ARKIVI:
16 Qershor 2026

Veprimtaria bamirëse e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër

Shkrime relevante

Edi Rama e preu n’besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

Paul Tedeschini, Milano, Itali  Shkurtimisht: Para zgjedhjeve të 11 majit 2025 Edi...

 Liria Demokratike & Robëria Socialiste

Besim Prishtina ____ Një socialiste e painformuar nga Shqipërisë ka deklaruar se Kosova...

O idhulli im, shpëtimtari i popullit tim

(Vargje mirënjohjeje Presidentit amerikan William Jefferson Clinton, mikut të madh të...

Sot…, poezi nga Fetah Rrustem Sheholli

SOT... Poezi Fetah Rrustem Sheholli Të kërkova: Nën hijen e rrushit Nën degët e kumbullës Në...

Mesazhi i vërtetë për mërgimin dhe përgjegjësia ndaj vendit

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Prej dekadash gurbeti ka qenë pjesë e...

Shpërndaj

Përgatitur nga sekretari i Shoqatës  Abas Fejzullahi

Më, 24.04.206 në hapësiren e klubit “Dardania “ në Zofingen të Zvicrës SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, mbajti mbledhjen e rregulltë të kryesisë sipas planifikimit vjetor. Në këtë mbledhje Kryetari i Shoqatës Z. Saim Tahiraj bëri një përmbledhje të veprimtarisë në drejtimin e bamirësisë dhe kulturës nga fillimi i këtij viti dhe njoftoi anëtarët e kryesisë për të gjitha veprimtaritë e jetësuara organizative si në vijim:

  • Në drejtimin e kulturës është zhvilluar një bashkëpunim i ndërsjelltë me Shefin e Misionit në Konsullatën e R.K në Cyrih të Zvicrës, Z.Vigan Berisha. Shoqata BISHZ * Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër* dhe SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, i kanë dorzuar 77 libra dhuratë për Bibliotekën e Kosullatës më 09-03-2026.
  • SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër në bashkëpunim me Konsullaten e Republikës së Kosovës në Cyri dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, më datën 09.05.2026 në hapësiren e siguruar nga udhëheqësi i Konsullatës në Cyrih Z. Vigan Berisha, do të hapet Ekspozita tematike-muzeore “Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit” në adresen: Katzenbachstrasse 4, 8052, Zürich në ora 18:00

Që nga fillimi i vitit 2026 deri më 24.04.2026 në drejtimin e bamirësisë dhe kulturës janë shqyrtuar kërkesat e drejtuara shoqatës, për t’i ndihmuar skamnorët qoft për shërim, strehim si dhe kërkesa të drejtimit kulturor sipas dokumentacionit dhe dëshmive bashkangjitur kërkesave të dërgura për shqyrtim në shoqatë. Në vijim të dhënatë në tabelen e paraqitur.

Në mblehjen e kryesisë më 24.04.2026 arkëtari paraqiti të dhënatë për grumbullimin e mjeteve  për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Skënder Rexhahmetajt në shumën prej 22000 E. Dëshmi regjistri me emra dhe mbiemëra të bamirësve dhe shuma e dhënë.

Si përfundim: SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, në shkurt të viti 2026 kremtoi 16 vjetorin e themelimit dhe për këto vite të veprimtarisë  që nga themelimi në drejtimin e bamirësi dhe kulturës në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në gadishullin Ilirik, i ka shqyrtuar kërkesat e arritura  dhe ka ndihmuar skamënorët për nevojatë e tyre  si për shërim, strehim , arsim e kulturë me shumën që kalon shifren prej 2.000.000 *Dymilionë Fr.*

Hero i Kosovës Dardane SALIH ÇEKAJ 22.06.1956 Broliq Pejë –10.04.1999 Koshare.

 

  2  
               Mjetet e grumbulluara sipër janë dorzuar komisionit në Kosovë për ndërtimin e shtëpisë për familje e Skënder Rexhahmetajt nga Isniqi Deçan, në shumën prej 22000 Euro, përmes arkëtarit të Shoqatës i autorizuar nga kryesia në mbledhjen e datës 24.04.2026, kur edhe ka përfunduar e mbyllur aksioni për grumbullimin e mjeteve.

 

 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu