ARKIVI:
29 Maj 2026

Loris Castriota, Arbëreshi që vazhdimisht kthehet për ta mbrojtur kombin

Shkrime relevante

Fiset “boshnjake” në Plavë e Guci

Dom Nikë Ukëgjini Plava dhe Gucia gjatë shekujve kanë qenë qendra të...

Loris Castriota, Arbëreshi që vazhdimisht kthehet për ta mbrojtur kombin

Foto e imja me Loris Kastriotin, me 6 maj 2026, pranë...

Naim Frashëri, Gjergj Fishta dhe kriza e kujtesës kombëtare shqiptare

Nga Frank Shkreli KUR NJË KOMB HARRON GJIGANTËT E VET Në të vërtetë,...

Presidenti Bajram Begaj në Haxh, është gjunjëzimi i shtetit laik shqiptar

Luan Dibrani, Gjermani Jo ta ringjallim diktaturën, por ta ringjallim dinjitetin e...

Politika nuk matet me “din e iman”, por me ligj, integritet institucional dhe rezultat

Basri Beka, Prishtinë Kur S’Ke Argument, Flet për “Din e Iman” Kur politika...

Shpërndaj

Foto e imja me Loris Kastriotin, me 6 maj 2026, pranë përmendores së Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Foton e bëri Agim Morina, shkrimtar, piktor dhe studjues i Gegnishtes nga Prizreni. 
Loris Castriota Skanderbegh II  është një Arbëresh i shquar dhe gazetar profesionist, që ka punuar për gazeta, revista, radio dhe televizione dhe drejton periodikë me shtyp dhe portale informacioni në internet, duke u marrë sidomos me kulturë, sport dhe kronikë. Lorisi për çdo 6 maj është duke ardhur në Prishtinë, ku me aktivistin Basri Beka e të tjerë nga organizata “Shqiptaria”, merr pjesë në shënimin tashmë tradicional të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, kryeheroit të kombit, duk u mbledhur tek përmendorja e tij në kryeqytet. 
 
Ai është përgjegjës i komunikimit për shoqata dhe institucione kulturore dhe sportive në Itali. Lorisi përkujdeset për zyrën e shtypit të përfaqësuesve politikë, përfshirë dy Kryetarë Bashkish të Foggias.
 
Hulumtues i apasionuar i historisë lokale, ka tre publikime në lidhje me historinë e territorit dhe familjeve fisnike të Mbretërisë së Napolit. Prej vitesh është i angazhuar në përhapjen e njohurive mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Itali dhe në botë. Ai promovon me shumë iniciativa forcimin e lidhjeve midis popullit shqiptar dhe atij italian dhe midis shqiptarëve dhe Arbëreshëve, komunitetit historik shqiptar në Itali.
 
Ai bashkëpunon me shoqata dhe institucione të ndryshme – italiane, shqiptare, kosovare dhe të kombeve të tjera – për realizimin e ngjarjeve të përhapjes kulturore.
Aktivitetet e tij të gjithanshme dhe cilësore, zelli dhe përkuhstimi i tij kultuiror dhe atdhetar, ishin shtytës vendimtar që ta kontakotoja dhe intervistoja për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Globak”, duke qenë i vetëdijshëm se kush me mirë se një Arbëresh nuk mund të flas për të kaluarën dhe të ardhmen pasi pikërisht dëbimi “matan detit” në Itali para shumë shekujsh bartë vulën e dhunës së egër shfarosëse islamizuese të Perendorisë Osmane.
__
Është me të vërtetë një kënaqësi e madhe të kem mundësinë t’ju intervistoj, zoti Loris Castriota, për librin “Shqiptarët në luftën kundër Islamit Global”. Ju jeni pasardhës të heroit të madh kombëtar Gjergj Kastrioti, kryeheroit të kombit, i cili në kohën e vet luftoi dhe mbrojti vendin nga Perandoria Osmane – xhihadiste, një luftë që vazhdoi edhe shekujt pasues deri në vitin 1912, kur Perandoria u detyrua të tërhiqej nga Gadishulli Illirik dhe nga të gjitha territoret shqiptare. Ju jeni një dëshmi e gjallë, edhe përmes mbiemrit tuaj, që nuk keni harruar kurrë Atdheun e të parëve, për këtë arsye ndërgjegjja juaj shqiptare flet me gjuhën e zemrës dhe ju interesoheni për të gjitha ngjarjet që ndikojnë në forcimin e identitetit kombëtar “nga kjo anë e detit”…
 __
Loris Castriota: Të jesh trashëgimtar i drejtpërdrejt nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu është burim i një krenarie të madhe, sepse bëhet fjalë për një njeri që ka shkruar faqe të rëndësishme të historisë botërore, por është gjithashtu një përgjegjësi e madhe: duhet të tregosh se je në lartësinë e një familjeje kaq të shquar, duhet të sillen në mënyrë dinjitoze, duke respektuar historinë e madhe të Shqipërisë dhe të popullit të saj. Dhe duhesh, mbi të gjitha, të kuptosh nëse toka jonë e origjinës respektohet ashtu siç do të ishte e drejtë, duke qenë se bëhet fjalë për një popull të jashtëzakonshëm me një histori dhe kulturë shumë të lashtë. Nëse dikush, nga jashtë, po përpiqet të fitojë kontrollin politik ose edhe vetëm kulturor mbi Atdheun tonë, unë kam detyrën morale të bëj atë që paraardhësi im bëri për tokën e tij: të mbrojë autonominë e saj, të afirmojë pavarësinë e saj dhe të drejtën e saj për të jetuar në liri të plotë fatin e vet.
__
Ju jeni dëshmia e asaj se si një pushtues i madh dhe i pamëshirshëm shkatërroi gjithë elitën ushtarake, kishtare, kulturore, universitare (Universitetin e Durrësit dhe të Shkodrës i shkatërroi në themel) dhe dëboi nga vendi stafin e tij, gjatë periudhës së luftës për lirin të Gjergj Kastriotit dhe pas tij, dhe në vendin tuaj solli si kolonë familje nga të gjitha rajonet e Perandorisë Osmane. Por njerëz si ju, edhe nëse kanë harruar gjuhën e të parëve të tyre, nuk kanë harruar mbiemrin origjinal Kastrioti. A mund të rrëfeni për lexuesit e librit “Shqiptarët në luftën me Islamin Global” nëse e mbani mend se si arritët në përfundimin se duhej të ruhej mbiemri i të madhit të parëve tonë…?
__ 
Loris Castriota: Dua të saktësoj se familja ime nuk e ka “haruar gjuhën e të parëve të saj”. E shpjegoj këtë prej 20 vjetësh dhe e përsëris këtu: familja Castriota, si edhe familje të tjera të rëndësishme që erdhën nga Shqipëria në Jug por edhe në Veri të Italisë (Musacchi, Vrana Konti, Dukagjini, Arianiti, Durazzo dhe shumë të tjera) u pritën në fisnikëri italiane dhe nuk iu lejua të jetonin me komunitetet arbëreshe që banonin në fshatra të vegjël, mjaft të izoluar, ku ishte e mundur të ruhej gjuha e tyre, traditat, zakonet, këngët dhe vallëzimet dhe kështu me radhë. Në ato fshatra, edhe sot, pas pothuajse 560 vjetësh, flitet shqipja e vjetër. Familjet e shquara shqiptare që erdhën në Itali ishin shoqërisht “të detyruara” të jetonin në qytete më të mëdha, të frekuentonin familjet e shquara italiane (duke krijuar me to martesa), të flisnin italisht, të ndjekin ritualet katolike, pa mundur të flisnin gjuhën amtare. Në fund, pas disa brezash, familjet filluan të flisnin italisht! Nga ana tjetër, kjo është ajo që po ndodh aktualisht me familjet shqiptare që mbërritën në vitin 1991: nipërit e tyre (nëse jo tashmë fëmijët e tyre) nuk flasin më shqip!
Sa i përket pyetjes “a kujtoni se si arritët në përfundimin se duhej të ruhej mbiemri i të parit të madh…?”: ne nuk arritëm në këtë përfundim! Ne gjithmonë kemi ruajtur krenarinë për mbiemrin tonë dhe origjinën tonë shqiptare dhe, mbi të gjitha, për prejardhjen nga i madhi Gjergj! Nuk ka pasur kurrë një brez – unë i përkas brezit të 15-të nga Gjergji – që të mos ketë deklaruar se rrjedh nga i madhi hero shqiptar Gjergj Kastrioti.
Kremtimi i ditëlindjes së Gjergj Kastriotit në Prishtinë…
___

Kur vitin e kaluar, më 6 maj, u gjenda në Prishtinë përpara monumentit të Gjergj Kastriotit, më erdhi në mend poezia Vrull e Zef Serembes, poetit Arbëresh, kur thoshte se:

Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

Ndërsa poeti i madh Zef Serembe shprehte nostalgji për vendin që dikur ishte braktisur dhunshëm nga “…turku që na la pa Mëmëdhe”, ti rikthehesh pas shumë shekujsh te Arbnorët e Dardanisë dhe të tjera rajone që festojnë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit. Pjesë e kësaj lufte të madhe për identitet je edhe ti, Loris Kastriota, ashtu si të gjithë ne që kemi probleme me “turkun e ri”, apo jo?

___

Loris Castriota: Është e rëndësishme të dëshmohet se ndërgjegjja, fuqia e vullnetit, vendosmëria për të mbrojtur Shqipërinë etnike dhe shqiptarët jetojnë ende të paprekura në shpirtin dhe mendjen e atyre që mbajnë me krenari dhe përgjegjësi këtë mbiemër! Unë ndjej se është detyra ime të jap shembull për ata që nuk e ndiejnë rëndësinë e mbrojtjes së kombit të tyre, të pavarësisë së popullit të tyre. Shqiptarët e kanë bërë këtë për shekuj, duke dhënë dhjetëra heronj që sakrifikuan jetën e tyre për të çliruar tokën e tyre. Nuk mund të zhgënjehet ai që, pas gjysmë mijëvjeçari, mban ende një respekt të shenjtë për familjen e Gjergj Kastriotit dhe nuk mund të ndalet së luftuari për tokën e tij, për popullin e tij!
__
Si e sheh Loris Castriota gjithë përpjekjen e kombit për mbrojtjen e identitetit në rrezik, sidomos tani pas çlirimit të Kosovës nga NATO dhe UÇK? Pse ndodh kjo, sipas teje…?
 __
Loris Castriota: Shqiptarët, dhe më parë Pelasgët dhe Illirët, kanë luftuar – si shumë popuj të tjerë – për pavarësinë e tyre. Por ndërsa popujt e tjerë patën mundësinë të organizoheshin në një shtet të tyre kombëtar, Illirët dhe Shqiptarët duhej të duronin së pari dëshirat për zgjërime territoriale të romakëve të lashtë, pastaj ato të familjeve mbretërore si Angiò, më pas ambiciet personale të familjeve që kërkonin lavdi në zonën e ndikimit të Bizantit, pastaj kundër aspiratave për mbizotërim të Republikës së Venedikut dhe, përfundimisht, etjen për pushtim dhe shtypje të Perandorisë Osmane. Edhe në vitin e pavarësisë, 1912, Shqipëria nuk pati asnjë zë në kongresin që përcaktoi kufijtë e saj zyrtarë: populli shqiptar u “shkëput” dhe shumë u gjenden duke jetuar, nga një ditë në tjetrën, në një vend të huaj. Kjo është arsyeja pse, përveç se janë të gatshëm të vdesin për pavarësinë e Atdheut – ashtu siç ka ndodhur më së fundit për popullin e Dardanisë (ose Kosovës, siç është thirrur zyrtarisht shteti i ri në Kushtetutën e tij). Dhe kështu do të jetë gjithmonë, derisa të drejtat e shqiptarëve të respektohen nga të gjitha kombet e tjera.
__
Më ka befasuar reagimi yt ndaj një tregimi rreth përndjekjes ndaj Gëzim Gjin Hajrullahu, kur pasi lexove tregimin e tij, i the se kur të shkosh në Kosovë do të shkosh “të flasësh me drejtorin e shkollës” ku punon Gëzimi. Mund të tregosh për librin se çfarë do t’i thoshe drejtorit të asaj shkolle?
__ 
Loris Castriota: Drejtorit do t’i thoja se është një tradhëtar i detyrave të tij si edukator. Folja “edukare” rrjedh nga latinishtja “ex” dhe “ducere”, domethënë, “të nxjerrësh jashtë”, pra të nxjerrësh nga fëmijët dhe të vlerësosh atë që ata kanë brenda: aftësitë, pasionet, talentet dhe potencialet natyrore të individit, duke respektuar veçantinë e tij.
Nëse, përkundrazi, ai duhet të bëhet një punë e “futjes së detyruar” të temave në kokat e nxënësve, duke kushtëzuar mendjen e tyre me orientime politike dhe fetare, po e ndotin punën fisnike të mësuesit, i cili i bën mendjet njerëzore të formohen e piqen, jo t’i përkulë ndaj vullnetit dhe shijeve personale!
Për më tepër, nëse krijohen probleme për një mësues që tenton të ruajë laicozmin e shkollës dhe sidomos mbron identitetin historik të kombit të tij, siç bën Gëzim Gjin Hajrullahu, shkilen edhe detyrat njerëzore të atij mësuesi dhe të drejtat e mësimit të nxënësve. Nëse drejtoria e shkollës dëshiron të lejoj mësimdhënien e përmbajtjeve islame, duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me mësimet kristiane dhe me ato të feve të tjera. Por, mbi të gjitha, nuk duhet kurrë t’i japë hapësirë të veçantë një besimi që është imponuar në tokat tona me gjak, me forcë dhe me dhunë. Për këtë arsye, do t’i thoja atij drejtori se, në vend që të pengojë punën e Gëzimit, duhet të kthehet të jetë një person me dinjitet dhe të japë dorëheqjen nga roli i tij, për t’i kërkuar falje mësuesit që e ka trajtuar padrejtësisht dhe nxënësve që nuk i ka mbrojtur nga ndikimet e profesorëve të tjerë më pak të ndershëm.
__
Si e sheh festimin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit afër monumentin e tij në Prishtinë, që do të bëhet një festë tradicionale kombëtare, ku vitin e kaluar dhe këtë vit, ke marrë pjesë në festim. Vitin e kaluar kishte edhe shumë të rinj arbëreshë që u paraqitën me ansamblen e tyre, duke na sjellë kënaqësi dhe emocion historik. Kishte edhe me 6 majin e sivjetshëm. Fotografitë e shumta që njerëzit donin të bënin me ty treguan gjithashtu këtë takim – emocion historik..? Si ndihesh?
__ 
Loris Castriota: Jam i gëzuar që një shoqatë kulturore private si “Organizata Shqiptaria”, e miqve të mi Qëndrim Kryeziu dhe Barsi Beka, ka dy vjet që po organizon një ngjarje kulturore dhe historike kaq të rëndësishme!
Loris Castriota me Basri Bekën
___
Kujtimi i figurës së madhe të paraardhësit tim, i cili ka shënuar historinë jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë Evropës dhe botës, do të thotë të ruash të fortë identitetin e kombit shqiptar dhe të ofrosh një shembull për të rinjtë për të rilindur Shqipërinë etnike dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve mbi nevojën për të respektuar një komb që ka qenë protagonist i Historisë dhe duhet të kthehet të jetë, më në fund si Komb i lirë, pa u mbështetur te ndikimi politik ose fetar i vendeve të tjera.
Shpresoj që megjithatë të jetë shteti kosovar, Qeveria e tij, që të angazhohet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tij. Vetëm kështu mund të tregojë se është i denjë për besimin që i është dhënë nga zgjedhësit.
Sa i përket festës së 6 majit, duhet të bëhet patjetër një festë shtetërore. Unë ndihem shumë mirë, sepse dua entuziazmin e të gjithë atdhetarëve që vijnë në numër të madh nga e gjithë Dardania, Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Çameria, Mali i Zi dhe vende të tjera ku ka prani të fortë të shqiptarëve. Më pëlqen të jem me njerëzit e mi. Jam i lumtur dhe i emocionuar. Shpresoj që do të bëhet një ditë Festë Kombëtare!
__
Arbëreshët, qoftë ata të riteve lindore apo perëndimore, për shumë shekuj kanë ruajtur nostalgjinë dhe ëndrrën për Atdheun e tyre të lënë me forcë. Duhej të kalonit detin e trazuar për t’u shpëtuar, por sot, pushtuesi i vjetër, në vend të deveve dhe kuajve si dikur, kthehet “me qelq mbi qelq”. Si e sheh një arbëresh i zgjuar gjithë këtë valë asimilimi?
__ 
Loris Castriota: Nuk jam i sigurt që të gjithë Arbëreshët janë të vetëdijshëm për përpjekjet që Turqia dhe disa vende arabe po bëjnë – që prej kohësh – për të fituar ndikim më të madh politik, ekonomik dhe edhe kulturor mbi Shqipërinë dhe Dardaninë.
Arbëreshët po përpiqen të intensifikojnë kontaktet me tokën e tyre të origjinës: përpiqen të udhëtojnë në Shqipëri dhe Kosovë, të krahasojnë gjuhën, këngët, vallëzimet, kostumet, traditat me njerëzit nga të cilët dinë se rrjedhin. Vetëm hap pas hapi po kuptojnë edhe situatën gjeopolitike të vendeve shqiptare të sotme.
Unë, që përpiqem të jem i informuar për historinë dhe kulturën, por edhe për kushtet shoqërore dhe politike të Shqipërisë etnike, e njoh mirë situatën dhe jam i shqetësuar, sepse politika ndërkombëtare nuk e ka vënë re këto përpjekje të reja për pushtim, shumë më të rrezikshme sepse kryhen me mjetet e fshehta të ndërtimit të xhamive të reja (dhe restaurimit të atyre të vjetra), themelimin e universiteteve me frymëzim islam që ofrojnë shumë përfitime për studentët shqiptarë, investimet masive të kapitalit turk dhe të vendeve të tjera që aplikojnë kushtetuta teologjike për të kontrolluar ekonominë shqiptare dhe kosovare, prodhimin e librave, filmave, programeve televizive që përpiqen të fitojnë simpatinë e popullsisë shqiptare ndaj Turqisë dhe botës arabe…
Qartësojmë: Islami ka të drejtën e plotë të ekzistojë dhe do të ketë respektin tim deri në momentin kur të përpiqet të konvertojë shqiptarë të tjerë në fenë myslimane – sidomos në shprehjet e tij më ekstremiste – ashtu siç kam respekt të madh për popullin turk që, megjithatë, duhet të kuptojë se nuk mund të kthehet kurrë për të sunduar mbi tokën shqiptare! Na kanë hequr lirinë për 5 shekuj, duke u përpjekur të fshijnë identitetin tonë kombëtar dhe historinë tonë, por nuk ia dolën: dhe tani përballë tyre ndodhet një popull që ka një ndërgjegje më të madhe për madhështinë e vet! Shpresoj vetëm që politikanët shqiptarë – të cilët e kuptojnë shumë mirë këtë situatë – të mos heqin dorë, për interesa personale, nga mbrojtja e dinjitetit të kombit të tyre!
__
Shumë islamistë, dhe veçanërisht imamët, theksojnë vazhdimisht se «islami është një fe paqësore», se «nuk erdhi me forcë te shqiptarët», por njerëzit e pranuan paqësisht? Kërkohet shpjegimi i një Arbëreshi, siç je ti?
__ 
Loris Castriota: Të përsërisësh vazhdimisht një gënjeshtër nuk e bën atë të vërtetë. Në pothuajse të gjitha vendet ku sundon një regjim teokratik, të drejtat e njeriut shkelën, gratë trajtohen më keq se kafshët ose objektet, opozitarët politikë shtypen dhe ata që e kanë një religjion tjetër përndiqen nëse jo torturohen dhe vriten. Thjesht, ne duhet të respektojmë lirinë fetare (dhe civile) të secilit, por nuk do të lejojmë askënd t’ua imponojë shqiptarëve një besim fetar që është i pranishëm në tokat tona vetëm sepse paraardhësit tanë u konvertuan me forcë. Nëse imamët e mohojnë këtë, do të thotë se ata nuk e njohin historinë ose dinë shumë mirë që është e vërtetë, por për të promovuar besimin e tyre thonë gënjeshtra të mëdha pa turp.
Më 6 maj 2026, duke e kremtuar ditëlindjen e Gjergj Kastriotit në Prishtinë 
___
Muftiu i Shkodrës Muhamet Sytari vazhdon të festojë figurën Jakobine të Sultan Mehmet II Fatih, njeriu që ka kryer shumë gjenocide kundër shqiptarëve dhe edhe kundër Shkodrës dhe një sërë qytetesh shqiptare. Po kështu vepron edhe BIK-u i Kosovës, ku i pari shpreh admirim për faktin se Sultan Murati, në atë që quhet Beteja e Kosovës, e cila u udhëhoq nga Koalicioni Ballkanik, kryesisht nga shqiptarët, na ka “çliruar nga serbët dhe ruajtur gjuhën shqiptare”? Si shpjegohet “kjo dashuri e madhe për pushtuesin” e atyre që janë islamizuar, e imamëve dhe disa të tjerëve?
__ 
Loris Castriota: Duket e qartë se këto persona janë mposhtur nga fanatizmi fetar. Nga njëra anë, ata deklarojnë se i përkasin një “feje paqeje”, pastaj lavdërojnë figura që kanë kryer masakra kundër njerëzve që praktikonin besime të ndryshme. Shqiptarët që besojnë në fjalët mashtruese të këtyre autoriteteve fetare janë qartë të ndikuar nga motive të tjera: ndoshta, nga përfitimet ekonomike që mund të rrjedhin nga miqësia me ata që predikojnë një besim duke shpërndarë para ose përfitime personale. Ata që mbështesin këto persona po tradhtojnë gjakun e tyre dhe po njollosin shumë heronj që janë sakrifikuar ndër shekuj për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe të drejtat e shqiptarëve. Duhet të turpërohen: nuk mund të mohosh historinë tënde vetëm për interesa personale!
Po na krijohet një “shoqëri paralele” përmes xhamive dhe imamëve me të tjerë islamistë… Deri tani ata janë mbështetur nga injoranca e shtetit dhe tani ndoshta gjërat janë në duart e një kombi të tërë që nuk do të lejojë alienimin për interesa të huaja gjeostrategjike-anti-shqiptare? Çfarë duhet të bëjë një komb, sipas një Arbëreshi, për të mundur këtë, le ta quajmë kështu, pushtim të brendshëm…?
__ 
Loris Castriota: Shpresoj shumë që kjo të jetë thjesht për shkak të injorancës ose për naivitet nga ana e disa politikanëve që nuk kuptojnë të autorizojnë shumë ofendime ndaj dinjitetit të vendit tonë. Të frikësohem, përkundrazi, që pikërisht për ato interesa personale që përmenda më parë, ata që kanë përgjegjësinë për të mbrojtur historinë dhe kulturën e Shqipërisë u kanë dhënë shumë hapësirë atyre që nuk duan të na respektojnë dhe duan të ndryshojnë identitetin tonë, mënyrën tonë të jetesës, besimet tona fetare.
Mënyra për të reaguar është të vazhdojmë të kujtojmë sa e madhe ka qenë historia e Shqipërisë, dhe sa më e lavdishme do të kishte qenë, nëse nuk do të kishte pasur shtypje dhe padrejtësi që ky komb ka përjetuar gjatë shekujve. Vetëm kështu shqiptarët injorantë dhe ata me qëllime të liga do të kuptojnë që nuk duhet të lihet asgjë për ata që duan të pushtojnë sërish Atdheun tonë.
__
Keni ndonjë informacion mbi Lëvizjen e Deçanit që u formua disa vite më parë dhe mbi faktin e trishtë se partitë politike e kanë futur “mbrojtjen e Islamit” në agjendat e tyre elektorale…?
__
Loris Castriota: Ndjek me shumë vëmendje iniciativat e “Lëvizjes së Deçanit” dhe e vlerësoj shumë punën e tyre. Duhet të jetë Shteti ai që mbron identitetin kombëtar dhe sidomos që pengon veprën e islamizimit dhe arabizimit që vende të huaja po kryejnë prej kohësh në Kosovë. Nëse shqiptarët e Dardanisë vendosin të ndryshojnë angazhimin e tyre fetar, duhet ta bëjnë lirshëm dhe jo nën ndikimin politik, ekonomik dhe kulturor të fuqive të huaja. Unë vazhdoj të mendoj se nëse duhet të mbrojmë një besim, duhet të jetë ai që ndiqnin banorët e vendit para konvertimeve të detyrueshme që ndodhën mbi 5 shekuj më parë pas pushtimit otoman! 
Gjithashtu, propagandimi i lëvizjeve islamiste që synon të bindë botën se Kosova është një shtet me shumicë myslimane dhe se numri i besimtarëve po rritet vazhdimisht vë shtetin në vështirësi të mëdha ndaj komunitetit ndërkombëtar, i cili shtyhet të ngadalësojë procesin e njohjes zyrtare të pavarësisë së tij. Shpresoj vetëm që kjo inerticitet e Shtetit të jetë për shkak të paaftësisë për të lexuar këto intriga dhe jo për shkak të ndonjë marrëveshjeje të politikanëve tanë me ata që duan të imponojnë islamin radikal në Dardani!
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi . Intervista u bë për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu