ARKIVI:
6 Mars 2026

Sot më 26 tetor, është Dita Kombëtare e Austrisë (Nationalfeiertag). Faleminderit Austri!

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Shtet ky që gjithmonë ndihmoi popullin shqiptar, mu atëherë kur ne kishim më së shumti nevojë për ndihmë.
Ndihma e tyre apo bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe Austrisë kundër Perandorisë Osmane fillon që nga shekulli XVII–XVIII.
Atëherë kur Pjetër Bogdani mobilizonte shqiptarët dhe bashkëpunonte me Austrinë, kundër pushtimit osman, siç ishin luftërat e mëdha 1683-1699 dhe 1717-1718.
Por ndihma e tyre vazhdon edhe në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Austria mbështeti Ismail Qemalin diplomatikisht dhe strategjikisht, duke ndihmuar krijimin e shtetit shqiptar për të penguar ndikimin e Serbisë dhe Rusisë.
Te kujtojmë vitin 1914!
Ishte po kjo Austri që dërgoj princin gjerman Wilhelm Wied për ta mbajtur gjallë atë copë të vogël të shtetit shqiptar që e miratuan fuqitë e mëdha në London!
Ishte Austria që u mundua ta shkëputë Shqipërin nga pushteti i botës lindore ku ajo qëndroi për 15 – shekuj!
Por edhe gjatë kohës së protektoratit Austro-Hungarez 1916-18 ata ndihmuan në ngritjen e themeleve të shtetit shqiptar duke edhe mos lejuar ndarjen e tij nga Serbia, Greqia dhe Italia.
Gjatë kësaj kohe u vendos nje administratë shqiptare me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Gjuha shqipe u vendos për herë te parë në administraten e shtetit shqiptar.
Qeveria e Ismail Qemalit dhe Princ Vidit kishin pasur si gjuhë zyrtare osmanishten, pasi nëpunësit e administrates nuk dinin shqip.
Austro-Hungaria e vuri me detyrim mësimin e shqipes jo vetem për nëpunësit shqiptar por ajo hapi kurse edhe për ushtaraket e saj.
Në atë kohë Shqipëria
kishte dy gjykata shqiptare:
1. Gjykata e lartë që ndodhej në Shkodër dhe
2.Gjykata e Sheriatit poashtu në Shkoder.
Gjatë kësaj kohe Austro-Hungaria ndihmon Shqiperinë në vendosjen e rendit dhe drejtesise.
Për te shëruar plagët e vjetra si fenomenin e gjakmarrjes, qeveria bënte pagesen e gjakut.
Keshtu, për një grua të vrarë paguheshin 300 korona, per nje burrë të vrarë 600 korona.
Per plagosje 50-300 korona.
Pagesa duhej te bëhej në familjen e të vrarit, ose te plagosurit, nga autori i vrasjes dhe vrasësi merrte mbas pagimit te parave dokumentin e Pajtimit dhe Pendeses.
Pasi arriheshin pajtimet, dhe nese ndonjë tentonte që të vazhdonte me zakonin e gjakmarrjes, ai do te dënohej sipas ligjit ushtarak me vdekje, që do të ishte me varje.
Kjo beri qe fenomeni i gjakmarrjes ne Shqipëri gjatë kësaj administrate, të reduktohej ndjeshëm.
Për një vit Austro-Hungaria kishte ndërtuar rreth 739 km rrugë, hekurudha dhe teleferik.
Hani i Hotit-Shkoder 40 km
Shkoder-Lezhe 29 km
Durres-Vore-Tirane 38 km etj etj.
Monarkia pati problem të punësonte punëtorë ne Shqipëri që te bënin rrugët madje edhe me pagesë.
Shqiptari nuk e donte punën, kështu që në Shqipëri u sollen rreth 4500 robër lufte për rrugët nga këta 250 rus dhe 5000 shqiptarë që ishin kryesisht të dënuar.
U hapen shkollat fillore, gjithsej 231 shkolla nga 7-12 vjec, për pesë vjet në qytet dhe tri në fshat sipas modelit austriak!
U vendos gjuha shqipe deri në Mitrovicë. Gjuhë mësimi ishte shqipja, kurse gjermanishtja në klasen e katërt!
Pra, qeveria austriake nuk u mjaftua për t’iu mësuar gjuhën shqipe shqiptareve, por edhe ushtarëve të saj përmes kurseve të ndryshme!
Figurat e shquara që merrnin pjesë në komisionin arsimor ishin Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mati Logareci, At Fishta etj.
Po e përfundoj me dy tri fjali të marra nga libri i Edith Durham, ”Krimi i Sarajevës”, ku vrasjen e Arkidukes Franc Ferdinand më 28 qershor 1914 në rrugët e Sarajevës nga vrasës serb të dërguar nga Serbia, e lidh me urrejtjen që Serbia kishte ndaj Austrisë për shkak se ajo mbronte territoret shqiptare dhe nuk e linte Serbinë të ketë dalje në det!
Citat nga libri;
“Dimitrijeviqi bashkëpunonte përditë me atasheun ushtarak rus, Artamanovin…. Franc Ferdinandi i dukej atij si njeriu që na ka zbuar prej Shqipërisë… njeriu që donte të anulonte Paqen e Bukureshtit. Vdekja e tij do të ishte prerja e kokës e klikës së ushtarakëve gjermano- austriakë, ndërsa lufta do të shtyhej” (a mundet ndonjë qenie njerëzore të presë që vrasja të parandalojë luftën?
Fund!
Më ndihmën e vëllezërve austriak dhe shteteve tjera perëndimore më në fund praktikisht dhe formalisht në vitin 1999 përfundon pushtimi i tretë i Kosovës nga forcat serbo-jugosllave, i pari në vitin 1912, i dyti në vitin 1918 dhe i treti në vitin 1944.
Shtrohet pyetja a janë shqiptarët sa duhet mirënjohës ndaj popullit austriak dhe sa janë të vetëdijshëm për gjitha këto ndihma në momentet më të vështira për jetë a vdekje, për kombin tonë?
Unë mendoj se populli shqiptar nuk është sa duhet mirënjohës ndaj tyre, por unë shpresoj që gjeneratat e ardhshme do të bëjnë më shumë që miqësia me popullin austriak të rritet dhe kurrë për jetë të mos i harrojmë të mirat që ky vend bëri për ne dhe ende po bënë.
Danke, Österreich!
Schönen Nationalfeiertag!
Faleminderit Austri!
Urime ditën e pavarësisë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu