ARKIVI:
8 Mars 2026

UÇK se kishte në plan çlirimin, Thaçi i kishte thënë Fatos Klosit se gjithçka ishte për autonomi

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Foto nga lufta: Mujë Krasniqi dhe Hashim Thaçi
Halil Geci, Skenderaj
___
“Dëgjoni me vëmendje rrëfimin e Fatos Klosit në këtë video.”
“Fatos Klosi zbulon: Thaçi punonte vetëm për rikthimin e autonomisë – jo për çlirimin e Kosovës”
“Fatos Klosi rrëfen tradhtinë e Thaçit dhe manipulimin e UÇK-së, që sipas tij dukej si një lavdat
Deklarata e Fatos Klosit tregon publikisht se UÇK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij i LPK-ucave nuk kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, por vetëm rikthimin e autonomisë së dikurshme, që Tito ua kishte dhënë shqiptarëve për t’i qetësuar.
Pikërisht këtu qëndronte prapavija dhe thika e mprehtë e përgatitur nga shërbimi francez, përmes dorës së Hashim Thaçit (“Polarit”), i rekrutuar nga ky shërbim në bashkëpunim me UDB-në serbe. Ata përgatitën një spiun nga Drenica për ta vendosur në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të politikës, në mënyrë që të dukej i besueshëm nga vendi prej nga buronte zjarri i luftës.
Qëllimi ishte i qartë: gjatë luftës UÇK-ja të ishte nën kontroll, ndërsa pas luftës politika të ishte nën kontroll. Dhe ashtu ndodhi.
Në kohën kur zhvilloheshin bisedimet trepalëshe në Vjenë dhe Bruksel, të përgatitura nga Ibrahim Rugova, kërkesa ishte e qartë: shtet i pavarur, i hapur ndaj fqinjëve.
Pas ikjes së Rugovës dhe ardhjes së “Polarit” në pushtet, bisedimet u përmbysën.
Me ardhjen e tij në pushtet, “Polari” shkeli Pakon e Ahtisarit, duke i dhënë Serbisë gjithçka që ishte marrë vesh paraprakisht me shërbimin francez.
Këtu filloi tradhtia ndaj atdheut.
Ai ndau Veriun përmes “Zajednicës” me kompetenca ekzekutive, bëri 10 fshatra komuna serbe, përgatiti djegien e kishave që më vonë të merrnin status ekstraterritorial, i dhuroi Malit të Zi 8,226 hektarë tokë, ndërsa kundërshtarët politikë i vrau, i shantazhoi dhe i përndoqi.
Që Thaçi ishte i shitur, kjo u pa qysh nga fillimi. Azem Hajdari, në qytetin e studentëve, tregon se si Hashim “Polari” e pyeti:
– “A mendon, zoti Azem, se Ibrahim Rugova është i rekrutuar i UDB-së?”
Azemi iu përgjigj prerë:
– “Hup nga ky vend, he qen bir qeni! He faqezi i poshtër! Se po mos kofsha unë Azem Shkreli, që nuk të ngre zvarrë si qenin prej këtu… Hup!”
Polari, me bishtin nën këmbë si qen i rrahur, iku. Azemi e përshkroi si një djalë të lodhtë, me një këmishë laraman, ashtu siç ishte edhe nga brenda – laraman.
Përplasjet e LDK-së, e udhëhequr nga Rugova, akademikët dhe atdhetarët me emër, me agjentët e rekrutuar nga shërbimet francezo-serbe, kishin një arsye të qartë: Rugova nuk lejonte dhe as nuk diskutonte gjë tjetër përveç shtetit të pavarur, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërsa tradhtarët e udhëhequr nga Thaçi punonin për rikthimin e autonomisë nën juridiksionin serb.
Fatos Klosi
Ditë pas dite po dalin në shesh tradhtitë e këtij klani. Madje edhe vetë Fatos Klosi nxori publikisht tradhtinë e Thaçit dhe të UÇK-së, duke deklaruar se UÇK-ja nuk e kishte në plan çlirimin e Kosovës, por rikthimin e autonomisë nën tutelën serbe.
Pikërisht për këtë arsye ishte rekrutuar Thaçi, së bashku me vëllain e tij të madh, Gani “Polari”, dhe rrethin e tyre mbështetës.
Shërbimet e rekrutimit e dinin mirë se Rugova dhe rrethi i tij nuk do të pranonte kurrë rikthimin e Kosovës nën Serbi, prandaj u planifikua eliminimi i Rugovës dhe i proamerikanëve që e mbështesnin atë dhe Amerikën.
Kështu filloi eliminimi fizik i Rugovës dhe i rrethit të tij. Njëri prej tyre ishte Ibrahim Rugova.
U bë atentat ndaj Rugovës, dhe filloi një fushatë shkatërruese ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Të vrarë, të shantazhuar dhe të përndjekur u bënë Ahmet Krasniqi, Sali Çeku, Tahir Zemaj, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, truproja Besim Dajaku, Bekim Kastrati, dhe shumë të tjerë nga rrethi i Drenicës: Xhafer Behrami, Liridon Halilaj, Sejdi Koce, Haki Imeri.
Edhe vëllezërit e mi, Gani dhe Esat Geci, nuk u shpëtuan nga dhuna dhe plagosjet, ndërsa qindra mbështetës të Rugovës u përballën me terror dhe intimidim të hapur. Ishte një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar çdo mbështetje ndaj vizionit të Rugovës dhe për ta futur Kosovën nën ndikimin e klanit të Thaçit.
Qëndrimet politike të Rugovës ishin të qarta:
— Nëse Jugosllavia do të mbetej, Kosova duhej të avanconte si republikë e barabartë me gjashtë republikat e tjera;
— Nëse Jugosllavia shpërbëhej, Kosova do të shkëputej dhe do të bëhej shtet i hapur ndaj fqinjëve.
Nga intervista e Fatos Klosit mund të kuptohet qartë, ndërmjet rreshtave, se tradhtarët e LPK-së ishin të paguar me para të mëdha nga shërbimet francezo-serbe, duke ndërhyrë me njerëzit e tyre të rekrutuar për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin serb.
Këtë e dinte mirë Rugova, prandaj gjithmonë thoshte:
“Sa më larg Hashim Thaçin nga pushteti!”
Por tradhtarët, pas vdekjes së tij, nuk e dëgjuan, dhe LDK dhe Kosova përfundoi në duart e Thaçit dhe të klanit të tij.
Shih videon:

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I respektuari Halil Geci!

    Gjergj- Bajram Kabashi, kryeredaktor i DRINI, gjithëherë publikon shkrime relevante (të rëndësisë se veçantë).
    Shkrimi i juaj tregon guximin e juaj – shkruani për Hashim Thaçin i cili paska pasë qëllim autonominë e Kosovës – kuptohet nën juridikcionin serb: kjo është e tmerrshme!
    Poashtu e theksoni Azem Hajdari e ka quajt Hashimin qen bir qeni…hup nga ky vend…etj.
    Kam pas dëgjuar se Hashimi nuk e ka vlerësuar Rugovën, bile e ka nënçmuar…nuk e dashur; ndersa Rugova ka thënë: “Lëne Hashimin te¨ban shka te don veç me POLITIKË mos e leni me u marr, se nuk din shka asht politika!”

  2. Halil, nexhmije Hoxha i ka pas shkruajt Kurt Kolës që ta pranojnë si antare në shoqatën e të burgosurve dhe të përndjekurve popitikë. A do të këkon edhe Hashimi, Jakupi e … Rexhepi që Kuvendi i Kosovës të iu njoh stazhin e burgut si të politikë dhe të marrin nga 18 EURO për natë, sa janë e do të jenë në burg.
    Këto të drejta i kanë gëzua shumica e ish të burgosurve politik shqiptar në si Jugosllavi, që nga viti 1944.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu