ARKIVI:
5 Mars 2026

Zaçe Islami, avokat nga Tirana: “Pak janë 45 vjet burg për Thaçin e të tjerët në Hagë, në qoftë se …?!”

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Avokati nga Tirana, publikisht ka deklaruar: “Pak janë 45 vjet burg për Thaçin e të tjerët në Hagë, në qoftë se …?!”
TV KOJSHIA SHOW, udhëheqësi i emsionit Sadri Imeri (SI), e ka ftuar në emision z. Zaçe Islami (ZI) avokat nga Tirana, lidhur me deklarimin e tij se “Janë pak nga 45 vjet burg për Hashim Thaçin e tre të tjerët në Hagë!”
Me të hapur TV në ekran është e shkruar:
                  ”V Ë M E N D J E!
         Mendimet dhe veprimet e musafirëve të
         e misionit, nuk paraqesin qëndrimet e
         a utorit dhe Redaksisë se emisionit
                   Kojshia Show”
 
SI: Sonte do të flasim për Gjykatën Speciale në Hagë dhe çka mendojnë shqiptarët për këte. Sonte kam të ftuar një mysafir special, i cili ka një mendim ndryshe nga shumica e shqiptarëve, thuaja se 90-95% të tyre. Mysafiri ëhtë avokat me profesion, njihet edhe për teoritë e tij konspirative, Me né është sonte avokati nga Tirana, Zaçe Islami, Mirë se erdhe!
SI: Tash i ke mendimet ndryshe?
ZI: Nuk i kam mendimet ndryshe, por varet se ku i kam!
SI: Falëminderit që erdhe, por unë i kam parë disa deklarata te guximshme, avokat? Keni thënë se pak është me dënuar Hashim Thaçin 45 vjet?
ZI: Të ndalemi  pak këtë udhë, ta sqarojmë për ty dhe për publikun tënd këtë çështje?
SI: PO!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Zaçe Islami, avokat – Tiranë
ZI: Kam thënë kështu: «Në qoftë se këta të 4-tër që gjykohën në Hagë, akuzohen për krime që i kanë bërë popullatës shqiptare, kanë vrarë shqiptarë, dhe kundër opozitës, që opozitë e tyre është LDK-ja, pak është ajo që ju bëjnë në Hagë, pra pak janë nga 45 vjet burg!»
Në qoftë së akuzohen pë luftë kundër Serbisë, Serbia këtu ka qenë agresor, ka qenë shtet pushtues, për 100 vjet ka vrarë, ka shkelë me çizmen e saj, ka vrarë ka grí, ka bërë shka i dashur qejfi.
SI; Këtu du´ me të ndërprerë pak?! Aty ke thanë së ata që janë në Hagë, kanë vra njerëz?
ZI: Po, se jam mbështetur në deklaratat e atyre të LDK-ës, që ata kanë thënë se janë vra eksponent të LDK-së: ju e dini më mirë këtu se janë vrarë – unë nuk ke di atë, ju e dini.
SI: Avokati duhet të flas’ me fakte. A keni ju fakte?
ZI: Po Gjykatën e Hagës kush i themeloi?
SI: Po, e ka bâ se s’kan pas çare pa e bâ! Qé po t’kallxojë pse e kanë bo: për me i tregue botës se UÇK-ja e ka bo luftën e pastër çlirimtare!
ZI: Kush e kërkoi themelimin e kësaj Gjykate?
SI: E ka kërkue Bashkimi Evropian dhe Amerika!
ZI: Po n’Kosovë, kush e kërkoi?
SI: Qe unë tash pot ë tregoi: e kanë themelue me i tregue botës se UÇK-ja e ka bo luftën çlirimtare dhe të drejtë! Mos me e pas votuar, keta kishin thonë: « E qe këta i kanë fajet e s’po e bojnë! Gjykata asht themelua ne bazën e raportit të Dik Martit, për të Shtëpia e Verdhë. Asht ra ajo akuxë, asht ngritë tjetra akuzë. Sa për informaion po te tregoj, Gjykata e Hagës asht formue deri në vitin 1999 e jo pas vitit 1999: ka pas eksponent te LDK që janë shkue në Hagë e kanë thanë: m’u kav ra filani, e kur ata në Hagë e kanë pyetur: në cilin vit tu kas vra, ky ju ka thanë në vitin 2001, e ata i kanë thanë: na këtu jemi vetëm deri për 1999, ma vonë s’na intereson»
ZI: Unë këtë e kam parasysh, se gjatë luftës, përveq serbëve janë vra, sipas deklaratave të LDK-es, janë vra edhe shqiptarë të LDK-ës!
SI: Hajde ta zemë se janë bo vrasje, po shumicas prej tyre janë bo pas 1999.tës,
ZI: Unë e di se janë bërë vrasje, se kur janë bërë, datat i dini ju këtu!
    Do te kisha nevojë që këtu ta kisha një nga LDK- që të na i sqaronte keto…t’i pranonte, ose t’o rrëzonte?!
SI: Po keni folur edhe për Ahmet Krasniqin: keni thanë se e kanë vra në Tiranë? Kush e vrau atë?
ZI: Nuk kam bërë akuza, kam bërë pyetje! – Kush e vrau Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës – Ahmet Krasniqin?
SI: Po keni bërë akuza ndaj Hashim Thaçit: keni tthanë se ai asht nji rrugaç dhe asht sjell kah vila…
ZI: Mos i deformoni fjalët e mia! S’kam thënë se është “rrugaç”. Komunistët shqiptar duan që hedhi baltë mbi fjalët e mia, e unë nuk jam i tillë që mund të hidhet baltë mbi mua. Asnjëherë s’kam hedhur  baltë, as që kam folur keq për UÇk-në; përkundrazi, me flamurin e UÇK-së, në mars të 1998-tës kemi bërë demonstrate para ambasadës në Athinë.
SI: A e njihni ju Hashim Thaqin dhe prej nga e njihni.
ZI: Unë nuk e njoh, e as që e kam takua ndonjëherë Hashim Thaqin! Por dihet se, siç kanë folur këta të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, kanë thënë se Hashim Thaqi ka banuar të vila e Enver Hoxhës nr. 31, unë nuk e di, atëherë s’kam qenë këtu (në Shqipëri) kam qenë në Greqi. Por ashtu flitej…! Prandaj, thashë së s’e kam parë unë.
SI: Bravo! Këtu po më pëlqen! Për ata thashë unë, avokati duhet me folë me prova! 
ZI: Dhe kam thënë se, meqë është themeluar Gjykakta e Hagës, të presim verdiktin e Gjykatës.
SI: Po çka të mos e kishim pranue. Ta zamë s’kishte pranue Hashim Thaqi, ishin dale njerëzt dhe kishin thane se nuk e ka pranue Hashim Thaq se ka vra njerëz?!
SI: Nuk e di as keni ndegjue se kundra Sllobodan Millosheviqit- si “kasapi I Bazllkani, kanë dëshumuar në Hagë 60 shqiptarë, e kundër Hashim Thaqit kan dëshmuar 100 shqiptarë?
ZI: Ta nap një dëshmi që ti nuk e ké?
SI: Ani, ma jep!
ZI: Në TV greke dhe ato shqiptare, në Tiranë etj. kam thënë se Millosheviqi është kasapi i Ballkanit!
SI: Nuk dyshoj në ate, se keni thanë. Por a mund tëe besoni ju, si avokat, se një dëshmitar ka thanë në Hagë se ”në vitin 1997, Hashim Thaqzi ma ka vra viçin, ose lopën?!
ZI: Prandaj unë thashë se Gjykata është ajo që do të verifioi për të gjitha…! Po shtoj edhe për një personazh tjetër, Ramush Haradinaj, ka vajtxur 4 herë në Gjykatën e Hagës dhe është shpallur i pafajshëm. Gjykata, atë që është fajtor do ta dënoi- -gjykata nuk gjykon me opinione. Në kohën e Enver Hoxhës, në Shqipëri është gjykuar dhe ëdnuarx njeriu me opione dhe ka shkuar atje, në Spaq. Dhe, tani po them se atta të 4-tër që janë atje, deri tash janë të pafajshëm.
SI: E bravo, këtu po më pëlqen! Po çka, nëse DALIN TË PAFAJSHËM?!
ZI: Shyqyr Zotit, dhe i ngriti duart në shënje lutjeje! Dhe do vijë unë, siç kam ardhë më 19 shtator 2003-shin. Unë nuk jam fanatik, gëzohëm nëse lirohen.
SI: Avokat, për sonte jam pregaditë shumë, por më paska shkue mundimi huç, se ju e paskeni ndryshue mendjen, po folni krejt ndryshe!?
ZI: Unë nuk kam ndryshua mendjen! Atë që thëm njëherë nuk e ndryshojë.
SI: Po deklaratat që i keni dhanë në Tiranë?
ZI: Ato m’i kanë ndryshuar, shkoni e pyesni ata, që pas reagimit tim i kanë ndryshuar dhe i kanë publikuar ashtu si kam thënë unë. I keni në “Ju Tube”
SI: Po për Ahmet Krasniqin, që keni thanë se e kanë vra në Tiranë; për ké  keni dyshime?
ZI: S’kam thënë se kam dyshime, kam thënë se është vra midis Tiranës. Janë vrarë shumë si Ahmet Krasnqi, që nuk u dihet adresa – kush i vrau?!
Dhe këtu drejtësia do të shkoi në vend, dikush do japi llogari!? Në qoftë se nuk ka drejtësi njerëzore, ka Drejtësi Hyjnore.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Z. Kryeredaktor!

    Ju jam mirënjohës për publikimin e titullit të mësipërm. Nuk jeni ndëruar pa meritë “INTEKTUAL I GUZIMSHËM”

    Në shenjë falënderimi, ua dërgoj këtë mendim:

    “Vëllazërimi është më i fortë se vëllavrasja, shpresa është më e fortë se vdekja, paqja është më e fortë se lufta.”
    (Papa Françesku – Papë Argjentinas)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu