ARKIVI:
6 Mars 2026

“VATRA” u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe Ministren Donika Gërvalla

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Sokol Paja

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra u takua me Presidenten e Republikës së Kosovës zonjën Vjosa Osmani, Ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ambasadorin Frymëzim Isufaj, Ambasadorin Valdet Sadiku dhe ekipet shoqëruese diplomatike. Në takimin e pritjes në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York që Presidentja e Kosovës Osmani zhvilloi me diasporën shqiptare në USA, delegacioni i Vatrës përbëhej nga kryetari Elmi Berisha, Presidenti i Nderit Agim Rexhaj,  nënkryetarët Dr. Pashko Camaj e Besim Malota, anëtari i Kryesisë Anton Raja, anëtari i Këshillit Agim Alickaj, editori i Diellit Sokol Paja e vatranë të tjerë. Ceremoninë e pritjes dhe fjalën përshëndetëse e hapi Konsulli i Shtetit të Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj i cili falenderoi të pranishmit dhe u ndal në vlerësime të larta për rolin dhe ndihmën që diaspora e Amerikës ka dhënë për shtetin e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se: “Mërgata shqiptare në USA ka qenë dhe mbetet shpirti e zemra e shtetit e kombit tonë. Ju e keni mbajtur gjallë shtetin tonë në kohët më të vështira. Këtë e dëshmuat edhe në kohë pandemie, ju nuk na latë vetëm. Nga ju patëm çdo mbështetje dhe për këtë meritoni çdo respekt dhe vlerësim. Mërgata jonë e sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mergata më e jashtëzakonshme. Potenciali i jashtëzakonshëm që ofron mergata jonë do të jenë në vazhdim një investim për shtetin e Kosovës mbi të gjitha. Institucionet e Kosovës të dala nga vullneti i qytetarëve të Kosovës ka ndyshuar kuadrin ligjor duke hequr shumë procese burokratike me qëllim që mergata të jetë e sigurtë dhe të ketë lëhtësira investimi në Kosovë duke filluar te eleminimi i barrierave, dhënie përparësie dhe siguri në investimet strategjike.

Shteti i Kosovës do të angazhohet drejtëpërsëdrejti në mësimin shqip në diasporë. Shkollat shqipe në diasporë do të mirëmbahen nga shteti  i Kosovës. Shteti do të bëjë gjithçka që së bashku me diasporën gjeneratat e reja ta mbajnë të gjallë lidhjen më Mëmëdheun e tyre. Edhe qëndrat kulturore do të jenë më aktive. Jam këtu për t’iu falenderuar nga thellësia e zemrës. Ju kurrë nuk na keni lënë vetëm. Kontributi juaj si diapsorë për shtetin e Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm. Askush nuk mundet ta përshkruajë me fjalë. Mirënjohje për gjithçka që keni bërë” tha Presidentja Vjosa Osmani. Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla pasi falenderoi diasporën e Amerikës për kontributin e dhënë tha se: “Do identifikojmë nevojat dhe potencialin që qëndron në bashkëpunimin e ngushtë mes mergatës dhe institucioneve të Kosovës. Institucionet tona do të jenë të hapura dhe bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me mërgatën do të jetë shumë i fortë, dhe nga ky bashkëpunim do të fitojë Kosova.

Diaspora do të jetë e përfshirë në ndërtimin e institucioneve, nismave dhe projekteve konkrete me qëllim që të forcojmë e zhvillojmë Kosovën” përfundoi Ministrja Gervalla.

Takimi vëllazëror zgjati deri në mbrëmje vonë ku u zhvilluan biseda miqësore dhe falenderuese për ndihmën që diaspora ka dhënë për shtetin e ri të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu