ARKIVI:
19 Qershor 2026

Zgjedhjet e 7 qershorit 2026, me pasoja politike për shtetin

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Zgjedhjet po afrohën sytë hapi këtë herë, hik prej kraleviqëve mos shko me beglerë!

Zgjedhjet janë një ndërmarrje serioze për mirëmbajtjën e kushtetutshmërisë në shoqëri dhe shtet. Ndërsa në Jugosllavi (1918-1992 zgjedhjet kurrë nuk janë mbajtur pa një prapavi politike që nxitej nga jashtë,që minoheshin nga brenda, që nxitin intriga nga qarqet e larta, prandaj shqiptaria gjithëmonë ua ka parë sherrin. Ne sot, pas një lufte çlirimtare të shekullit nuk e kemi atë komoditet që të organizojmë zgjedhje, për çdo gjashtë muaj.Dhe, menjëherë shtrohet patyetja.Kujtë po i konvenon ky proces i pasugurisë.

Gjatë gjithë kohës së okupimit të rëndë pushtuesi i ndrronte akuzat ndaj çdo lëvizje liridashëse shqiptare. Në fundë, pas vitit 1999 të gjitha lëvizjeve shqiptare: të paqës dhe të luftës me inicimin e atyre që erdhën si guvernatorë, iu pranuan meritat ndërsa ne mendonim se shtetin do ta ndërtojmë pa gabime. Po, kishim një intelegjencë solide së cilës të huajtë e ardhur nuk i besonin fare, për asgjë.Për çdo gjë vëndoste guvernatori, duke u konsultuar tinzishtë me pushtetarët e Beogradit.Këtë fakt Shtabi politik i regjistruar i Adem Demaçit me emrin “Dardania”, e dinte në detale. Dhe, ngadal serbianët e mbetur filluan të krekosën se na duhët edhe ushtria e “kraleviqëve” në Kosovë, sepse UNMIK-u nuk po mjafton të na mbrojë (serbianët), pa i sulmuar askush. E ata as nuk e kishin as ma të voglin hall racional për ta shtruar atë akuzë, kuptohet ndaj shqiptarëve publikishte, sepse nuk e kishin asnjë fakt.

Tash, kur është shpall pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008), Jugosllavisë nuk i ka mbetur ama asnjë grimë forcë për të kundërshtuar kushtetutshmërinë, kuptohet si më parë. Por, shumë mediokritetet shqiptare e lavdojnë kohën e “artë” të titizmit, që në esencë ishte kohë e haifijeve dhe e burgjeve politike.Në këto rrethana shumë taborre të organizuara politke të shqiptarëve po e kultivojnë politikën e vjetër.Ky fenomen tani është i ditur.Në rend të parë një pjesë jo e vegël e elektoratit në zgjedhje janë pozicionuar, të mos dalin fare.Për zgjedhje, zakonisht prezantohet përqindja 62-3%.Me këtë rentgen të bronsheve politike, në Kosovë murrë nuk do të ketë qetësi, sepse tarafet politike kanë krijuar antarësi, e kanë të njohur se kush i voton e kush i rrefuzon. Prandaj, partitë opozitare po kërkojnë që zgjedhjet të mbahën sa më shpesh sepse shohin ëndrra se: “rrezet e diellit do t` u lëshojnë shi”!

Historikisht në dekadën e fundit të shekullit XX lajmërohet si vetima para breshërit një parti politike paqesore,e cila u nominua me emrin LDK, në vend të LKJ-ës. Që ta luftojnë këtë parti gati totalitare, hafijet e djeshëm dhe okupatori shumë shpejtë symbyllazi e gjetën një term që pazari evrpian nuk e duron, dhe tërë organizimin politik shqiptar jashtë LDK-ës e nominuan “ grup fundamentalist”. Se “fundamentalistët janë rrezik sidomos për LDK-ën, “imami” i tyre në anën tjetër shkoi aq larg në politikë sa që e ndrroi emrin dhe fen, për t` iu përshtatë rrethanave “antikomuniste”.Askush, nga masa nuk e dinte se çka po ndodhë në Kosovën e robëruar. Kur okupatori shfaqte agresivitet ndaj shqiptarëve, këta të LDK-ës deklaronin: se ne jemi paqesor, dhe ngadal fituan simpati në Prenedim. Por çarqet e okupatorit kishin plane ogurzeza të tjera –shfarosjen e shqiptarëve nga Kosovë. Po, okupatori kishte përvojë historike dhe i dinte pozicionet e Evropës,fakt ky që kishte ndodhë me shqiptarë në Sanxhakun e Nishit, më 1877. Prandaj shtabi i programit “Toka e djegur” siguroi shumë shpejt kreditë në Perendim, duke i quajtuar të gjitha ata që sado pak kundërshtonin “terrorisë”.Lidhur me këtë po përdori termin Perendim, sepse Lindja në total kërkonte shkatrrimin edhe të Shqipërisë Bregdetare.

Por, kur edhe termi “terrorist” mbati lakuriq, sepse CIA e vërtetoi se nuk ekziston,Beogradi zuri për të lansuar akuza të reja të cilat po i vuajmë edhe sot, nga Haga e deri te formumet e organizatave ndërkombëtare. Pra duhët të mbrohemi sepse xhelatët janë rreshtuar në ofenzoivë vrastare, dhe vetëm po i ndrrojnë meloditë, por jo gazdallarët e Kremlinit dhe mjekrroshat e Teheranit.

Në zgjedhjet e cakturara për 7 qershor 2026, të gjithë kundërshtarët e shtetit Kosovës menjëherë janë vënë në lëvizje, që mos të dalin në zgjedhje mbi 40% të zgjedhësve. Kjo do të thot, se gjendja e tanishme e kaosit politik do të përseritët, sipas tyre. E pra, mbane në mend shqiptarë, sidomos Ju që në zgjedhje nuk dilni kurrë! E kundërta është shpëtimtare,prandaj dilni në zgjedhje dhe bëhuni zot të ardhmërisë suej. Ndryshe, me jetë në kotësi dhe arratisje nga vendi, nuk do të kemi shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Zgjedhjet parlamentare i imponoi nëntoka me një mjeshtri fenomeni

Zgjedhjet po afrohën, sytë hapi këtë herë, hik prej “kraleviqëve” mos shko me “beglerë”.Nëse sovrani do të votojë sikurse pesë vjetët e kaluara, rrezultati përfundimtar do të jetë i njejtë, barikadat e opozitës do të egersohën sepse drejtuesit e tyre nuk kanë ose nuk duan sens për politikë të perspektivisë shtetërore. Bile, mendoi se pas shpalljës së rrezultateteve hasmëritë në mes partive: Opozitë-Pozitë do të bërën edhe më të egra. Atëherë, skenaristët historik të krizave në Kosovë, do të bien për një kohë të shkurtër në hall: me cilat letra të pokerit politik duhet luajtur tutje.Ky realitet, për profesionalistët e filiozofisë politike do ta shtrohet si pyetje: si të nxirret kjo shoqëri nga humnera, sepse “bajraktarët politik” nuk po duan të kuptojnë, se lojën Opozita e ka të humbur pa i shpallë rezultatet fare.Dhe kur ta kuptojnë se humnera është para syve të tyre të shterrur, Opozita e tanishme do të shtrojnë pyetje skolastike-“a të ndrrohët populli, apo bajraktarët”.Meqë populli nuk ndrohet, jo se jo, por bajraktarët e sotshëm do të egërsohën nja një muaj, sa që kërcnimet e tyre do të shkojnë deri aty, duke propogaduar “luftë qytetare”!

Dhe “kraleviqët” do të krekosën në vijim, ndërsa “beglerët” do hedhin valle se “arritëm ta menjanojmë “Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë paligjëshme”. Për këtë fitore do të gëzohën edhe  ish“gospodarët” e pronave.Këta “gospodarë” kuptohët se i kemi “miqë”(!), sidomos amerikanët, anglezët, gjermanët, turqit,austriakët, hungarezët, kroatët, ose vetëm administratorët tanë pa pushtet, se pushteti i VV-ës “nuk do të jetë seroz”.Por, mendoi se çështja është më serioze se sa zgjedhjet, për opozitën.

Prej këtyre, dikush nëse telenovela e “sorrosëve” vazhdon, do të dali me lutje që konfiskimi i pasurisë paligjishme të “shtyhet për ditë më të mira”.Dikush nga Perendimi do të zbulohet dhe do të klithë: “Mjaftë ma ne eksperimete me shtetin e Kosovës”. Ndërsa “gazdallarët e Beogradit do ta lansojnë akuzën e vjetër se:”Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet” (thënje e vitit 1913 në shtypin Evropian-hb).Nuk e keni ma besimin tonë, do t` i thuhet opozitës, nga “sorrosistët”. E ne mjaftë do të mësojmë se: Grenell, Bollton, dy agjentë të ish NKVD-s, Sorrosi i ri, ma në fund janë pensionuar.

Dikush është optimist dhe po e këndon këngën e rilindasëve!

Në zgjedhjet që janë caktuar për fillim të qershorit,nëse Vetëvëndosja i fiton 64 deri-67% të votave, shtrohet pyetja: me çka do të mirret opozita politike pastaj.Po nuk është këtu poenta. Tërë hallakama që e frikson opozitën ka të bëjë me konfiskimin e pasurisë paligjëshme. Dhe mu për këtë si duket e kanë zbuluar çelsin se si çështja e Ligjit historik të mjegullohet dhe më në fund të pezullohet.Po në këtë “lojë” mshifet edhe një variant e vazhdimit të krizës. Po e marrim si shembull se Pozita e tanishme i fiton 51 deri në 54% të votave. Prap do të kemi pozicion të volitshëm për opozitën për ta luajtur “lojën” e ruajtjës së pasurisë dhe moszgjidhjën e Presidentit.Lidhur me këtë, ekspertëtëe çështjeve juridike duhet të deklarohën se sekuestrimi, eksproprijimi ose konfiskimi janë çështje të gjyqeve dhe shtetit, ku nuk ka riprovim, sipas Kushtetutës.

Le të sillet analiza kah të duash, pas mbarimit të zgjedhjeve konsideroi se Amerikanët duhët të “përzihën” në gjetjën e kompromisit, për faktin se edhe këta të evropianët kanë interes të arsyetohën se ende: “Republika e Kosovës ka nevojë për neve”. Por, mbi të gjitha duhet ta themi hapur se “finansat” e Sorrosit e kanë siellë Kosovën buzë varrit, dhe asnjëri drejtues nga opozita nuk po e vren.Me këtë atmosferë të luftës për vota dhe për pushtet, Serbia gjenocidale po mbetët ta këndon këngën e Shumadisë, sepse po fiton në kohë, sepse po e blen paqën në në shtetin e vet, të cilin e duan edhe disa “mini” Sorrosa te ne, sepse ka gjasa që hafijellëkun nuk do të ketë mundësi ta hetojë dhe gjykojë askush.Kështu në Kosovë gjatë shekullit XX-t dihet se sunduan “kraleviqët”. Ndërsa, gjatë shekullit XXI, tërë srbianizmi është në ofenzivë, po përkatitët tereni për të sunduar “agallarët”, e pas tyre e kanë shumë lehtë të manipulojnë me politikanë analfabetë.E këtyre të gjithëve tani për tani ka kush u thot stop-Sovrani me votë masive.

Dy fjalë drejtuar Kryeministrit Albin Kurti

Mos u merr me prognoza. Deri me tash je deshmuar si burr shteti.Askush nuk mundet me të akuzuar për hajni, për korrupsion, për tradhti, për intriga. Po, kundërshtarët do të flasin, por formo ekipe të ditura dhe kompetente që të ndihojnë. E ato akepie për fat të mirë të shtetit Kosovës, mund të themelohën me një punë jo atrofike por me një diapazon më serioz se deri me tani. Së fundi investo në: ekonomi, arsim, shëndetësi, ushtri, polici, në drejtësi, dhe sukseset vijnë pa kthim prapa.Në këtë detyrë ekipore nuk duhet harruar kurrë vlerën e veteranëve të UÇK-ës.Nuk duhet harruar punëtorët privat dhe ata që punojnë në administratë. Por, administrata qeveritare duhët të përgjysmohët. Qeveria duhet imediativisht të interesohet se si po hargjohet bugjeti nepër komuna.Së këndejmi ne në shtetin më të ri në Evropë nuk guxojmë të ndihemi komod sepse shtetin e kemi bërë me vargoj xhaku, shtetin e kemi “jastëk” për zemër.

Drejtuar të gjithëve

Politikanë të Kosovës, JU duhët ta dini se bombardimi i Jugosllavisë ka kushtuar 81 miliardë dollarë.Ndërsa ngritja e UÇK ka kushtuar disa miliarda.Pra, ky shtet nuk e meriton nepërkëmbjen e disa individëve që gjatë luftës kanë shiquar nga kafenet punët e botës, e të vetat nuk i shihnin se ishim buzë varrit. Sot, ku është siellë Kosova, nuk jeni të vetëdishëm, pra do të ju akuzojnë gjeneratat. E, zgjedhjet do të mbahën dhe shumë shpejtë do të harrohën, por keqbërjet që po ndodhin në politikë janë të pafalëshme. E kend do ta denojë sovrani, do të dihet saktësisht më 8 qershor 2026.

Lavdi dëshmorëve!

Më 4 maj 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Taman zgjedhjet do të afrohën. Por partitë politike nuk duhet të bejnë bllokime si deri më atsh akademik.Sovrani le të voojë dhe të zgjidhën më të mirët, e jo ata që bllokojnë parlament, qeveri, president si deri më tash.Sovrani është i vetëjsuar ndërsa të zgjedhurit e Popullit nuk po vetëdisohën, por po bëjnë bllokime siq edhe bënë tash për president/e, dhe na dërguan në zgjedhje të 7 .6.2026.
    Për këto zgjedhje duhë të kandidojë prof.dr.Vjosa Osmani, ish presidente, Prof.dr.Bekim Sejdiu, ish gjyqtar i Gjykatës kushtetues, ambasador në USA dhe në Turqi, dhe tash profesor univerzitar i fakultetit Jurdik në Univerzitetin “Hasan Prishtina’ në Prisshtinë , si dhe prof.Avni Spahiu, ish kryeredakor i “Rilidnjes”,ambasador në USA dhe në Turqi. E jo të propozohen siç u prpopzuan nga LVV disa fytyra politike që nuk i njef askush(përpos filozofit Glauk Konjufca.

    Zgjedhjet e 7 qershorit 2026. mund të na sjellin pasoja politike të pa riparueshme për Dardaninë.
    Paçim fat këto zgjedhje dhe t1% votojmë më të mirin ashtu siq e don Populli i shumëvuaaajtur Dardan.
    Gaku i Herojve, martirëve (dëshmorëve) t1% kurorizohët më njerëzit më të mirë të Dardanisë.
    Paqim fat….
    Sukesee ju dëshirojë edhe juve akademik Prof.dr.PHD. Hakif Bajrami.Konributi i juaj edhe në këtë moshë të shtyer është i madh, falë editorit zt.GJergj-Bajram Kabashit dhe Stafit redaksional të Drinit . “Drini” është një dritare e madhe e Dardanisë dhe e gjithë shqiparisë, ngase kjo që po na mundëson të komunikojmë më Popullin, ngase Qeveritë tona tash e 3 decenie , nuk ishin të arsyeshem deri me atsh të fillojë së botuari “Rilindjen” në Pallatin e sajë , ku Ismajl Bajra më shok e ndërtaaun më mund Palaltin Rilindja.Tash Rilindja është Këthyer Ndertesë Qeveritare, ndërsa gazetaret e sajë bredhin rrugëve, ose kanë shkuar në botën e amshuar r ose jetojnë jashtë vendit në Diasporë.

    Në Prishtinnë,4/5/2026 Me respekt, Flori Bruqi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu