Vetëm para dy vitesh “huliganët” serbë të ndërsyer nga BIA e Serbisë (sigurimi shtetëror serb), nuk lenin asnjë veprim të shtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit. Tash kohët kanë ndryshuar dhe këta “huliganë” të mirëorganizuar prej shtetit të Serbisë, nuk kanë mundësi të veprojnë si përpara kur i rrihnin, lëndonin apo edhe vrisnin pjesëtarët e KFOR-it a Policisë së Kosovës. Këtë gjendje e frymë të re me gjasë se ka parë ende Kaja Kallas…?!
Lis Bukuroca, Gjermani
Kallas: “Masat hiqen gradualisht, por kusht mbetet ‘qetësia’ në veri!”
Po si mund të flitet për mungesë qetësie, kur masat e BE-së nuk po hiqen, jo për shkak të ndonjë tensioni real, por si ndëshkim ndaj qeverisë pse çarmatosi veriun dhe ktheu paqen!
Zonja Kallas, veriu nuk ka qenë kurrë më i qetë në katër dekadat e fundit! Qetësia është aty — por ju po shihni trazira!
Pse KFOR-i nuk e sheh atë që shihni ju? Dhe më shqetësuese akoma: pse tingëlloni sikur po flisni me fjalët e Vuçiqit e të Millosheviqit?

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës:
„Ne e kemi gjetur situatën në veri me barrikada, me dhunë, me targa të cilat nuk janë konform ligjeve tona, me pasaportat dhe letërnjoftimet, të cilat nuk janë konform ligjeve tona.
Ndërsa sot kemi një situatë krejt tjetër, ku jo pak qytetarë serbë të Kosovës, të cilët unë i takoj dhe janë kryesisht gra që më thonë që ndihemi të çliruar nga tensioni dhe nga terrori me të cilin janë ballafaquar nga bandat ilegale dikur.“

Kaja Kallas me Albin Kurtin
Kallas në veri
„Dragoviq: Shpresojmë që arsimi në Kosovë e Metohi të mbetet pjesë e sistemit të Serbisë
Kreu i Drejtorisë Arsimore në Mitrovicën e Kosovës, Blazho Dragoviq, pas një takimi me përfaqësuesen e lartë ndërkombëtare, deklaroi se kanë diskutuar për situatën e arsimit në zonat me shumicë serbe, që funksionon brenda sistemit të Republikës së Serbisë. Ai theksoi se përfaqësuesja nuk ishte mjaftueshëm e informuar për realitetin në terren.
„Ia paraqitëm një sërë problemesh me të cilat përballemi këtu — nga sulmet me motive etnike, te ndalimi i dërgimit të teksteve shkollore dhe materialeve të tjera për shkolla. Ajo na falënderoi për informacionet e dhëna nga terreni, sepse siç tha, i mungonin të dhëna të drejtpërdrejta. Ajo parashtroi shumë pyetje shtesë dhe tha se do të shqyrtohet se çfarë mund të bëhet më tej. Për të janë me rëndësi këto të dhëna që mori nga unë dhe nga drejtorët e shkollave“, tha Dragoviq në një deklaratë të veçantë pas takimit.
Ai shprehu shpresën që populli serb dhe fëmijët e tyre të mbrohen, ndërsa sistemi arsimor të mbetet i pavarur nga sistemi kosovar.“



