____
Personalisht më gëzon fakti që ti Zonja Justina Shiroka Pula, je e shkolluar dhe nuk mund të bijsh pre e asnjë paragjykimi dhe manipulimi.
Si Presidente e vendit është zgjedhur një intelektuale, që deri mbrëmë qëndronte në krye të ASHAK të Republikës së Kosovës.
As që është me rëndësi se a ishe ajo ministre e PDK-së , apo e ndonjë partie tjetër.
As që më intereson përkatësia religjioze apo joreligjioziteti i saj!
Është çështje ytja, jo e imja .
Kjo është çështje e saj…!
Është çështje e intimës njerëzore, e secilit prej nesh!
Mbrëmë një «analist» në TV Dukagjini foli e shkretoi «për zgjedhjen e një katolikje…», e askush në studio su kujtue ta pyeste, se «a je ti analist Mysliman», apo çka je ti?
Ndërkaq, Sot një përkrahës i LVV kishte shkruat në fb «për tolerancën fetare», duke u thirrë në faktin «se është zgjedh një katolike», në një mjedis ku mendohet se «95 % janë mysliman»!?
Marrëzira…!
Ky është fjalorë i «Vëllazërisë Myslimane», të ndaluar me ligj edhe në Egjipt, aty ku është formuar më 1928.
Frymëzueses kryesore të Al Kaedas …!
***
Prandaj…, mos gënjeni, o të pakulturuar…!
Në Dardani janë mbi 95 % shqiptarë, e nuk ka asnjë Mysliman , se atë ditë kur të krijohet ndërgjegja e plotë Myslimane, qysh ka nisë, më nuk do ta durojnë Justina Pulen e as ateistin Ibrahim Kelmendi, pasi do ti konsiderojnë «Katolikë».
Prandaj, NDALOJENI islamizimin e kombit, se tashmë jetojmë në kohën e Islamit Global, ku islamisti “ynë” politik, preket “për fatin e keq” të Ujgurëve të Kinës, fatin e keq të Palestinës, Iranit apo Afganistanit!
Do të pikëllohen pa fund për shkatërrimin e HAMAS – it, apo të Hezbollahit, Partisë së Allahut!
Islamistët politikë me imamët jo të pakët , që kryesisht Turqia neoosmane po ua meremeton e ndërton xhamitë për interesat e veta gjeostrategjike – qysh tash janë kundër saj, përpos Arbnorëve, që ende e përbëjnë shumicën e popullit dhe që nuk lejojnë të identifikohet me asnjë religjion!
Edhe një herë: Urime…, Justina Pula !



