Turpi s’ka brina, por as “efendiu” nuk është titull kushtetues!

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedralja "Nënë Tereza" në Prishtinë Ismet M. Hasani, Suedi Ne të adhurojmë o...

Urime zgjedhja si Presidente, Justina Pula…!

Gjergj Kabashi ____ Personalisht më gëzon fakti që ti Zonja Justina Shiroka Pula,...

Turpi s’ka brina, por as “efendiu” nuk është titull kushtetues!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ E lexova reagimin e Mulla Mustafës...

Albin Kurti, me një të rame – dy të vrame !

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ Më zgjidhjen e promblemit të presidentës së Kosovës ,...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
E lexova reagimin e Mulla Mustafës Bajrami për vendosjen e Myftiut në ceremoninë shtetërore. Ai thotë: “Ose aty ku duhet, ose hiç!”
Mirë, Mulla Mustafa, por kush e përcakton atë “aty ku duhet”: Protokolli i Republikës apo protokolli i Efendisë?
Në Republikën e Kosovës ekziston rendi protokollar shtetëror. Krerët e bashkësive fetare kanë vendin dhe respektin e tyre institucional, por nuk janë pjesë e pushtetit shtetëror. Dhe, me sa di unë, as “Efendi”, as “Myfti i Republikës” nuk janë tituj kushtetues.
Prandaj, ta ndajmë njëherë fenë nga shteti, besimin nga pushteti dhe karrigen nga froni.
Në Dardani, shqiptari e quan Zot në gjuhën e vet; besimtari arab e quan Allah në gjuhën e vet. Por Republika e Kosovës nuk qeveriset me terminologji fetare, aq më pak me ligje të Sheriatit. Ne respektojmë Zotin, lirinë e besimit, Kushtetutën dhe shtetin laik.
E një “meritë” duhet t’ia njohim Mulla Mustafës: në çështjet e Ajetullahëve të Iranit duket se ka një ndjeshmëri të veçantë. Sidomos sa herë përplasen Izraeli e Amerika me regjimin e Ajetullahëve, zëri i tij bëhet më i ndjeshëm për fatin e Teheranit.
Por këtu është Republika e Kosovës, jo Teherani.
Prandaj, Mulla Mustafa, pyetja ime është e thjeshtë:
Përveç karriges së Myftiut, mos po të pengon edhe emri i Presidencës?
Sepse kur një ceremoni e Presidencës së Republikës shndërrohet në betejë për “rolin dhe pozitën” e një funksionari fetar, pyetja bëhet e pashmangshme: a po mbrohet një ulëse, apo po kërkohet një status?
Karrigia e një funksionari fetar nuk është fron.
Titulli fetar nuk është gradë shtetërore.
Dhe Republika nuk është mexhlisi i Efendisë.
Perandoria Osmane kishte padishahun, efenditë dhe protokollin e vet.
Kosova është Republikë.
Nëse karrigia ishte vendosur gabim, le ta korrigjojë Protokolli i Shtetit.
Por nëse dikush kërkon që Republika të ulet në fund të rreshtit që Efendiu të zërë vendin e parë, atëherë nuk po diskutojmë më për protokoll.
Po diskutojmë për pushtet.
Dhe aty, Mulla Mustafa, karrigia nuk është më karrige.
Është projekt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu