ARKIVI:
7 Mars 2026

Sikur të mund të besoja në zot

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Sikur të besoja në zot, nuk do ta përfytyroja kurrë si një qenie të vetmuar, të gjithëpushtetshme e absolute. Jo si prokuror. Kurrë jo si gjykatës. Kurrë jo si diktator.
Një zot i vetëm do të ishte tepër monoton për vetveten, tepër i pamjaftueshëm dhe i kufizuar për të zotëruar të gjitha dimensionet e realitetit dhe të krijimit. Do të ishte më shumë ligj natyror se sa hyjni. Sepse gjithësia është plurivers: një shumësi pa fund. Për këtë arsye, edhe zoti, për mua, do të ishte një shumësi hyjnish: një panteon mbi jetën e tërësishme.
Një Kryeqeveri e Universeve.
Në krye të atij panteoni do të qëndronte Kryeperëndesha e Universit, që sundon pafundësinë dhe ligjet e saj, që i njohim dhe që nuk i njohim.
Nën të, do të rradhiteshin hyjni të tjera:
• Kryeperëndesha e Kohës
• Perëndesha e Materies, qeverisëse e atomeve dhe molekulave, krijuese e të resë;
• Kryezoti i Galaktikave, kujdestar i yjeve dhe rikrijues i tyre nëpër vrimat e zeza;
• Perëndesha e Diejve, krijuese e tyre aty ku duhen.
• Perëndesha e Atmosferës, Hidrosferës dhe Litosferës, pa të cilën planetët do të ishin vetëm shkëmbinj dhe dhé;
• Kryezoti i Planetëve, rojtar i orbitave dhe ekuilibrit qiellor, që parandalon ose urdhëron kaosin dhe përplasjet mes trupave qiellorë;
• Perëndesha e Qelizave, arkitekte e ADN-së dhe e evolucionit;
• Zoti i Kafshëve dhe i Njeriut;
• Perëndesha e Bimëve, krijuese e llojeve;
• Zoti i Jetëgjatësisë, që i cakton gjallesave dhe materjes një automatizëm të pavarur jetëgjatësie
Dhe mbi të gjitha: Perëndesha e Lirisë. Pa të, edhe zotat, edhe koha, drita, materia e jeta do të ishin thjesht mekanizma të pandryshueshëm, të pazhvillueshëm: statik.
Është liria ajo që i jep kuptim çdo krijese, duke dhuruar mëvetësinë e mendimit dhe të veprimit.
Pa liri nuk ka dashuri,
nuk ka krijim,
nuk ka ekzistencë.
Prandaj, sikur të besoja në zot, nuk do të besoja në një autoritet të vetëm, por në një rend hyjnish që ndjek logjikën e ekzistencës: nga pafundësia e hapësirës, te molekula e vetme, e deri te frymëmarrja e fundit e njeriut.
Ky panteon është metaforë e asaj që tashmë e thotë shkenca: gjithësia është një sistem marrëdhëniesh të ndërlidhura, dhe kuptimi lind vetëm prej tyre.
Në fund, gjithçka përmblidhet te Liria – dhurata sipërore, pa të cilën as zoti e as zotat nuk do të mund të vepronin.
Nëse dikush më pyet: “Po këto hyjni kush i krijoi?”, për një çast do të ndihesha në gazep, dhe krejt panteoni mund të rrezikohej. Atë pyetje e ndalon religjioni, (lufton ndryshimin, përparimin) por jo shkenca.
Prandaj them: jeta ka ekzistuar gjithmonë, nga mikrokosmosi te makrokosmosi. Në forma të ndryshme. Në hapësira të ndryshme. Në ndryshim të përhershëm.
Për të mbajtur rregullin e përgjithmonshëm, ligjet e natyrës kanë krijuar atë hierarki hyjnish, që kujdesen për mirëvajtjen e gjithësisë: nga galaktikat më të mëdha, te qeliza më e vogël.
Ashtu si populli që krijon qeveri, apo i imponohet një për të mbajtur rregull, edhe ligjet e natyrës kanë krijuar hyjni për të mbikëqyrur vetveten dhe për të pasuruar krijimin.
Jeta është e përkohshme,
po ashtu si dhe vdekja.
Ato janë vetëm dy çaste të vogla në rrjedhën e përhershme të ndryshimit dhe pranisë.
Nëse pas vdekjes më thërrasin në Prokurorinë Qiellore, këtë reflektim ua hedh direkt në tryezë – dhe shpresoj të mos më dënojnë për “krim filozofik”! Pse e kam përdorur trurin si ma kanë kanën krijuar ligjet e tyre. Unë nuk e kam zgjedhur.
Prandaj, në fund mund të them këtë: nuk ka ndihmë nga një zot,
nuk ka fatkeqësi që i shkaktohet njeriut,
nuk ka empati ndaj njerëzve,
nuk ka mëshirë nga zoti,
por vetëm rrethana që krijojnë ngjarje, ndryshime, të cilave ne u japim kuptim.
Imazhi me copilot

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “Pa liri nuk ka dashuri”; “Jeta është e përkohshme,
    po ashtu si dhe vdekja.”
    Zotri Bukorica… Qe, Zoti Eshte ne Qenien e Juaj. Pra.. jeni Nje me Te.
    Gezohem qe e lexova tekstin e Juaj. Gezohem. Dhe i them vehtes sot, sikurse dhe Juve: Te kemi pak ndijesi per Ibrahim Kelmendin. E ka zemren e thyer. Dhe nuk e pranon as Zotin te i a jep mesherim. E e ka zemren aq te bute. E KA. Falemnderit per kete tekst. Ju perqafoj vllaznisht. Jo strikt ngase jeni shqipetar. Por ngase jeni dhe pjese e Zotit, pra zot. p.s. Nese nuk e keni shiquar filmin “Contact” 1997., shiqojeni. Perqafime.

  2. I dashtuni LIS, na ke ba nji pershkrim si dikur n’Mitologjinë e Vjeter Greke.
    Me gjithëate po të tham se ashtusi besimi fetar nuk din me i spjegu disa gjana, po ashtu mjerisht as shkenca nuk mundet me spjegu të kundertat. Prandej mos e lodh shumë menden se vallahi kurgja s’nxjerr n’dritë, veç rrahë kot ujë n’havan. Hahaha.TUNG.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu