Këtu në vijim po jap letren që Enver Hoxha i dergon Josif Broz Titos me 17 mars 1948.
“Shoku Mashall,
[…] Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgje formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën (Jugosllave) dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat, por çështja (është) që ne duhet të marrim inisiativën e para për të kërkuar këtë gjë. […] Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur moment kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit [me Jugosllavinë) e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana tjetër, do të dëshironim të na jepeshin dhe sqarime më plotësuese, që ju i shihni të arsyeshme, në lidhje me faktorë të tjerë të këtij poblemi. Ne kemi bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona. Pranoni të falat e mia më të nxehta shoqërore.
Enver Hoxha. Tiranë, 17 mars 1948.
Nxjerr 17 mars 1948 nga:
*Jakova në vërejtjet për Muzeun e partisë
15 AQSH, Fondi 14/AP, Dosja 4, 1948.
Faqe 52
![]()


