
Dilaver Goxhaj, Tiranë
Ndodh që në luftra të ndryshme, të përsëriten heroizma të njëjtë, në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm. Të tillë heroizma, sikundër do të tregoj më poshtë, lindin në momentet kur konflikti në luftime arrin në situatën më kulmore, ku gjasat tregojnë se vdekja është e pamundur të shmanget. Por, të tillë heroizma ndodhin kur komandantët dhe gjithë ata që komandohen prej tyre e kanë parasysh përgjegjësinë dhe detyrën para formacionit, repartit, shoqërisë dhe Atdheut. Drejtuesit e këtyre formacioneve, pa treguar as frikë e as paburrëri, çdo hap dhe fjalë të tyre e konsiderojnë të rëndësishme, nuk dyshonë për vendimin që marrin dhe e çojnë atë deri në fund; nuk lëkunden, duke stimuluar kështu të gjithë të tjerët, por edhe veten. -1-
Ngjarja e parë, që do të tregoj, ndodh në dimrin e vitit 1941, në luftën kundër nazistëve gjermanë, gjatë mbrojtjes së Moskës, e cila tregohet në filmin “Kodra Melehov”. Në këtë kodër është vendosur një bateri artilerie kundër-tanke, e cila ndodhej në drejtimin e goditjes kryesore të divizionit tankist gjerman, tanket e të cilit po afroheshin në formacion luftimi, duke vjellë zjarr. Komandanti i baterisë, duke e vlerësuar drejt situatën dhe përgjegjësinë që ka ai dhe gjithë efektivi i baterisë, është i vetëdijshëm se mund të vriten të gjithë. Në këtë rast, kush do t’i tregonte popullit dhe historisë për atë qëndresë heroike të tyre? Ndaj dhe komandanti urdhëron të rreshtohet efektivi në një rresht. Pasi rreshtohen, i pyet me rradhë se cili është profesioni i secilit. Njëri prej tyre ndodhi që ishte shkrimtar. Atëherë jep komandën: “Gati-tu! Të gjithë jini ushtarë të atdheut! Ju, shkrimtari, dilni nga rreshti tre hapa!”
Dhe pasi ushtari-shkrimtar del para rreshtit dhe kthehet me fytyrë nga shokët, komandani e urdhëron: “Të urdhëroj të jetosh dhe të shkruash heroizmin e këtyre ushtarëve për mbrojtjen e kryeqtetit tonë!” Dhe ushtari-shkrimtar e zbatoi urdhërin, shkroi atë histori, e cila u ekranizua edhe në film artistik.
-2-
Rasti i dytë ndodh tre vite më pas, në muajin gusht 1944, edhe kjo në luftën kundër nazistëve gjermanë, por në Shqipëri.
Këtë ngjarje na tregon vetë poeti Kolë Jakova, në një takim me rastin e muajit të letërsisë, para 60 vitesh, në vitin 1965. Dikush nga ne maturantët e Shkolles së Mesme Ushtarake “Skqënderbej” e pyeti se, kur poeti Kolë Jakova e pat krijuar tekstin dhe kompozuar këngën partizane “Dalngadalë po vjen behari”.
Dhe poeti tregon: “Në vitin 1943 familja jonë ndodhej e internuar në qytetin e Tepelenës. Duhet të ketë qenë muaji mars. Një ditë prej ditësh më thanë se më kërkonte një djalosh lab. Dola dhe u takuam. Ai ishte i veshur me kostumin karakteristik të karhinës, me fustanellë, me tirqe e me qylaf. Pasi u veçuam nga ata që na shoqëronin, nxorri e më dha një letër me shkrim dore, duke më thënë se ma dërgonte Mustafa Matohiti, Komisari i çetës së Kurveleshit (Hero i Popullit).
E shpalosa letrën dhe po e lexoja. Më shkruante për betejën e Topanasë, në qytetin e Vlorës, që kishte ndodhur në tetorin e vitit 1942. Në fund të saj më kërkonte që mundësishtë të thurja e kompozoja një këngë për ata heronj. I premtova korjerit se do mundohesha dhe të vinte pas një ose dy javësh. Por, sikundër ju e dini, – poeti Kolë Jakova në çdo bisedë përdorte dëndur humorin dhe,edhe në këtë rast u shpreh, – bë me kenë shkodran të tana i ban.
Edhe unë fillimisht hartova tekstin, që ju tash besoj se e dini të tanë. (Shpërtheu nga ne një Pooo!, e madhe). Pasi e latova mirë e mirë tekstin, një ditë me diell mora mandolinën dhe u ula mbi mur të kalasë dhe fillova kompozimin e këngës. Puna po më ecte mirë. Ndërkohë që unë i bija mandolinës dhe dielli po më ngrohte gjithnji e më shumë, shoh nji gjarpën që qet kokën nga gurët e murit duke e drejtuar atë në drejtim prej meje. U tremba pakëz, por nuk lëviza, dhe vijova t’i bija madolinës sipas kompozimit.
Çuditërisht gjarpni nuk po lëvizte. E, po, kompozimi kenka boll i mirë, thashë me vedi, sa i pëlqeu edhe gjarpnit. E këndojsha shpesh gjatë gjithë ditëve derisa erdhi korjeri. Pasi erdhi erdhi korjeri, shkoi e ndejti në shtëpinë e nji të afërmi të tij në Tepelenë. Bashkë me një bashkëmoshatar të tij e këndonim çdo ditë së bashku. Brenda javës mësuan ta këndonin shumë mirë. Por farkoi dhe aty nga fundi i javës bëhet një demonstratë në qytet për bukë. Në atë demonstrim morën pjesë edhe këta të dy të rinjtë partizanë kurveleshas. Për bela të dy ata djem i kapi karabinieria, i arrestuan e i çuan në burgun e Gjinokastrës. Kur ma treguan ngjarjen, thashë me vedi:“A, ha, më hupi kënga!” S’kisha kujt t’ia mësoja tjetërkujt.
Kapitulloi Italia dhe ne u kthyem në Shkodër. Vëlleznit më kishin dalë partizanë. Dola dhe unë partizan. Në 15 – 16 gusht të vitit 1944 mora edhe unë pjesë në çlirimin e qytetit të Burrelit, nga Brigada e Pestë Sumuese. Pasi mbaroi lufta por dhe manifestimi me popullin e qytetit, partizanët po pushonin në periferi të Burrelit. Kur një moment dëgjoj këngën teme:
Dalngadal po vjen behari
dalngadal po na vjen
nëpër fusha rritet bari
dalngadal po na vjen…
Po na vjen po na vjen
bota zjen bota zjen
shokët tanë
kjo luftë po na i rremben
Ditë të Hënë mëngjes herët
seç u vranë, seç u nxinë.
Filloi lufta e paprerë
drithëroi një ushtri
Drithëroi drithëroi
ranë dëshmorë ranë dëshmorë
Ranë si trimat
Me armët në dorë
Në kto male plot me borë
po lufton një ushtri.
Të dy trima me armë në dorë
flijun jetën për liri.
Drithëroi drithëroi
ranë dëshmorë ranë dëshmorë
Ranë si trimat
Me armët në dorë
Nuk e përmbajta dot gëzimin. U ngrita në këmbë dhe thërrisja me të madhe: “Urraaa! Kënga ime! Kënga ime!”. Partizanët që e këndonin pushuan dhe më shihnin me habi, si të çmend; më kapin për krahësh e më çojnë te komandanti Brigadës, shoku Shevqet Peçi, duke i thënë se ky partizani na u çmend, ne këndojmë dhe ky vjen e thërret “kënga ime”. Komandanti, që më njihte, por që nuk e dinte se unë isha edhe autori dhe kompozitori i asaj kënge, më përqafoi dhe pastaj u bë serioz, duke më thënë:
“Nga sot, të ndaloj të marrësh pjesë në luftime! Ti duhet të jetosh që të shkruash e t’i këndosh heroizmit partizan!”.
Dhe ashtu u ba. Ndoshta edhe do isha vrarë, por nuk më la komandanti të vritesha.”, e mbylli përgjigjen e pyetjes, shkrimtari ynë i madh Kolë Jakova.
-3-
Rasti i tretë, ka ndodhur në Luftën Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit fashist serb, në epopenë e 5-7 marsit 1998, në kullat e Jasharajve, në Prekaz të Drenicës, në Kosovë.
Sikundër dihet, këto kulla u rrethuan nga ushtria dhe policia serbe, përfshi dhe tanke, ku u luftua në rrethim 36 orë rresht nga gjithë burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Jasharajve dhe që nuk u dorëzuan derisa vriten të gjithë, 56 vetë, me përjashtim të djalit të Ademit, Lulit dhe motra e vogël e tij. Në mesnatën e rrethimit, gjyshi i Bashkimit, babai i Adem Jasharit, Shaban Jashari, e thërret nipin dhe i thotë:
“Sonte do të dalësh patjetër nga rrethimi! Të shkosh te dajët e tu dhe, kur të mbaroi lufta jonë, do njoftosh Rifatin në Gjermani se ne luftuam të gjithë, burra e gra, e mos të kenë dert, pasi serbi nuk mundi me prek me dorë askënd prej nesh, burra, gra e vajza.”
Dhe Bashkimi doli nga rrethimi.
Dhe Baca Rifat më tregon mua personalisht në një bisedë intime, në kullën e tyre, menjëherë pas çlirimit të Kosovës:
“Kur na thirri Bashkimi në telefon dhe na tha se përveça tij dhe Besjanës të gjithë u vranë, unë e pyeta, nëse serbi mundi me na prek kënd nga gratë dhe cucat; dhe ku Bashkimi hirri me të madhe: Jo Bacë, e harruam dhimbjen, ishim gati me ia marrë kangës.”
Sikundër dihet, në të tilla raste urdhërmarrësi fillimisht heziton, ngaqë për momentin nuk e kupton se, edhe urdhëri i dhënë si dhe detyra e ngarkuar është pjesë e atij luftimi. Dhe kjo ndodh ngaqë urdhërohet të mos luftojë në formacion luftarak me shokët, urdhërohet të bëjë atë që ai as e ka menduar kurrë deri në atë moment dhe që nuk e dëshiron. Por faktikisht, në të tilla raste, këta heronj shndërrohen në një urë që lidh ata, që luftuan dhe u sakrifikuan për Atdheun, me brezat pasardhës, të cilët u bëjnë homazh këtyre qëndrimeve heroike.



Si perfundim: “Te na rroje Partia dhe shoku Enver”.
Paul Tedeschini, duhet ta çosh deri ne fund dallimin. Duhet t’i ndash te miren nga e keqja, Atdhedashurine nga tradhetia. Neve qe duam popullin shqiptar dhe trojet shqiptare, na thoni sikunder po beni ju: “Te na rroje Partia dhe shoku Enver”; ndersa kategoria juaj thirrni” Te na rroje Rigova dhe Serbia”. Secili te jet t’i jepet haka. Por juve nuk keni kurajon te shpreheni per jetgjatesi te vijimesise se Rugoves dhe Millosheviçit, se i tille brumi jeni.
Sikur ta krahasoje Shefqet Pecin me Millosheviqin do te jepja te drejte sepse edhe per Pecin, njejte si per kumandarin Enver mbreteronte ajo thenja komuniste ” dashuria (miqesia) e perjetshme me jugosllavet”. Aq shume dashuri kishte Shefqeti per serbo-malazezet sa qe pas bisedes trioreshe ne Cernillë te Ferizajt qe u be ne mes te nacionalisteve shqiptare te kryesuar nga Hysen Terpeza dhe komunisteve shqiptar nga Kosova dhe Shqiperia te udhehequr nga antishqiptari Ali Shukria dhe Shefqet Peci, ky i fundit kercenoi: ” Zoteri Terpeza! Te kam degjuar qe tri ore. Ti je antijugosllav, mendo mire! Ky thua, aq sa ndahet nga mishi i g ishtit, po aq Shqiperia do te ndahet nga Jugosllavia! Degjo, nje ushtar nese me vritet do t’i kalli me zjarr 200 fshatra!…” Pas ketij kercenimi te Shefqetit, trimat e Hysen Terpezes ua shtine armet ne zverk ketyre tradhetareve dhe vetem gjetshmeria e Ali Shukriut i nxori ata nga situata qe i dergonte ne varr.
Prandaj ti, mos u merr me dr. Rugoven sepse ai “vdiq i adhuruar nga shumica absolute e popullit te tij dhe i nderuar nga institucionet me te larta europiane dhe boterore.”
Se pari ti Dilaver nuk me njeh fare. Un nuk jam nga Kosova.
Un jam nga Shkodra dhe i njoh mire nxensit e shokut Enver (pjelle e Titos dhe serbve) sidomos ato te shkolles se oficerve “Skenderbe”. Perseri un nuk dua ta coj deri ne fund. Un te thashe shkurtimisht “Te na rroje Partia dhe shoku Enver” per te dhene te kuptosh se ti je i njohur.
Persa i perket IBRAHIM RUGOVES mendoje mire Dilaver para se te thuesh ndonji fjale per ate. Kurgja mos me mendu, vetem tentativat e tij per ta zgjidhe problemin e Kosoves me dialog per te evitu kasaphanen qe Milloshevicet do te bante ndaj shqiptave te Kosoves.
Ai ishte nji Njeri i Madh, nji politikan i Madh i tipit europian dhe Atdhetar i Madh, qe shqiptart kan pase ne shekullin e XX. Ai dijti te lidhet me aleatet e vertete te popullit shqiptar te Kosoves, te cilet u bane mbeshtetja kryesore per clirimin e shqiptarve te Kosoves nga zgjedha serbe.