Visari i Kosovës

Shkrime relevante

Poemë satirike-reflektive “Burri për shtatë gra, po kalemi kërkon pushim!”

Luan - Asllan Dibrani, poet dhe publicist, Gjermani, shtator 2026 Agjencia e...

Gjovalin Nikçi, u provokova kur kisha shkuar për në varrim, më nuk do të shkoj as në dekë e as dasma të vuthjanve

Gjovalin Nikçi, gazetar, Guci ___ * NJOFTIM PER PUBLIKUN. ___ Fatkeqsisht sot gjatë pergatitjes per...

Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës

Nga: Xhavit Çitaku Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin...

Çka paskan pritë ata? Që Serbia e ka nënshkruar kapitullimin dhe që përfundimisht i ka ngritë duart nga Kosova?

Afrim Musliu, Suedi ___ (E shkruar me 6͏ shtator 2͏0͏2͏0͏)  ___ Sot, disa “patriota” nga...

Intervista e transkriptuar e Ibrahim Kelmendit: Lëvizja “ilegale” nga e cila lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës

LËVIZJA “ILEGALE” – SIPAS IBRAHIM KELMENDIT Transkripti i intervistës me Ibrahim Kelmendi,...

Shpërndaj

Visari i Kosovës

(Këto vargje i kushtohen dëshmorit Visar Sabit Thaqi, i cili, duke braktisur jetën e sigurt në Zvicër, u rreshtua vullnetarisht në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut. Rënia e tij heroike më 18 korrik 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, përfaqëson një akt sublim të sakrificës kombëtare dhe të idealit për liri.)

Poezi

Me atdhedashuri dhe humanizëm
u brumos nga babai i tij,
Sabit Thaqi,
mësues i popullit.

Ishte i shëndetshëm e ambicioz,
trupgjatë
e me shpatulla luani,
i kthjellët
e me shikim skifteri.

Vetulla e qepalla
i kishte
porsi krah dallëndysheje.

Kur ia thoshte këngës
me zërin e ëmbël
dhe melodik,
i kënaqte
jo vetëm njerëzit,
por edhe zogjtë e malit.

U këndonte trimave
dhe fushave të Llapit,
Pollogut
dhe Myzeqesë.

Me ison e tij të këndshme
interpretonte
edhe këngët e Labërisë.

E donte punën,
sepse qysh si fëmijë
ishte mësuar të jetonte
nga djersa e tij.

Ishte sportist i vërtetë;
goditjet
i kishte të forta
si prej katapulte,
qitjen nga arma
të saktë
si të dajë Ali Ajetit.

Edhe pse vetëm 21 vjeç,
la Zvicrën
duke thënë:

“Jeta s’ka për mua kuptim
kur shoh që armiku
na vret
e çnderon
në konakun tonë.

S’dua as vend për varr,
nëse sot Kosovës
zot nuk i dal.

Betohem
se do të fluturoj
porsi kolibri,
drejt Llapit tim.

Do t’i marr
babë, nënë,
vëllezër e motër
në përqafim,
pastaj
do t’u bashkohem shokëve
në istikame,
do të luftoj
e rezistoj,
që pushtuesi
të mos na thyejë
e nënshtrojë.”

“Nëse vritem
në beteja për liri,
mos qani ju, prindër,
e as ju, vëllezër,
e as ti,
e dashura motër,
por ndihuni krenarë,
se jetën e dhamë
që zëri i shqiptarit
të dëgjohet
e përfillet,
si në Tiranë,
ashtu edhe në Prishtinë,
Shkup, Preshevë,
Medvegjë, Bujanoc, Ulqin,
Treg të Ri, Himarë e Çamëri.

Pastaj
të gjithë së bashku
këndoni
e hidhni valle,
se ne s’kemi vdekur,
por jemi rilindë,
që Kosova, Ilirida
dhe Shqipëria,
në shekullin e ri
ta gëzojnë lirinë
e të shohin dritë!”

Arif Ejupi, Gjenevë, 15 maj 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu