Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”… si mendojnë turqit e sotit që ashtu të dehur që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? – Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.
Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!”… . “Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush”, Ajo kohë ishte sipas Migjenit – liri e gaforrës !
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar……. “Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati”, tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.
Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj.



Plisi, si simbol i qëndresës dhe i vazhdimësisë, përfaqëson lidhjen ndërmjet lashtësisë ilire dhe identitetit shqiptar. Në kohën e Tiberiusit ai ishte dëshmi e një kulture që, ndonëse nën sundimin romak, ruante shenjat e veta të dallueshme. Ndërsa perandorët ndërtonin perandori mbi territore të pushtuara, popujt mbanin mbi kokë historinë e tyre.
Në këtë kuptim, “Plisi tek Perandori Tiberius” nuk është thjesht një përfytyrim simbolik, por një metaforë historike: përballja e identitetit lokal me pushtetin universal. Plisi qëndron si dëshmi e një tradite që i mbijetoi shekujve, pushtimeve dhe transformimeve politike, duke ardhur deri në ditët tona si një ndër shenjat më të qarta të trashëgimisë sonë kulturore.