ARKIVI:
5 Mars 2026

Therrtorja e historisë, therrtorja e unit shqiptar !

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Shtjefën Gjeçovi, prifti, arkeologu, mbledhësi i folklorit dhe i Kanunit të Lekë Dukagjinit, që e vranë serbët se i pengonte dija e tij.

Fahri Xharra, Gjakovë

E vërteta është pak si më ndryshe , atë kohë unë e mendoj ndryshe dhe ju them që është ndryshe : ” Shtjefën Gjeçovi më 1905 se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”, ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si më e mira në Ballkan.

Të fillojmë me Gjeçovin :”…. Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 , ku gjatë verës, bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit .

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM

Kush e vrau At  Gjeçovin ? Serbët , se nuk e donin zbardhjen e historisë shqiptare .

Jemi në vitin 1946 kur komunistët kishin marrë pushtetin dhe  mendonin se e arrijtën kohën e tyre për të bërë atë çka duan. Ishin të pa pjekur , të paarsimuar dhe më e keqja nën urdhërin apsolut të serbëve. Po e përsëris se duhej të bënin tërë atë që iu thonin serbët. Serbët kishin plane të cilit nuk ishin përgatitur gjatë kohës së luftës  por shumë e shumë më herët dhe shqiptarët e mashtruar pas ideve mashtruese bolshevike as që e mendonin thellë se çka bëni me inteligjencën shqiptare të kohës.

Duhej vrarë dhe zhdukur çdo njëri që fliste për të kaluarën shqiptare. Duhej zhdukur historia shqiptare dhe shkruesit e denj të saj.

Po kush e duronte apo si mundeshin serbët ta duronin Bernardin Palajn, mitologun e parë shqiptar, poetin ,prozatorin, profesorin e greqishtes e latninishtes dhe “njohësin më të mirë të maleve tona”. Bernardin Palaj , i tëri me trup  e me mendje ishte  (padashtas) kundër konceptit serb për shiptarin; këte ish partizanët e mjerë nuk e dinin , sepse nuk e kishin lexuar sepse ishin të dehur me marrinë më të madhe të kohës “internacionalizmin proletar” dhe nuk e dinin që me teoritë e imponuara bolshevike së pari e më së shumti ishin kundër vetvetës, kundër kombit , kundër ardhmërisë së ndritshme të tij.

Ma thuani , si mund ta duronte Serbia “Donat Kurtin që mbledhi  me  zellë folklorin shqiptar, të cilin e quajtën Anderseni shqiptar.  “ Serbët nuk mund të paramendonin që Donat Kurti i lauruar në Universitetin “San Antonio” të Romës me titull “doktor i shkencave”,  dhe njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja, dhe i vlerësuar nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”., ai duhej likuiduar. Ai me trup e mendje ishte kundër planeve të përgatitura serbe antishqiptare . Këtë partizanët e mjerë nuk e dinin sepse nuk kishin lexuar kurrë dhe më kryesorja e fatkeqësisë shqiptare ishte se duhej zbatuar urdhëra e dreqit të mallkuar

Miq të nderuar është rrënqethëse :  Lazër  Santoja , arrestuar në shkurt të vitit 1945 u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të gangrenizuara, iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.

I fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh të bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”.

Të mendojmë burrash dhe të pyesim veten , çka dinin komunistet për Lazër Shanton ?

Mjerimi mendor se vjen e rritet në kokat e dirigjuara nga serbët.

Pse Serbia nuk e donte Justin Rroten , autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë, për dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit, prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë.

Po si mund ta duronte Serbia “Mesharin” të qarkullonte nëpër brezat që do të vinin

Martin Camaj, Namik Resuli, Arshi Pipa, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani, Zef Valentini , cili ishte faji i tyre ? Shumë e lehtë ; kur pushtetin e marrin të pa diturit , të pa lexuarit , të pa dalurit, të zhveshurit nga çdo cilësi njerzore dhe të detyruarit që ta zbatonin urdhërin primar të Serbisë ;zhdukja e çdo gjëje shqiptare me vlerë.

Më 28 shkurt 2026 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu