ARKIVI:
6 Mars 2026

Traktati sekret i Rusisë Cariste, Bullgarisë dhe Serbisë i vitit 1912 për ndarjen e Maqedonisë në tri zona, bëhej për zhdukjen e çështjes shqiptare

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Driton Tali, Londër
___
Me 29 shkurt 1912 (sipas kalendarit julian), përkatësisht 13 mars 1912 (sipas kalendarit gregorian), Serbia dhe Bullgaria, nën tutorllakun politik dhe diplomatik të Perandorisë Ruse, nënshkruan Traktatin e Aleancës, të shoqëruar me Aneksin sekret, me të cilin u parashikua ndarja e Maqedonisë në tri zona:
1. Zona e pakontestuar bullgare, që përfshinte Lindjen e Maqedonisë (Strumicë, Shtip, pjesë të Manastirit lindor).
2. Zona e pakontestuar serbe, që përfshinte Veriun e Maqedonisë deri në afërsi të Sharrit.
3. Zona e kontestuar, që përfshinte rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, për të cilën ishte paraparë arbitrazhi i Carit të Rusisë.
Qëllimi themelor i kësaj marrëveshjeje ishte ndarja paraprake e territorit shqiptar, me theks të veçantë Maqedoninë.
Kosova nuk ishte fare objekt diskutimi, ngase Serbia e konsideronte atë si territor “historik” të vetin dhe refuzonte kategorikisht që ajo të shtrohej si çështje negociuese. Mesazhi ishte i qartë dhe i nënkuptuar: “Kosova është punë e mbaruar!”.
Rusia në këtë marrëveshje luante rolin e: sponsores politike, garantuese formale, dhe arbitres në letër të aleancës ushtarake serbo-bullgare.
Pra, ta përsëris edhe njjēhere sa për t’i hequr te gjitha dilemat: në tërësinë e Traktatit, ne shqiptarët nuk përmendemi fare – as si palë, as si subjekt politik, as si problem. Qoftë shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë apo të Shqipërisë, nuk trajtoheshim si komb më vete.
Natyrisht, kjo marrëveshje i hapi rrugë pushtimit të Kosovës pa debat ndërkombëtar, pa mekanizma mbrojtës dhe pa asnjë garanci për popullsinë shqiptare.
Pasojat dihen: dhunë masive, spastrim etnik dhe kolonizim sistematik.
Në këtë kuptim, Traktati i vitit 1912 pasqyron qartë karakterin e politikës ekspansioniste të fqinjëve tanë. Ku, sa herë që u është dhënë mundësia, ata përdorën tërë arsenalin e mjeteve politike, ushtarake dhe propagandistike për zgjerim territorial. Kur kishin mundësi të përdornin forcën, e përdorën pa hezitim, deri në përmasa gjenocidale; kur nuk mundin ta përdornin atëhere adoptonin diskursin e viktimizimit.
Një shembull tipik i viktimizimit është propaganda e viteve ’80 mbi gjoja “shpërnguljen e serbëve dhe malazezëve nga represioni i nacionalizmit dhe shovinizmit shqiptar”, ku në të njëjtin thes i futnin edhe malazezët – një komb, ekzistencën e të cilit sot vetë e mohojnë.
Madje, pas vendosjes së KFOR’it francez në komunat veriore të Kosovës, edhe francezët – aleatë tradicionalë – i akuzonin për “serbofobi” dhe “persekutim të serbëve”.
Sidoqoftë, në Traktatin e vitit 1912, as Shqipëria nuk ekzistonte politikisht për Serbinë dhe Bullgarinë.
Siç e thash më sipër, ne shqiptarët, në përgjithësi, paraqiteshim si mbetje osmane, jo si komb europian me të drejtë shtetformimi. Në këtë kuadër, ëndrra shekullore e Serbisë për dalje në Adriatik, përmes Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut (Durrës, Lezhë), mbetej objektiv strategjik.
Pikërisht për këtë arsye Serbia hyri thellë në territorin shqiptar gjatë viteve 1912–1913.
Zatën, Traktati i shkurtit/marsit 1912 u prish de facto nga krijimi i Shqipërisë londineze, vendim i Fuqive të Mëdha, i cili nuk u mor për shkak të respektimit të të drejtave të shqiptarëve, por për arsye të ekuilibrit europian: për të penguar daljen e Rusisë në Adriatik, përkatësisht të Serbisë si satelit i saj.
Reagimi serb ishte i drejtpërdrejtë: “Nëse nuk na lejohet deti, atëherë e mbajmë Maqedoninë!”.
Si pasojë, Serbia refuzoi t’ia dorëzonte Bullgarisë zonat e dakorduara më parë.
Ky refuzim çoi drejtpërdrejt në Luftën e Dytë Ballkanike (1913), duke vulosur një rend të ri territorial në Ballkan, mbi kurrizin e shqiptarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu