ARKIVI:
24 Prill 2026

Trishtohen lulet nga marsi i hidhur

Shkrime relevante

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

(Vazhdim nga: "Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së) Idriz...

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Vitrina e librit:  LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT Idriz...

Akuzë për gjenocidin dyshekullor serbian ndaj shqiptarëve 1877 – 1999

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Pajtim-PO; Hakmarrje JO; Falje të gjenocidit...

Parullat si pasqyrë e diskursit publik në vitin 1981

Naim J. Krasniqi, historian, Gjermani Narrativa e ndërtuar dhe e institucionalizuar që...

Shpërndaj

Nga: Albert Habazaj

Trishtohen lulet nga marsi i hidhur

Në kujtim të tragjedisë së 28 Marsit 1997 në kanalin e Otrantos me përmbytjen e Katërit të Radës

Trishtohen lulet nga marsi i hidhur

Dhe bregu bregut i mban mëri,

Për jetët pa faj që thellë kanë ikur

Vyshken lulet nga ai mars i zi.

Përvitshëm, kur vjen njëzet e tetë marsi

Rituali i pikëllimit nxin nga ritet mortore,

Sa thonë që Otrantos buza e shpirti i plasi

Sa thonë që dhe dallgët ndihen fajtore.

Të pafajshmit ata që i hipën ëndrrës

Dhe u bënë qivure në fund të detit,

Nga drithërima ime dhemb refren i këngës

Nga harrimi, nga heshtja rrëqethëse e shtetit.

Përditë në monument të memories ata

I kemi me frymën tonë fatkeqët në gjëmë,

As nënat shamizeza, as Shqipëria s’u dha

Nuk thahen lulet, se në kopsht kanë rrënjë.

Vlorë, 28 Mars 2026

www.zemrashqiptare.net

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu