ARKIVI:
6 Mars 2026

Trysnia Sllave dhe Turko – Arabe mbi Shqiptarët, synon zhdukjen e tyre

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Pamje e dikurshme e shqiptarëve para Manastirit të Deçanit

Gjet Ndoj, historian nga Rrësheni

____
Historia e shqiptarëve është e mbushur me shekuj qëndrese ndaj pushtimeve të huaja, të cilat kanë synuar jo vetëm pushtimin territorial, por edhe asimilimin shpirtëror e kulturor të këtij populli. Në rrjedhën e gjatë të historisë ballkanike, shqiptarët janë përballur me dy forca kryesore asimiluese: sllavo-greke, përmes ndikimit të Kishës Ortodokse, dhe turko-arabe, përmes politikës së islamizimit të tyre.
Këto dy trysni, ndonëse të ndryshme në kohë dhe formë, kanë pasur një qëllim të përbashkët zhdukjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe përthithjen e tij në mozaikun fetar e etnik të fqinjëve. Nga njëra anë, kishat ortodokse të mbështetura nga shtetet sllave e greke synuan ta zëvendësonin identitetin etnik me atë fetar, ndërsa nga ana tjetër, pushteti osman kërkoi të ndërpriste lidhjet e shqiptarëve me Europën Perëndimore
përmes islamizimit të tyre.

I-Sllavët dhe Grekët nëpërmjet “Kishës së tyre Ortodokse”, punojnë për asimilimin e shqiptarëve etnikë.

a -Duhet të nënvizojmë se procesi i ndërtimit të kishave katolike nga shek. XI e deri në shek. XV hasi në rezistencën e kishës ortodokse sllave, e cila suportohej dhe përdorej prej “Mbretërisë Serbe” me qëllim asimilimin e shqiptarëve. Njihen rastet e përshtatjes dhe të ndërtimit të kishave ortodokse në vend të kishave katolike, ku me tipiket janë:
Kisha e Deçanit, ajo e ndërtuar në Prizren, Prishtinë, Nish, Shkup, Ohër, në një pjesë të madhe në kishat e Malit të Zi etj.
Ndërsa Kisha e Pejës (Patriarkana) u bë një kryeqendër e “Kishës Serbe” nëpërmjet të cilës serbo-malazezët shtrinë influencat duke dominuar të gjithë hapësirën veriore e perëndimore dhe lindore të Shqipërisë (Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi).

Një rol të ngjashëm ka luajtur dhe Kisha e Cetinës dhe ajo e Shkupit.

Gjatë procesit të asimilimit të popullsisë arbnore-shqiptare, faza e parë ishte konvertimi nga të krishterë-katolikë në ortodoksë, ndërsa faza përfundimtare kishte të bënte më kalimin nga shqiptarë -ortodoksë në sllavo-ortodoksë. Kjo është arsyeja që Patriarkana e Pejës konsiderohet prej liderëve fetarë e politikë si “Zemra e Serbisë”. Paradoksi më i madh është se kohët e fundit po përdoret dhe xhamia për sllavizimin e shqiptarëve (boshnjakizimi i tyre).

Ky fenomen është evident në Plavë e Guci, Tuz, Beranë, Rozhajë, Pazar i Ri, Tutin, e në mbarë Sanxhakun (Masbjeshkën) .

-BKSH, Gjet Ndoj-ARBËRIA NË KUFIJTË E MBIJETESËS2. Bot. 2020, fq. 2014

b -Ndërsa në jugun e vendit, Kisha Nacionale Greke ka ushtruar të njëjtën veprimtari, madje edhe më të sofistikuar se sllavët, duke patur mjaft efikasitet në tretjen (asimilimin) e popullsisë arbnore- shqiptare në greke.
Procesi i asimilimit të shqiptarëve ka qindra vjet që ndodh, ndërkohë që vazhdon me intensitet jo të vogël edhe në ditët tona nga sllavo- grekët.

Natyrisht reagimi shqiptar kishte nisur që në vitet 20-30 të shekullit të kaluar me krijimin e “Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” nga At Visarion Xhuvani, At Kristofor Krisi dhe Fan Noli, reagim i cili u shfaq i zbehtë pas viteve 1990, kur u rivendos besimi fetar në Shqipëri. Ardhja dhe mbajtja e “misionarit grek” Anastas Jonullatos në krye të ortodoksëve të Shqipërisë me ndihmën e politikanëve të korruptuar shqiptarë, duke disfavorizuar “krahun nolian” të Bostonit, do të përbënte një akt minimalisht të papërgjegjshëm të lidershipit politik të vendit në epokën post-komuniste.

Investimet e Kishës Ortodokse në ndërtimin, rindërtimin dhe në restaurimin e kishave në Shqipëri do të ishin normale, nëse bashkë me to, nuk do t’i mëshohej fort idesë së vjetër se “Të jesh ortodoks, do të thotë të jesh grek”. Nuk ishte fare me vend p.sh. ndërtimi i një kishe ortodokse madhështore në Lezhë, në vitet 1990, në atë zonë e në atë qytet, ku ka vetëm banorë të besimit katolikë dhe pak muhamedanë, ndërsa asnjë ortodoks.
Përveç kësaj, ka një përpjekje gjatë procesit të restaurimit të kishave të vjetra, ku nëpërmjet restaurimit fshihen (shuhen) elementë kulturorë autentikë shqiptarë, apo dhe latinë të këtyre kishave, pra “greqizimi i tyre” .

II- Goditja e Kishës dhe konvertimi i popullsisë në fenë islame ishte prioriteti parësor i osmanëve për shkatërrimin e Arbërisë.

Pas rënies së qëndresës së organizuar antiosmane të popullsisë arbnore, më e madhja dhe më e përgjakshmja në Gadishullin e tyre ILIRIK, osmanët patën një vëmendje të veçantë të politikës perandorake ndaj autoktonëve të vjetër të Gadishullit Ballkanik.

Pashko Vasa, këtij procesi dhe kësaj politike osmane pas vitit 1468 që do t’i sillte pasoja negative në histori, i ka kushtuar një analizë të posaçme:

“Nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm kombi shqiptar ka treguar një qëndrim të përgjaktë e të vazhdueshëm kundër pushtimit dhe zotërimit otoman.Ky qëndrim i shkëlqyer me fitoret e mëdha të Heroit Nacional Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, tërhoqi vëmendjen e admirimin e botës mbarë. Turqit osmanllinj, nga trimëritë e pashembullta të shqiptarëve morën një mësim dhe vendosën që këtë popull ta bënin për vete, për t’i mbajtur me armë në sirejsujzën (në kërthizën) e Ballkanit” .

Konvertimi i popullsisë nga të krishterë në myslimanë (herë me forcë e herë duke i shtrënguar ekonomikisht, nëpërmjet taksave etj.), shkatërrimi dhe djegia masive e- BKSH, Gjet Ndoj-ARBËRIA NË KUFIJTË E MBIJETESËS2. Bot. 2020, fq. 215-BKSH. Pashko Vasa- “E Vërteta mbi Shqypninë dhe shqiptarët”, fq. 31 kishave katolike, ishin veprime të bazuara në një platformë politike, e cila ka filluar nga shek. XV, duke vazhduar deri në fillim të shek. XX.

1-Brenda “Platformës osmane” për shkatërrimin e Arbërisë, ishte shkatërrimi i Kishës Katolike.

Në themelin e kësaj përpjekjeje Perandoria Osmane projektoi dhe zbatoi një Reformë të tërë, që kishte të bënte me osmanizimin dhe islamizimin e popullsië së vendit, disa nga komponentët e së cilës ishin:
Së pari: Mbajtja në okupim të rreptë ushtarak për më shumw se 80 vjet rresht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishte komponenti bazë i nënshtrimit dhe krijimit të kushteve për islamizimin e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, përveç gjenocidit të ushtruar që synonte zhdukjen fizike të popullsisë së vendit, por dhe largimin e saj drejt perëndimit, kemi rrënimin ekonomik më të madh në vend. Me mbajtjen gjatë në okupacion të rreptë ushtarak, osmanët u përpoqën të shuanin çdo shpresë të popullsisë arbëreshe luftëtare për lirinë e tyre. Kjo fazë e dhunës së madhe vazhdoi deri në fund të shek.XVI, por edhe pas fazës së okupacionit të rreptë, fushatat shtypëse ushtarake osmane, nuk pushuan deri në fillim të shek. XX
Së dyti: Pushteti osman planifikoi dhe vendosi kolonë turko-arabë në trojet tona etnike për t’i patur pikëmbështetje në mbrojtjen e tij.

Këto koloni formoheshin:

* -duke vendosur disa familje turqish të Anadollit dhe perse në disa qytete me rëndësi strategjike, si: në Gjirokastër, Libohovë, Janinë, Konicë, Shkup, Prizren, Tiranë, Krujë, Kavajë, Berat, Shkodër, Gjakovë etj. Pjesa më e madhe e tyre ishin familje ushtarakësh, të administratës osmane-pushtuese, zejtarësh etj.

*-duke vendosur jeniçerë dhe familjet e tyre, që dilnin në pension në qytete të ndryshme të Rumelisë.

2-Favorizimi i disa familjeve fisnike-luftëtare si dhe islamizimi i tyre.

Për Familjet fisnike që kishin rrënjë tradicionale në vend sipas Pashko Vasës, ndërmerreshin masa të veçanta:

“Familjet e zotnive të klasës së parë në atë kohë ishin: Kastrioti, Dukagjini, Topia, Strazimiri, Arjaniti, Urani, Spanaj, Spata, Kurona, Muzaka, Dushmani etj.

Pos këtyre familjesh të para ishin dhe familjet e dorës së dytë.

Burrat e disa prej familjeve të para e të dyta u vranë në luftërat e vazhdueshme, një pjesë mërguan e shtegtuan për Itali, Greqi e gjetkë dhe disa mbetën në vend…

Për këta që mbetën në vend u ndoq një politikë e tillë: Kush pranonte islamizmën nga familjet e para e të dyta, do t’i faleshin çifligje, u lanë të lirë të mbanin armë, iu akorduan grada ushtarake të mëdha, për të shërbyer brenda dhe jashtë Shqipërisë” .– BKSH. Pashko Vasa- “E Vërteta mbi Shqypninë dhe shqiptarët”, fq. 32

3-Propaganda në favor të islamizmit në trojet tona etnike, e shoqëroi gjithë procesin gjatë “okupimit të rreptë” (1468 – 1550), por dhe më vonë deri në shek. XX.

Kjo ndodhi për shkak se shqiptarët në vende e në kohë të ndryshme, nuk e pushuan asnjëherë luftën për liri.

“Një nga faktorët që kishte bashkuar popullsinë arbnore-epirote, në luftën kundër turqve, përveç prijësit legjendar të tyre Gjergj Kastriotit, ishte dhe besimi tek “kryqi”. Ky besim në luftën kundër “gjysmëhënës së të pafeve” përbënte dhe bazën ideologjike të shtetit, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Por humbja pas fitoreve të përgjakta për 25
vjet radhazi dhe okupimi osman pas tyre, solli një humbje dhe lëkundje të këtij besimi në “kryq”, në fenë e tyre të krishterë. Përpjekjet e propagandës islamike u shoqëruan dhe me rrënimin e shumë objekteve të kultit kristian” .

Gjatë zbatimit të platformës islamizuese dhe osmanizuese, krijimi i strukturave të pushtetit dhe të administratës osmane në vend me të gjithë komponentët e saj, përveç pengesave të vazhdueshme për t’i vendosur, jo rrallë shfrytëzuan konfliktet mes vetë familjeve arbnore- shqiptare. Shfrytëzimi i këtyre konflikteve ndihmoi në përshpejtimin e këtij procesi.

“Populli shqiptar përgjithësisht dallohet për ambicie të mëdha, për energji dhe inteligjencë. Gjithmonë kërkon fushata të gjëra që t’i zhvillojë këto veti. Sidomos rivaliteti mes njëri- tjetrit, sado që kishte pushuar në kohët e luftës kundër armikut të përgjithshëm, me pushimin e luftës, filloi të veprojë përsëri. Turqit përfitonin nga këto rivalitete kur një familje pranonte islamizimin për të gëzuar avantazhet që i jepte ai, rivali tjetër, me dashje ose pa dashje, për të mos mbetur pas, pranonte dhe ai islamizmin. Duke parë avantazhet që gëzonin myslimanët e rinj, si dhe duke parë shkatërrimin e organizatave dhe të objekteve kishtare, të gjithë bota fillojnë të imitojnë njëri-tjetrin dhe të pranojnë islamizmin” .

Xhamaia e Sulltan Mehmetit apo Xhamia e Madhe në Prishtinë

4-Në periudhën e “okupimit të rreptë”, kishat kthehen në xhami.

Ishte kjo periudha kur shfaroset dhe shpërngulet masivisht popullsia, digjen e shkatërrohen shtëpi e kisha, bashkë me to shkatërrohet e gjithë Arbëria.

Gjatë këtij procesi rrënimtar, goditja shkatërruese e kishave, si dhe konvertimi i popullsisë nga krishterë në myslimanë, qe prioritet që idendifikohej qartë në platformën e Reformës së Perandorisë, që kishte të bënte me osmanizimin dhe islamizimin e vendit. Transformime të tilla radikale synonin ndryshimin e gjithçkaje që kishte të bënte me zakonin dhe kulturën europiane të Arbërisë dhe asimilimin e konvertimin e popullsisë së këtyre anëve, në popullsi me fe e zakon turko-aziatik.

Ky process, konvertimi i popullatës dhe ndërtimi i xhamive duke shkatërruar kishat nisi në fillim në qytetet kryesore në shek. XV dhe vazhdoi deri në fund të shek. XVIII.-BKSH, Gjet Ndoj-ARBËRIA NË KUFIJTË E MBIJETESËS. Bot. 2020, fq. 215-BKSH. Pashko Vasa- “E Vërteta mbi Shqypninë dhe shqiptarët”, fq. 72

Është interesant fakti se në fillim të okupimit të rreptë (në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI), këtyre xhamive të para u vihet emri “Fatihu”, për nder të Sulltan Mehmetit II Fatihu (Pushtuesi), i cili ishte në krye të fushatave të zhdukjes masive dhe gjenocidit në Arbëri. Ndërsa më vonë duke vazhduar ky proces, xhamitë kryesore e marrin emrin në shumë raste, “Xhamia Mbret”.
Në krye të herës xhamitë e para ndërtohen në qytetet e mëdha të pushtuara, si: në Berat, Gjirokastër, Ohër, Prishtinë, Prizren, Shkup, Gjakovë, Janinë, Elbasan, Krujë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Ulqin, Tivar etj.

Ka mjaft raste kur pushtuesit, xhamitë e para i ndërtuan duke adaptuar kishat kryesore të këtyre qyteteve, ose duke ndërtuar të reja mbi rrënojat e kishave të shkatërruara prej tyre. Kështu jo vetëm ndërtoheshin për të krijuar kushtet për besimtarët myslimanë (kolonët e ardhur nga Azia, por dhe vendësit e konvertuar), por njëherësh u hiqnin mundësinë
vendësve të krishterë për të kryer ritet e tyre tradicionale. Ky proces u zhvillua në disa qytete, si:

-Në Krujë, (Brenda kalasë) qenë shembur tri kisha (dy katolike dhe një ortodokse-bizantine), dhe në vend të njërës (kishës katolike të Shën Ndreut), u ndërtua xhamia me emrin “Fatihu” .

-Në Lezhë, Kisha e Shën Kollit në Varosh në vitin 1502, pas largimit të Venedikut dhe pushtimit nga osmanët, u përshtat si xhami;

-Në Shkodër ndodhi e njëjta gjë me Kishën e Shën Stefanit në Kalanë e Shkodrës, e cila u përshtat për xhami pas vitit1479;

-Në Durrës -Bazilika e famshme në vitin 1501, pas largimit të Venedikut, u përshtat dhe u bë Xhamia e Fatihut nga turqit;

-Në Shkup “…nuk kishin mbetur kisha të ritit katolik-latin. Aty kishte qenë dikur Kisha e Shën Prendes.

– Katedrale, që tashmë është kthyer në xhami. Prifti e celebronte meshën në shtëpi” .

-Në Ulqin, “Xhamia e Halil Skurës sapo hyn në Kalanë e Ulqinit, qe ndërtuar në vitin 1575 në vend të Kishës se Shën Mërisë (dikur Shën Markut).

Pas rënies së Kalasë së Ulqinit nga Venediku në duart e osmanëve, u ndërtua xhamia dhe u depërtuan brenda kalasë edhe kolonë nga Azia, të cilët përbënin administratën dhe gardën e qytetit” .

-Në Janinë, “Pranë Muzeut të Kalasë së Janinës ishte Xhamia “Fetie” e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena dhe që e frymëzonte atë (1797).

-Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Krujë, Dëshmi e Drejtorit Mehdi Hafizi-Dëshmi me 31 maj 2016 -APF Vatikan. SC Vista e Collegi, Vol. 34. Stefano Gaspari-Relacioni, fq. 106 r dhe 107 r, me 24 korrik të vitit 1672-BKSH, BKSH, Gjet Ndoj-ARBËRIA NË KUFIJTË E MBIJETESËS2. Bot. 2020, fq. 219
Kjo xhami, si në shumë qytete të tjera arbnore – shqiptare u ndërtua mbi rrënojat e Kishës së “40 shenjtorëve”.

Kjo Kishënë Janinë ishte paleokristiane dhe mund të ishte që në kohën e ndërtimit të kalasë, në kohën e Justinianit (shek. VI mbas Kr)” .

-Në Prishtinë kisha famulltare e Shën Prendës (kishë paleokristiane e shekullit VI) u shndërrua në xhami nga turqit në vitin 1447. Në fund të shekullit XVII, me ndikimin e austriakëve dhe përpjekjet luftarake të Pjetër Bogdanit kjo kishë iu rikthye komunitetit katolik. Këtu qe varrosur Pjetër Bogdani në vitin 1689. Pak më vonë turqit i nxorën jashtë varrit eshtrat e këtij personaliteti të madh dhe e rikthyen përsëri kishën në “Xhaminë Mbret”.

-Në Prizren, Kisha Katedrale u kthye në “Xhami Mbret”.

-Tivari “…në vitin 1672 kishte kishën Katedrale të Shën Gjergjit, tani të kthyer në xhami dhe pasuritë e saj të paluajtshme janë të uzurpuara. Përveç Katedrales dhe tri të tjera ngjitur: e Shën Pjetrit, Shën Ilias dhe e Zojës, të cilat qëndrojnë të shkatërruara dhe pasuritë të zotëruara nga turqit” .

Përveç këtyre, u ndërtuan dhe xhami të tjera, si: Xhamia Mbret në Kalanë e Elbasanit; në kalanë e Beratit u ndërtuan Xhamia e Kuqe (me tulla) dhe Xhamia e Bardhë; Xhamia e Mirahorit në Korçë (1496); Xhamia e Muradies në Vlorë; xhamia e Pazarit në Gjirokastër; xhamia në Dibër; xhamia e Plumbit në Shkodër (1773); xhamia e Et’hem Beut në Tiranë
(1794); xhamia e Peqinit; xhamia e Kavajës; xhami të tjera në Shkup, Manastir, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Kukës, Pejë, Gjilan, Deçan, Prishtinë e Mitrovicë, Ulqin, Podgoricë etj.
Gjatë shekujve XVII-XIX ndërtimi i xhamive u bë edhe në qendra të katundeve të islamizuara.
Ndërsa ato u shtuan dhe po lulëzojnë më shumë se kurrë në gjithë hapsirat shqiptare në fillimin e shek. XXI.

-Edhe teqetë njohën fillimet e tyre që në shekullin XVI nga misionarë të ardhur nga Lindja.
Ndërsa në ditët tona, në fillimin e shek. XXI, ne jemi dëshmitarë të një “pushtimi të butë” përmes xhamizimit-islamizimit, por pothuajse të plotë të trojeve shqiptare nga fryma turko-arabe nëpërmjet xhamive të shumëta që po meremetohen e ndërtohen nga Turqia neoosmane (kryesisht) dhe propagandës antishqiptare të zhvilluar hovshëm prej tyre.

5-Pasojat historike dhe sfida e sotme

Proceset e asimilimit sllavo-grek dhe turko-arab lanë pasoja të thella në strukturën shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve. Brenda pak shekujsh, një komb me traditë të lashtë europiane, nëpërmjet besimeve të pushtuesve, realizuan politikat e tyre të gjenocidit kulturor, njëherësh duke i mbajtur shqiptarët të përçarë.

-BKSH, BKSH, Gjet Ndoj-ARBËRIA NË KUFIJTË E MBIJETESËS2. Bot. 2020, fq. 220-APF Vatikan. SC Vista e Collegi, Vol. 34. Stefano Gaspari-Relacioni, fq. 116 r, me 24 korrik të vitit 1672. 

Terroristët shqipfolës Ridvan Aqifi dhe Lavdërim Muhaxheri, foto nga “fushëbetejat për islamin” dhe “Tokën e Shamit”, që sipas deklaratës së BIK-ut të Kosovës të asaj kohe, “asht tokë shumë e rëndësishme për Allahun”.

Në fund të shekullit XVII, pothuajse të gjitha qytetet shqiptare ishin islamizuar, ndërsa fshatrat vijuan gradualisht të ndjekin këtë proces deri në fillim të shekullit XX. Kështu, u krijua një realitet i ri shoqëror, ku feja u shndërrua në një element ndarës, ndërsa identiteti kombëtar rrezikonte të zhbëhej.
Sot, procesi mund të cilësohet si një “pushtim të butë” modern, që shfaqet përmes ndërtimit masiv të objekteve fetare dhe depërtimit të ideologjive të huaja turko-arabe në hapësirat shqiptare. Në një far mënyre, është një vazhdimësi e së kaluarës, ku ndikimi kulturor përdoret si mjet për të zëvendësuar vetëdijen kombëtare.
Si përfundim:
Në përballje me trysnitë e shumta historike – sllave, greke dhe turko-arabe , populli shqiptar ka dëshmuar një qëndresë të jashtëzakonshme. Megjithëse për shekuj me radhë iu desh të përballej me përpjekje për ta ndërruar fenë, gjuhën dhe kulturën, shqiptarët arritën të ruajnë thelbin e identitetit të tyre evropian dhe autokton.
Detyra e brezave të sotëm është të mësojnë nga kjo histori: të mos lejojnë që ndikimet fetare apo të huaja të përdoren si mjete për përçarje dhe të mbajnë të gjallë vetëdijen se Etnia dhe nacionaliteti i shqiptarëve është më e vjetër dhe më e fortë se çdo besim fetar. Vetëm përmes unitetit, kujtesës historike dhe respektit për rrënjët e veta, shqiptarët mund të mbrojnë identitetin që i ka bërë të mbijetojnë ndër shekuj.

Prishtinë me 19 tetor 2025

  • Ky recesion historik u lexue sot në Hotelin Siruius të Prishtinës, ku u mbajt manifestimi i dyvjetorit të Lëvizjes së  Deçanit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu