Ish kryeministri e presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke vënë kurorë lulesh në një fshat të Lipjanit, tek vrasësit serb të civilëve e ushtarëve të lirisë shqiptare…?!
Halil Geci, Skenderaj
Vota nuk bojkotohet – Kosova nuk falet, nuk ndahet dhe nuk shitet!
Sot, ne – qytetarët e Republikës së Kosovës – jemi thellësisht të shqetësuar për bojkotin që po i bëhet votës së lirë, këtij themeli të demokracisë.
Ata që dikur pretendonin se mbronin interesat e qytetarëve, sot po i kthejnë shpinën popullit – duke sabotuar procesin zgjedhor dhe duke frikësuar qytetarët që të mos shprehin vullnetin e tyre politik.
Nëse thoni se Albin Kurti është mashtrues, atëherë dilni përballë tij në zgjedhje.
Bindeni popullin, fitoni besimin e tij përmes votës dhe qeverisni – siç pretendoni se dini.
Por jo, nuk e bëni dot këtë, sepse populli nuk mashtrohet më!
Çfarë na sollët për 20 vjet?
Me Thaçin kryeministër, me PDK-në në pushtet dhe me LDK-në si dorë e zgjatur e saj, ndodhën “mrekullitë” e mëposhtme:
— Korrupsion rekord në çdo nivel të institucioneve
— Politikanë që u bënë milionerë – ndërsa populli lufton për bukën e gojës
— Drejtësi e kapur dhe institucione të nënshtruara
— Rinia e dëbuar, krimi i organizuar i lirë
— Populli i tradhtuar – pushteti i dehur nga luksit
Por kjo nuk mbaron me kaq…
Aty ku fillon tradhtia kombëtare
Me Thaçin në krye, e me përkrahjen e LDK-së, ndodhën goditjet më të rënda ndaj shtetit të Kosovës:
— U themelua Republika Serbe e Veriut nën emrin “Zajednicë” – një plagë në sovranitetin e vendit
— U falën mbi 40 manastire shqiptare Serbisë – përmes shpalljes së tyre “ekstraterritor”
— U përgatit terreni për ndarjen e Kosovës – një projekt i heshtur por i qëllimshëm, i rrezikshëm dhe i papranueshëm!
Shikoni dokumentet, dëgjoni deklaratat, shihni videot.
Nëse guxoni – thoni që nuk është e vërtetë!
Populli nuk është më as i verbër, as i heshtur
Ju i keni premtuar Kosovës zhvillim – i dhatë zhgënjim.
Premtuat integrim – sollët izolim.
Flisni për “zgjidhje”, por mbillni krizë.
Mashtruat për 20 vjet – mendoni se mund të vazhdoni edhe për 20 të tjera.
Por e vërteta është kjo: populli u ka parë, u ka dëgjuar, dhe nuk ju beson më.
Kosova nuk është pazar!
Komuniteti nuk është pavarësi.
— Ndarja nuk është paqe.
— Kosova nuk është mall për shitje.
— Kosova është gjak i derdhur, është sakrificë, është amanet!Ne nuk harrojmë ata që dhanë jetën për këtë tokë.Dhe nuk do të lejojmë që ajo të copëtohet për interesa personale, partiake apo të jashtme.
Fundi i mashtrimit të juaj merrë këze mesazhë:
Korrupsioni nuk harrohet – as falet.
Marrëveshjet e errëta nuk do të mbulohen me deklarata patriotike boshe.
Koha e mashtrimit ka përfunduar.
Zgjimi ka ndodhur. Populli nuk do të heshtë më!
Nëse dikush mendon se mund të na mashtrojë përsëri, le ta dëshmojë të kundërtën me fakte dhe ndershmëri – jo me propagandë dhe frikësim.
Zoti e gjykon çdo njeri që shet të vërtetën për karrige.
E ne, qytetarët e Kosovës, nuk do të lejojmë më askënd ta shesë vendin tonë.
Shih videon e mëposhtme:




I respektuari Geci,
lexova me kujdes shkrimin e juaj mjaft domëthënës.
Ju lumt për guximin!
Komentin po e ilustroi me një urti të vjetër latine, e cila thotë:
“ET ERIPUIT ANIMAM MEAM IN VERITATE!” , që guhën tonë të ëmbël shqipe dot të kuptojmë: E thashë të vërtetën dhe e lirova shpiritin.
Ju e keni thënë (shkruar) të vërtetën.
E vërteta ka vetëm NJË EMËR, por të marrët e quaj me emra të ndryshëm!?
Ju lumt mendja dhee ju lumt dora.
I lumtë edhe moderatorit të këtij portali – të nderueshmit Bajram Gjergj Kabashi pëer publikimin e këtij shkrimi me domethënie te fortë.
Respekt,
IMH
E-mail: ekspertimh@hotmail.com