Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Në shenjë përkujtese
Për të vdekurit që kanë qenë të mirë, për ta duhet të flasësh vetëm fjalë të mira!
Rugova, Qosja e Kadare, a patën armiqësi, apo vetëm kritika e polemika ndermjetveti?! (pjesa 1)
Mendoj se: *Jeta është si një fluskë sapuni, të cilën një frymë (erë) sado e lehtë – e tretë largë e më largë dhe e humbë.
*Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit. Në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin.
*Jeta e njeriut është e ngjashme me anijet kozmike (aeroplanet, etj), të të cilët, prej pikënisjës (fillimit të fluturiimt) çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet. (Ua përkujtoj aparatin e vogël – “kutia e zezë”).
*Jeta me nderë e dinjitet, mirësi e qetësi, respekt e stabilitet, sjell paqe, harmoni dhe prosperitet.
*Vdekja paraqet kulmin piradimor, të gjithëmotshëm dhe më të dhimbshëm e më tragjik të ndarjeve nga njërri-tjetri, nga më të afërmit, nga më të respektuarit, nga më të dashurit…
*I lumi ai që vdes në qetësi e pas vetit lën vepra të mira.
*I pavdekshëm mbetët çdo ai njeri i cili gjatë jetës – sa ka qenë gjallë, ka bërë vepratë mëdha e të mira, e vepër e mirë, veç të tjerave, është edhe një fjalë e mirë, një kujtim i mirë; në mënyrë që njeriut (prej dikujt) t’i mbetën përshtypje të mira dhe kujtime të paharrueshme.
*Në kujtesën e gjatë të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka sjellë vetëm të mira!

Kadare dhe Qosja

Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 2006)
Akademik Rexhep Qosja (1936 – 2026)
Letra – foto e origjinalit:
Letra origjinale që Qosja ia la të nipit
Përmbajtja e Letrës së mësipërme e përshkruar nga origjinali – përshkak të lexuesit
NIPIT TIM VALJETIT
I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME
Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.
Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.
Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.
Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.
Vdes i qetë.
Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.
Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.
Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.
Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë.
Gjyshi yt, Valjet
Rexhep Qosja
Prishtinë, 30.4.2016 (nënshkrimi)
* Rexhep Qosja ka qenë shkrimtar eseist, por është marrë edhe me ”politikë”, e cila pastaj ka lënë hapsirë debati. Pikërisht më 23 prill 2026 u nda nga jeta. Njihen edhe polemikat me të ndjerin – shkrimtarin e madh Ismail Kadare, po ashtu edhe me shkrimtarin dhe studijuesin letrar – ish Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ish-Presidentin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
I zgjodha këto tri figura egocentrike të njohura për kontributin e madh që dhan’ për Kombin shqiptar, e të cilët nuk janë më në jetë.
Shënim: 1). Ibrahim Rugova, vdiq në vitin 2006, në moshërn 62 vjeçare,
2). Ismail Kadare, vdiq në vitin 2024, në moshën 88 vjeçare, dhe
3). Rexhep Qosja, vdiq në vitin 2026, në moshën 89 vjeçare.
Reagimet antagoniste të njerëzve të LDK-së ndaj Rexhep Qosjës (pas vdekjës së tij)
Pas vdekjës se Akademik Rexhep Qosjes, ndaj tij ka pasë reagime antagoniste nga njerëz të Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK-ës), çfarë nënkupton se, as nuk kanë folur, e as nuk kanë shkruar mirë për të.
Pse?
Pikë së pari, duhet bërë dallimin midis njerëzve të LDK-ës dhe vet personalitetit të Ibrahim Rugovës! E kjo ka një histori. Dihet reagimi publik i Rexhep Qosjes nda Rugovës dhe refleksioni i Ibrahim Rugovës ndaj tij. Po ashtu dihet se shigjetimi ka qenë i Qosjes në drejtim të Rugovës, e jo i Rugovës ndaj tij. Rugova NUK e e ka shkruar asnjë ”germë” – keq për Qosjen. Prapë këtu ka një histori. Në vitin 1989 me themelimin e LDK-ës, flitej se Qosjes iu ofrua një pozitë, por nuk ka pranuar, kështu që Qosja formoi një forum të intelektualëve, i cili nuk ka pasë një itentitet ”puro politik”, por është dashur të respektohej figura e tij. Në vitin 1998-të Qosja formoi një intentitet politik dhe, në saje të kësaj ai ishte faktor relevant për pjesëmarrje në Konferencën në Rambuje (1999), ku delegacioni prej pesë antarësh udhëhiqej prej Qosjes.
Sa i përket së kaluarës – Lidhjës së Shkrimtarëve, Qosja për pesë vjet nuk ka marrë pjesë në asnjë takim, ka munguar prej se, në vitin 1988, Rugova është zgjedhë Kryetar (i Lidhjës se Shkrimtarëve të Kosovës), as që është takuar me Rugovën. Ka ardhë në një takim me ambasadorin amerikan Cimerman- kur Cimerman ka kërkua prezencën e tij. Në panel kanë qenë, në njënën anë: Rugova, Cimerman dhe Brus Konak – sekretari i tij, në anën tjetër kanë qenë: Adem Demaçi, Qosja dhe Burhan Kavaja; në anën tjetër kanë qenë: Fehmi Agani, Alush Gashi etj. Komunikimi midis Qosjes dhe Rugovës ka qenë krejt pasiv, dmth. Qosja e ka ruajt një farë ”egoizmi t’vet”, por gjithmonë ka qenë një fytyrë e ashpër karshi rrjedhave. E pat formua forumin Bashkimi Demokratik i Kosovës (BDK-ës).
Para bombardimeve të NATO-s, është dashur të mbahet Konferenca në Rambuje /6 – 23 shkurt 1999/: aty diku, më 2 apo më 3 shkurt. janë takuar Qosja me Rugovën, Kjo kurrë nuk është bërë publike dhe pak kush e di!? Qosja KURRË NUK E KA ”PRANUAR” si President të Kosovës, por vetëm si Kryetar të Lidhjës se Shkrimtarëve të Kosovës!? Bile, kur është zgjedhë Ibrahim Rugova Kryetar i Kosovës, disa nuk e quanin ”Kryetar” po vetëm ”Rugova”- si përbuzje?!
Të kthehemi të Konferenca e Rambujesë*1)
Pas Konferencës së Londrës, Konferenca në Rambuje ka qenë konferenca e parë ku shqiptarët kanë qenë NJË GOJE!
Kjo është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.
Nuk mbahet mend që janë takuar Qosja me Rugovën.
Qosja e ka pasë quajtur ”tradhëtar” dhe ”bashkëpunëtorë” i Millosheviqit, edhe Qosjas është dekoruar me ”medale” më 7 korrik – ditën e lutëtarit, festë në Jugosllavi.
Por Rugova me Qosjen, ”provimin e jetës” e kanë dhënë në Rambuje. Me fjalimet e tyre ”ia kanë vuer vulën” atij takimi.
Sqarim: Ka qenë në agjendë e paraparë që delegacioni i Kosovës, të niset për në Rambujé (Francë) më datën 05. 02.1999, por, përshkak të mos-lejimit nga forcat serbe, nisja është shty’ për datën 06. 02.1999. Konferenca në Rambujé është mbajtë prej 06 shkurt gjerë më 23 shkurt 1999-të.
(V a z h d o n)
Në pjesën e dytë do të lexoni:
Mendimet e atyre që i kanë njohur mirë Rugovën, Qosjen dhe Kadarenë:
-
Pal Shtufi, shkrimtar, studijues
- Rrahman Paqarizi, historian
- Adnan Merovci, bashkëpunëtor i Rugovës
- Dukagjin Gorani, historian dhe
- Asdren Shala, historian
*Shënim: Fjalët e tyre do i shkruaj krejt (në origjinal) ashtu siç i kanë folur të sipërpërmendurit – pa kurrfarë ndërhyrje drejtëshkrimore! Kështu e kemi mësuar nga i Madhi At´ Gjergj Fishta./IMH


