqin ushtarak.
Ushtarët i mëshuan në kafk me dajak derisa ia thyen kafkën grimca, grimca”
P.S.
Pyesim autoritetet e qytetit të Ferizajt,kompetentët në krye me kryetarin Agim Aliu, sa do të duhej të ishte numri i viktimave shqiptare në Ferizaj nga kjo luftë, që ju të vetëdisohuni dhe të ndërgjegjësohuni për t’i përkujtuar ?
“AI POPULL QË HARRON TË KALUARËN E TIJ HISTORIKE, ËSHTË I DËNUAR TA PËRSËRISË ATË “.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu