Autor : Urosh D. Miketiq
MBI KOSOVËN, NË KOSOVË, NGA KOSOVA-SHTESË NJOHJES TË BIOGRAFISË POLITIKE TË PETAR STAMBOLIQIT
“A na duhet një ideologji Miti i Kosovës gjatë shekullit XX. Kjo ka mundur të na ndodhë deri më vitin 1878, por jo edhe sot. Për shënimin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës u shkruan romane, drama, filma dhe shumë publikime, do të thotë në bisedë me biografin historik Vençesllav Glishiqin të Petar Stamboliqit, duke e pranuar se si i ri ka shfaqur refuzim për ato që i ka ndëgjuar si “mburrje gjoksi” nga farefisi, shokë dhe fqinjë, të cilët kanë marrë pjesë në Luftën çlirimtare(Glishiq 2010:12).
Petar Stamboliqi gjatë karijerës së tij shumë të gjatë politike ka qenë i lidhur shumë me ngjarjet në Kosovë. Në radhë të pare, duhet seriozisht të hulumtohet përgjegjësia e tij në zgjërimin territorial të AKMO më 1959(Rajoni i Autonomisë Kosovë-Metohisë). Gjatë regjimit të Millosheviqit, shtypi e kritikonte se në këtë Rajon(ashtu quhet atëherë) ka llogaritur në kombinatorikën zgjedhore.
Sidomos i mvishet dëshmia për bashkangjitje të LESHAKUT(Serbia e Ngushtë) Rajonit Autonom të Kosovë Metohisë, më 1959.
Dhe se kjo ngjitje ka ndodhur me kërkesë të Petar Stamboliqit, për ta siguruar fitoren zgjedhore për deputet në Parlamentin e Serbisë , sepse shumica e votuesve të rinjë ishin Serbë(TV Novosti 1990).
Qytetarëve që me ndërryshimin administrativ i takonin Rajonit Autonom, iu është thënë se do të gravitojnë kah Mitrovica e Kosovës dhe se atyre iu premtua se ky ndryshim do të inicojë pasurim dhe të mira ekonomike, pa marrë parasysh se territorialisht kujt do t’i takojnë ata. Petar Stamboliqi, kuptohet se asnjëherë nuk e pranoi këtë rol dhe këtë punë të ndryshimit ia mveshi Slobodan Peneziqit- Kërcun
LESHAKU
Vendbanimi Leshak(Leposaviq) i takon komunës së Leposaviqit në Kosovë. Përmendet më vitin 1.395. Gjendet në anën e djathtë të lumit Ibër, 10 km në veri prej Leposaviqit. Poashtu gjendet në hekurudhën Beograd-Kralevë-Shkup.
Në kohën kur Leshaku ishte qendër e komunës, prej 1955-1959 mori rolin administrativo-juridik, shëndetësor, ekonomik, tregtar, kulturor-arsimor dhe qendër shkollore.
Në fshatin Leshat më 2004 jetonin 2.180 banorë.
/Këto ditë, në formë elektronike më erdhit libri i Urosh D.Miketiqit, për Petar Stamboliqin dhe Kosovën, në kohën, në realitet më vitin 1959, kur Republikës së Kosovës/atëherë e quanin Rajon Autonom i Kosovë Metohisë/ iu bashkangjit komuna e Leposaviqit dhe disa fshatra të rrethit të Rashkës në Serbi.
Sipas Fletoreve zyrtare të Serbisë në at vit ishin dy arsye:
Arsyeja e parë është kjo që u tha në këtë pjesë që e shkrova më lartë për Petar Stamboliqin dhe Kosovën, ndërsa arsyeja e dytë, Sllobodan Peneziqit-Kërcun ia bashkangjiti komunën e Leposaviqit dhe disa fshatra të rrethit të Rashkës Krahinë së Kosovës, sepse at vit, më 1959 këto vendbanime i takonin Republikës së Serbisë. Kjo ndodhi për ta shtuar numrin e banorëve serbë në Kosovë. Pra ishte e pastër nacionaliste dhe sipas meje për ta vuar në baraspeshë me ndryshimet që ndodhën në Serbinë Jugore, kur Lugina e Preshevës që deri me vitin 1947 i takonte, së pari Vilajetit të Kosovës, nga viti 1878, pastaj Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene dhe deri me vitin 1947 Banovinës së Vardarit me qendër Shkupi dhe qarku Kumanovë.

E përgatiti: Xhemaledin Salihu, Preshevë


