Mitrovica 2025
Prej se kanë filluar bisedimet në Bruksel në vitin 2011 mes Kosovës dhe Sërbisë, janë bërë lëvizje të pandërprera drejtë integrimit të serbëve të Kosovës si dhe veriut të vendit në shtetin e Kosovës. Shumë gjëra kanë lëvizur përpara, mirëpo shumë të tjera patën ngecur, e sidomos vënja e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.
Sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy pjesët e Mitrovicës, por edhe në pjesët tjera të veriut të vendit, dorën në zemër, ka pasë pandërprerë, sidomos pas vitit 2013. Këtë e dëshmon fakti se banorët shqiptarë në Mikrolagjen mbi Kodër të Minatorëve, të cilët çdoherë kanë jetuar aty dhe jetojnë ende e të cilët kanë çarkulluar e funkcionuar pa pengesa, edhe pse jetojnë të rrethuar nga serbët. Edhe vetë kam dalë çdoherë dhe kam shetitë nëpër atë pjesë të qytetit. Normal që me një frikë më të madhe, ngase bandat kriminale që sundonin në veri ishin në bashkëpunim të ngushtë edhe me pjestarët serb të Policisë së Kosovës, nga të cilët shqiptarët nuk kishin ndonjë mbrojtje që do duhej ta kishin. Cilido serb që donte me e sulmu ndonjë shqiptar që e shihnin andej, e sulmonte pa i ndalu ndokush dhe pa e pasë frikën nga autoritetet e sigurisë.
Në veri të vendit kishte brishtësi në vënjen e rendit dhe ligjit, ku sundonin bandat kriminale e në bashkëpunim me policët serb në veri, saqë ishin barrë edhe për vetë serbët që jetojnë në veri të vendit, e sidomos për bizneset e vogla të banorëve serb në veri. Këtë në disa raste ma kanë thënë edhe vetë serbët e veriut të Mitrovicës para shumë vitesh.

“Po na terrorizojnë ardhacakët dhe katunaria serbe” – më thonin ata.
Assesi nuk mundet të mohohet fakti se sot është një situatë më ndryshe në veri të Kosovës. Me largimin e policëve serb në veri më 6 nëntor 2022, e me dërgimin e forcave policore shqiptare atje, bandave kriminale i’u largua mbrojtja dhe mbështetja që e kishin nga organet e rendit dhe ligjit që vepronin në veri. Poashtu, nuk mundet të mohohet fakti se edhe serbët që jetojnë në veri të vendit ndihen më të sigurtë. Sidomos bizneset e tyre atje, të cilët ishin nën mëshirën e bandave kriminale në veri. Thjeshtë ishte territor ku sundonte krimi i të gjitha natyrave e që është përdorë edhe nga krimi i organizuar serb, por qe besa, edhe nga krimi i organizuar shqiptarë nga pjesët tjera të Kosovës, sepse ishte territor që i ngjante “Perëndimit të egër” në Amerikën e kaubojëve të fundviteve të Shek. XIX. Ishte territor jashtë çdo kontrolli dhe juridiksioni shtetërorë.
Sidoqoftë, vënja nën kontrollë i veriut të vendit është një hap i mirë përpara dhe assesi nuk duhet të bëhet zbrapsje nga kjo pikë. Ishin hapa më të shpejtë por të duhura, edhe për vetë banorët serb në veri, për çka duhet vetëm përshëndetur. E mira e të mirës është, se, kushdo që nesër të vie në pushtet qëndrorë në Kosovë, assesi nuk guxon me e leju me u rikthy “Perëndimi i egër” në veri, përndryshe bënë vetëvrasje politike. Cilido që vie në pushtet, duhet vetëm punuar në integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës e assesi të i përmbysë këto çështje teknike që janë implementuar në veri e që, pavarësisht mënyrës se si janë bërë, në fakt, janë edhe pjesë e marrëveshjeve të Brukselit që nga viti 2013.
A ka mundur të bëhet më mirë dhe në mënyrë më diplomatike e në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare e pa i acaruar marrëdhëniet me aleatët tanë perëndimorë? – mendoj se po, ka mundur. Vetëm po të ishte bërë simbas planit të prezantuar nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në vitin 2020, i cili i pati shpallë luftë krimit të organizuar në tërë vendin.
Urat e reja mbi Ibër
Ajo urë e re më shumë është ndërtuar për ndikimin psikologjik e për konzum të brendshëm politik, sesa që ishte ndonjë nevojë e madhe për atë urë me dizajn të shëmtuar në afërsi të një ure të bukur, siç është ajo qëndrore. Ajo urë e ka vetëm funksionin e një qasjeje më të shpejtë e më të shkurtër me automjete për banorët e Lagjes së Boshnjakëve me qendrën e qytetit të Mitrovicës. Asnjë funsion tjetër, hiç. Për atë edhe kishte çarkullim të rallë mbi atë urë. Ata që nuk kishin punë në qendër të Mitrovicës, ende më shumë po e përdornin urën tjetër 200-300 metra më tej e që ishte çdoherë në funksion për çarkullim për automjete.
Ura tjetër që po ndërtohet për këmbësorë e që e lidhin Lagjen e Tre rrokaqjejve me qendrën e Mitrovicës, ishte një projekt i bukur, i duhur dhe shumë i mirë, sepse zëvendëson urën e ndërtuar nga KFOR-i pas luftës.
Zgjedhjet lokale
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit e dhanë një indikacion të qartë, se me një politikë të mirë e të mençur të shqiptarëve, me vetëm një investim të vogël duke i ndihmuar shqiptarët që të blejnë banesa e të vendosen në veri të Mitrovicës, e ku kishte ndërtime të shumta e të zbrazda andej, mundet të balancohet demografia në Mitrovicën Veriore ku jetojnë vetëm diku 17 000 serb.
Pra, nuk nevojitet ndonjë investim i madh për me i vendosë në atë pjesë bile nja 12000 shqiptarë, apo, vetëm aq sa i kanë dëbuar dhunshëm më 3 dhe 4 shkurt 2000. Kështu që, me një investim të vogël të qeverisë së Kosovës për ta banuar atë pjesë me më shumë shqiptarë, kryeqendra e vetëshpallur administrative e serbëve të Kosovës, çdoherë mundet të mbetet nën udhëheqjen politike të shqiptarëve.
Admanistrata komunale në veri edhe ashtu është me punonjës shqiptarë, të cilët nuk ka ligj që mundet me i largu.
Përgjithësisht, gjendja është shumë më e mirë sesa që ishte vite më parë. Për të gjithë!



