ARKIVI:
6 Mars 2026

Veprimet e Azdren Bytyqit, e tejkalojnë rolin e avokatit

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Deklarimi publik i pseudo-avokatit ideologjik Azdren Bytyqi për paraqitjen e kallëzimit penal ndaj Ilirian Kastriotit përbën tejkalim të qartë të rolit profesional të një avokati dhe cenim të rëndë të etikës juridike. Asnjë avokat nuk ka të drejtë të shpallë fajësi publike, të etiketojë ideologjikisht individë dhe të nxisë klimë armiqësore përmes gjuhës stigmatizuese, para se drejtësia të ketë folur.
Etiketimi si ekstremist katolik zionist është gjuhë e qëllimshme provokuese, me ngarkesë ideologjike dhe fetare, që synon delegjitimimin publik dhe frikësimin. Kjo nuk është mbrojtje ligjore, por aktivizëm ideologjik i maskuar si procedurë juridike.
Azdren Bytyqi njihet poashtu edhe si avokat i Imamit Shefqet Krasniqi, i të njëjtit Imam që ka fyer publikisht Nënë Terezën. I njejti avokat është i biri i avokates Fehmije Bytyqi, mbrojtëse e Diamant Gashit, i cili akuzohet së bashku me një grup të akuzuarish për vrasjen e rreshterit, policit Muhamet Lika, në një kontekst ku organet e drejtësisë kanë theksuar elemente të indoktrinimit nga Islami Radikal dhe Politik. Po ky Islam Radikal dhe Politik ka shtyrë qindra të rinj shqiptarë drejt Sirisë për t’u përfshirë në një luftë që nuk kishte asnjë lidhje me interesin kombëtar shqiptar. Këto janë fakte të njohura dhe të dokumentuara në proceset gjyqësore dhe në raportet institucionale.
Në këtë kontekst, përpjekja për të stigmatizuar qytetarë shqiptarë që rikthehen në fenë katolike, duke i paraqitur si pjesë të “lëvizjeve të rrezikshme” apo si kërcënim shoqëror, është jo vetëm e papranueshme, por juridikisht e dënueshme nëse synon nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes. Liria e besimit dhe e pagëzimit është e garantuar me Kushtetutë. Askush, qoftë imam, avokat apo funksionar publik, nuk ka të drejtë të frikësojë apo të etiketojë shqiptarët për shkak të zgjedhjes së tyre fetare.
Është e qartë se ekziston një tendencë e organizuar për t’i paraqitur të rikthyerit në katolicizëm si problem. Kjo frymë, e ushqyer nga segmente të Islamit Politik dhe nga retorika e disa imamëve radikalë, bie ndesh me karakterin laik të Republikës së Kosovës. Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë arenë e projekteve ideologjike me frymë neo-otomaniste. Otomanizmi pushtues anti-shqiptar i përket së kaluarës së hidhur historike dhe nuk ka vend në një shtet modern, demokratik dhe evropian.
Imamët që nxisin nga minberët apo përmes rrjeteve sociale gjuhë përçarëse ndaj të rikthyerve në Kishën Katolike mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për çdo pasojë që mund të prodhojë një diskurs i tillë. Liria fetare nuk nënkupton liri për të sulmuar tjetrin.
Ne qëndrojmë fuqishëm pranë çdo shqiptari që ushtron të drejtën e tij kushtetuese për përkatësi fetare. Nuk do t’i nënshtrohemi presioneve të pseudo-avokatëve dhe as retorikës frikësuese që synon të imponojë heshtje përmes kallëzimeve penale. Në ditët në vijim do të shqyrtohet seriozisht mundësia e ndërmarrjes së veprimeve ligjore ndaj çdo individi, përfshirë avokatë apo imamë, që nxit publikisht urrejtje, përçarje ose kërcënim ndaj të rikthyerve në fenë katolike.
Radikalizmi fetar dhe Islami Politik janë sfida reale për çdo shtet laik. Republika e Kosovës ka obligim kushtetues t’i trajtojë me vendosmëri, pa standarde të dyfishta. Në të kundërtën, çështja do të ngritet edhe në instanca ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të rendit kushtetues.
Sinqerisht,
Blerim Nika

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu