
Boksh Baruti
___
Satirike
___
( alias Arif Molliqi)
___
VJEDHIN VOTA ME KULTURË
SI ME PJEKË PETULLA MË UJË
(Me fal At Gjergj Fishta!)
*
M´ka marr malli për me këndu
por s´po di ku m´ia fillu
veç n´ia nissha hu e bu
veç i vajtofsha disa gja
deputet hajna me za
*
Paj një herë-ehu vaj po më merr
politikan më zë kanë qenë.
Kështu me kast e jo pa hiri
Po ia nisi në maje të lisit
*
N´Prizren Kara –mejdisi
shty prej zellit e lakmisë
vjedh ia kanë votat partisë
tuj rrejt popull e tuj ba kthina
tuj ba kthina janë dalldisë
marreveshjet i kanë kurdisë
tuj pi venë tuj pijnë mastikë
i bën punët karabush
i lanë shokët si qentë në rrush.
*
Tue mos dashtë më qitë poshtë vetën
na rrahin gjoks e na ngrisin vetull
për UÇK-në, fleasin pa dro
duke ngrënë nga një kosh vo.
*
I marrin punët rrakapujë
si me pjekë petulla në ujë.
Puna e deputetit ju hyn n´krye
edhe vjen duke iu pëlqy
brenda shokëve bëjnë kërdi,
tuj i vjedh votat në kuti
tuj lëpi buzët tu u përbi
tu hap gojën tu u zgërdhi…
*
Falëm O Zot, shumë po drojë
s´do ti mbetën dhëmbët në gojë.
Këta trima faqezi
Janë antarë në një parti
*
Me halldupe tyrqeli
Lëshuan mustaqet kaçadren
si majmunët kapen n´gem
ecin rrugës tu u përdredh
ul e shkul, si ka në zgjedhë
se sa lartë e kanë moralin
n´bole t´dashit e varin vatanin …
*
Po ju flas o deputet
Qe për hajni nuk keni dert
s´bëhen punët hallakatrum
me hajni e punë tradhtie
si me qenë thark i thive,
me ndërskamca tu i shti shoqit
tuj ua vjedh votat prej koshi
kështu nuk bëheni deputet
marrje fytyrë s´ju paska mbet…


