ARKIVI:
10 Korrik 2026

Tradita shqiptare për trashëgiminë në Luginën e Preshevës

Shkrime relevante

Tradita shqiptare për trashëgiminë në Luginën e Preshevës

Xhemaledin Salihu, Preshevë TRADITA SHQIPTARE NË LIBRAT E BOTUARA TË SHOQATËS PËR...

Fiset e Zetës dhe ato shqiptare dhe Lidhja e dymbëdhjetë gjeneratave kroate

Naile Mala Ja edhe një artikull interesant i dr. Milan Shuflajt me...

Si lindi kriza më e madhe shtetërore e një republike të vogël nga një himn që dilte nga prapanica?

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) Kur jetoja në Gjermani, rastësisht...

Shpërndaj

Xhemaledin Salihu, Preshevë

TRADITA SHQIPTARE NË LIBRAT E BOTUARA TË SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË DHE INTERESIM I MADH PËR T’I LEXUAR, STUDIUAR DHE SHFRYTËZUAR ATO

Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore në Preshevë, e themeluar më 2010,   me të vetmin qëllim dhe mision të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe kultivimit e zhvillimit të krijimtarisë kulturore shqiptare, në realitet të ruajtjes së identitetit kombëtar të Shqipëtarëve përmes trashëgimisë kulturore dhe traditës shqiptare, me të drejtë legjitime dhe në suaza të obligimeve që i ka marrë mbi vete, po e përmbushë misionin, synime, obligimet dhe detyrat ndaj të rinjëve, studentëve, studiuesve-lexues.

Tradita kombëtare në veprat-librat  e studiuesve, shkrimtarëve shqiptarë ruhet ndër breza të shumtë. Fillon nga autorët e parë shqiptarë, nga Gjon Buzuku, përmes Fishtës dhe traditës letrare shqiptare e deri te shkrimtarët modern. Te këta stdiues, shkrimtarë dhe te librat e tyre zbulohet se si folklori, mitologjia, historia, pjesë e traditës shqiptare janë integruar në letërsi. Pra, letërsia, por edhe librat në lëmitë tjera shkencore e kulturore shërbejnë si pasqyrim më I mirë I zakonove, besës, mikpritjes dhe jetës së përditëshme. Kështu shfrytëzohet tradita përmes librit dhe këto në të ardhmenë dokumentohen dhe ruhen brez pas brezi në pafundësi te shqiptarët.

Pra, fëmijët, të rinjtë dhe studiuesit duhet t’I lexojnë këto libra që përmes traditës shqiptare në librat, jo vetëm të letërsisë, por edhe të etnografisë, arkeologjise,etnologjise, folklorit, historisë, kulturës e tjerë  të mësojnë e të njoftohen me traditën shqiptare, e cila është zhvilluar në të gjitha kohërat e zhvllimit shoqëror shqiptar si dhe përmes librave me traditë shqiptare kanë  ruajtuar dhe mbrojtur  edhe identitetin tonë kombëtar. Fëmijët dhe të Rinjtë nëse me kohë nuk i lexojnë librat me traditën shqiptare mbeten të pa arsimuar sa duhet, të panjoftuar dhe të pa vetëdijësuar për traditën tonë shqiptare dhe njëkohësisht të pa formuar komplet për identitetin e tyre kombëtar. Apo më e keqja është se fëmijët dhe të rinjtë më vonë mund të ndikohen nga tradita të huaja, duke lexuar libra të autorëve të huaj dhe të indoktrinohen me identitete të huaja, sikur po ndodh kohëve të fundit në trevat shqiptare.

Disa herë përmenda traditën shqiptare dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, çka nënkuptojmë me to:

Fjalor I Gjuhë së Sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, f. 2010:

1.TRADITË, pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj. që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin.

Nga Ëikipedia: Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha, letërsia dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore).

Sipas këtij definicioni kuptojmë se në kulturën shpirtërore përfshihet edhe tradita shqiptare.

Tradita dhe Trashëgimia kulturore janë vlera qenësore të përkatësisë kombëtare-përmes saj ne kuptojmë lirinë, përkatësinë, identitetin, barazinë e diversitetin. Pra, me asimilimi e gjuhës shqipe, traditës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare asimilohet edhe identiteti kombëtar.

Identiteti kombëtar shqiptar është: gjuha shqipe, tradita shqiptare, trashëgimia kulturore, kultura, arsimi, shkenca shqiptare.

Pra, të gjitha librat e botuara të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, përmes Konferencave shkencore kanë trajtuar me vlera shkencore e kulturore traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare si dhe kanë shqyrtuar shumë aspekte të ndryshme të traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ajo botoi 21 libra për traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare:

1.Çështja e valles shqiptare në Preshevë me rrethinë, Preshevë, 2011

  1. Dasma shqiptare në Preshevë me rrethinë,Preshevë, 2012
  2. Lugina e Preshevës në Lëvizjen Kombëtare gjatë histories, Preshevë, 2013
  3. Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër, Prishtinë, 2015
  4. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB, Gjilan, 2016
  5. Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe, Gjilan, 2017

7.Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe e viseve  shqiptare, Preshevë, 2019.

8.Veshja shqiptare e Medvegjës dhe e viseve shqiptare, Prishtinë, 2022

9.Trashëgimia kulturore dhe turizmi, Gjilan, 2020

10.Trashëgimia kulturore material e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare, Prishtinë, 2021

11.Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare, Prishtinë, 2022

12.Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare, Prishtinë, 2023

13.Personalitete shkencore shqiptare në Albaologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2024

14.Figura me vlera shkencore dhe kulturore të Shqiptarëve bga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2025

15.Për botim: Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Preshevë, 2026

16.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999

17.Xhemaledin Salihu, Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore e natyrore, Gjilan, 2014

  1. Xhemaledin Salihu,-Vebi Fazliu, Rainca vendbanim i vjetër dardan-shqiptar në Rajonin e Preshevës, Gjilan, 2015
  2. Xhemaledin Salihu, Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare nëpër shekuj/monografi/, Prishtinë, 2017
  3. Xhemaledin Salihu, Mëhallët dhe toponimet e vendbanimeve të komunës së Preshevës, Prishtinë, 2021

21.Hysen Këqiku, Romancë e përflakur I dhe II, Gjilan, 2021

  1. Hysen Këqiku, Në kuptim të fjalës, Gjilan, 2021

23.Jonuz Fetahaj, Eshref Qahili, Ditën e lag shiu, Albumi poetik, Prishtinë, 2021

Përfundim

Punonjësit bibliotekarë të Bibliotekës të Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë thone se librat e botuara nga Shoqata per Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore lexohen dhe shfrytëzohen nga të rinjtë, student dhe studiues për diploma të shkollave të mesme, të fakulteteve , madje edhe për doktoratura, sepse më vete kanë përmbajtje dhe material të bollshëm të traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Andaj SHTKK edhe në të ardhmenë do trajtojë në Konferenca shkencore traditën dhe trashëgiminë kulturore dhe nga ato punimet e  studiuesve do të botohen në përmbledhje-libra shkencore, kulturore, arsimore, historike e tjerë, për t’I përmbushur kërkesat e lexuesve në Luginë të Preshevës dhe më gjërë në viset tjera shqiptare.

Të themi se SHTKK kryen edhe objektiva, synime, misione të tjera në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditës,  trashëgimisë kulturore shqiptare dhe kultivimin e krijimtarisë kulturore shqiptare.

 

/Tema: “TRADITA SHQIPTARE NË LIBRAT E BOTUARA TË SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË DHE INTERESIM I MADH PËR T’I LEXUAR, STUDIUAR DHE SHFRYTËZUAR ATO”

U lexua ne Tryezen e Rrumbullaket: “Tradita shqiptare dhe libri” ne Panairin e Librit, ne Presheve, me 9 korrik 2026.

Preshevë, më 9 korrik 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu