ARKIVI:
16 Qershor 2026

Luka Musollaj një talent i rrallë në Taekwondo

Shkrime relevante

Mesazhi i vërtetë për mërgimin dhe përgjegjësia ndaj vendit

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Prej dekadash gurbeti ka qenë pjesë e...

Kosova dhe sfida e ndërtimit të kujtesës institucionale: një perspektivë mbi kapacitetin shtetëror dhe administratën publike

Agim Vuniqi, Vashington Mungesa e një sistemi të konsoliduar të kujtesës institucionale...

Në Gllogjan …, te yjet e Lirisë!

Sak Muji, Rugovë NË GLLOGJAN PUSHOJNË METEORËT E LIRISË Aty ku toka flet...

Kulla e Isniqit, meteorët e Lirisë

Sak Muji, Rugovë   I. Guri që mban kujtesë Nga kullat legjendare të...

Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50 – vjetorin e meshtarisë së tij

Nga Frank Shkreli I dashur Dom Nosh: Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë...

Shpërndaj

Tom Pergjoka

Shumica e fëmijëve në moshën 1-vjeçare sapo mësojnë të ecin. Por Luka Musollaj në këtë moshë filloi stërvitjen në Taekwondo. Sot ai është 17 vjeç dhe është një nga sportistët më të dalluar në këtë sport.

Luka lindi më 1 tetor 2008. Qysh kur ishte foshnjë, atë e merrte baba i tij në stërvitje në klubin Armare Waiblingen. Kur ishte vetëm një vjeç, ai u bë zyrtarisht anëtari më i ri i Unionit Gjerman të Taekwondo-s, ngjarje për të cilën në atë kohë shkruan edhe gazetat gjermane.

Luka tregoi qysh herët se ishte shumë i zellshëm. Në moshën 5-vjeçare kaloi provimin e parë dhe mori brezin e bardhë me të verdhë. Që nga ajo moshë, ai ka vazhduar të stërvitet çdo vit dhe ka kaluar shumë provime të tjera. Në moshën 12-vjeçare arriti të merrte brezin e parë të zi. Sot (17 vjeç) ai mban tashmë brezin e zi të shkallës së tretë. Ky është një nder i madh dhe tregon përvojën e tij shumëvjeçare.Sukseset dhe turnetë

Turneun e tij të parë Luka e zhvilloi në moshën 6-vjeçare dhe e fitoi menjëherë ndeshjen e parë. Kupa që fitoi atë ditë mbetet një nga kujtimet e tij më të dashura. Që nga ajo kohë ai ka marrë pjesë në më shumë se 50 turne.

Sukseset e tij janë mbresëlënëse si p.sh. suksesi ndërkombëtar kur në moshën 8-vjeçare doli i pari në kampionatin ndërkombëtar për fëmijë (International Children’s Championships). Në dhomën e tij ai ka tashmë 18 kupa dhe 30 medalje. Ai ka marrë pjesë në shumë gara, që nga kampionatet rajonale e deri te Kampionati Ndërkombëtar Gjerman.


Sporti nuk do të thotë vetëm fitore, por edhe disiplinë. Në vitin 2024, kur ishte 15 vjeç, mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Gjerman. Edhe pse iu desh ta ndërpiste ndeshjen për shkak të një lëndimi në sy, ai nuk u dorëzua.
Në vitin 2025 erdhi një tjetër sukses i madh kur në turneun e tij të parë si 17-vjeçar, ai fitoi medaljen e artë pas katër ndeshjeve të vështira.

Nderim nga qyteti i Waiblingen-it

Jo vetëm klubi i tij është krenar për të, por edhe qyteti i Waiblingen-it e ka vlerësuar talentin e Lukës. Për rezultatet e tij të shkëlqyeshme, ai është nderuar 8 herë rresht nga kryetari i komunës së qytetit.
Luka Musollaj tregon se me pasion dhe stërvitje që në vegjëli mund të arrihet shumë. Me padurim presim të shohim se çfarë suksesesh të tjera do të korrë Luka në të ardhmen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu