ARKIVI:
29 Maj 2026

Fiset “boshnjake” në Plavë e Guci

Shkrime relevante

Fiset “boshnjake” në Plavë e Guci

Dom Nikë Ukëgjini Plava dhe Gucia gjatë shekujve kanë qenë qendra të...

Loris Castriota, Arbëreshi që vazhdimisht kthehet për ta mbrojtur kombin

Foto e imja me Loris Kastriotin, me 6 maj 2026, pranë...

Naim Frashëri, Gjergj Fishta dhe kriza e kujtesës kombëtare shqiptare

Nga Frank Shkreli KUR NJË KOMB HARRON GJIGANTËT E VET Në të vërtetë,...

Presidenti Bajram Begaj në Haxh, është gjunjëzimi i shtetit laik shqiptar

Luan Dibrani, Gjermani Jo ta ringjallim diktaturën, por ta ringjallim dinjitetin e...

Politika nuk matet me “din e iman”, por me ligj, integritet institucional dhe rezultat

Basri Beka, Prishtinë Kur S’Ke Argument, Flet për “Din e Iman” Kur politika...

Shpërndaj

Dom Nikë Ukëgjini

Plava dhe Gucia gjatë shekujve kanë qenë qendra të njohura tregtare dhe, njëherazi kryqëzimi kryesor i rrugëve të atëhershme të cilat “Serbinë kontinentale e lidhnin me Zetën dhe Bregdetin, gjegjësisht me qytetet me të cilat bëhej tregti, siç ishin, Dubrovniku dhe Kotori” – thotë Konstantin Jeriçek. Kështu, që nga fillimi i shekullit XIX në territorin Plavë – Guci u vendosën 285 vëllazëri prej 19 fisesh shqiptare dhe malazeze. Më së shumti kishte nga fisi i Kuçit (50 vëllazëri) disa shqiptare e disa malazeze, pastaj kelmendas (27 vëllazëri), kurse vëllazëritë e tjera ishin nga fiset e Triepshit, Grudës, Kojës së Kuçit ( rrethi i Podgoricës), Hotit, Kastratit, Shkrelit dhe Shalës (rrethi i Shkodrës).

Mirëpo, pas një kohe të shkurtër, 90% të vëllazërive katolike të emigruara, pranuan islamin, për arsye të presioneve të ndryshme turke dhe interesave ekonomike e sociale të caktuar të vazhdueshme nga pushtuesit.

Pas Kongresit të Berlinit (1878), kur viset e Plavës dhe të Gucisë dhe viset e tjera të Shqipërisë veriore iu dorëzuan Malit të Zi, këto vëllazëri pranuan edhe gjuhën serbe dhe veten e konsideronin me kombësi myslimane apo dhe boshnjake.

Etnografi serb, Jovan Cvijiq, i quan këta “myslimanë” “Serbë me fe islame”. Në bazë të këtij parimi ai jep përfundimin se në vitin 1905, në Plavë dhe Guci (pa llogaritur aty Vermoshin, që gjendet në Shqipëri), në 29 fshatrat përreth ka pasur 912 shtëpi serbe, prej tyre 207 sllavo-ortodokse dhe 706 të islamizuara; 878 shtëpi shqiptare, prej të cilave 69 katolike, çka do të thotë, se 11,6% kishte serbë, 39,9% serbë të fesë islame dhe 49% shqiptarë. Shihet qartë se etnografi serb, Cvijiq nuk do të pranojë që pas Kongresit të Berlinit shqiptarëve të fesë islame, iu ishte diktuar me dhunë gjuha serbe. Këtë e vërtetojnë statistikat turke të vitit 1908 – 1909, ku është shënuar, se në rrethin e Gucisë në ato vite kishte 9.905 shqiptarë, gjegjësisht myslimanë dhe katolikë, ose 82,6%; kurse, serbë kishte 1.812 ose 15,5% dhe 356 të tjerë.

Shqiptarët katolikë dhe ata të islamizuar të cilët ruajtën gjuhën e vet, u grumbulluan në fshatrat e afërta përreth Plavës dhe Gucisë, si: Nokshiqi, Rzhanica, Pepaj, Hoti, Hakaj, Martinaj, Vishnjevë, Doli, Vuthaj dhe Gerqar. Shqiptarët me fe katolike në këto fshatra ishin pakicë. Deri në vitin 1925,  ata i vizituan kohë pas kohe misionarët nga famullitë kufitare të Shqipërisë, Vuklit dhe Selcës. Është me interes të përmendim se nuk është shënuar ndonjë konflikt i rëndësishëm në mes të shqiptarëve katolikë dhe atyre të islamizuar. Nuk përbënte ndonjë problem se prijësi – bajraktari i fisit të ishte njeri i cili kishte kaluar në fenë islame, pa marrë parasysh se shumica e fisit edhe më tej, kishte mbetur besnik fesë së vet katolike. Mirëpo, kundër interesave të shumicës së bashkëfisnorëve të vet as prijësi mysliman nuk e udhëhiqte fisin. Në fakt më shumë i jepnin rëndësi lidhjeve fisnore të gjakut, sesa dallimit në fe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu