ARKIVI:
25 Prill 2026

1930 / Mesazhi i Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar me rastin e inaugurimit të Legatës së SHBA-ve në Tiranë

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Herbert Hoover (1874 – 1964) / Ahmet Zogu (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Mars 2026 

“La Patria Del Friuli” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1930, në ballinë, mesazhin e presidentit amerikan Herbert Hoover për Mbretin Zog dhe popullin shqiptar me rastin e inaugurimit asokohe të Legatës së SHBA-ve në Tiranë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog i Shqipërisë

Inauguron Legatën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Një homazh nga Hoover

Burimi : La Patria Del Friuli, e shtunë, 29 nëntor 1930, ballinë

Burimi : La Patria Del Friuli, e shtunë, 29 nëntor 1930, ballinë

Tiranë, 29 nëntor. — Legata e themeluar në Tiranë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara u inaugurua sot në prani të Mbretit Zog, anëtarëve të kabinetit, trupit diplomatik dhe personaliteteve shqiptare dhe amerikane.

Pjesëmarrja e Mbretit i dha festës një karakter më solemn. Ishte hera e parë që Mbreti Zog vizitonte një legatë dhe prania e tij në këtë ceremoni inauguruese, si edhe fjalimi i tij, bënë një përshtypje shumë të gjallë dhe të thellë.

Ministri amerikan Herman Bernstein lexoi një mesazh të Presidentit Hoover, në të cilin thuhej ndër të tjera :

Megjithëse nuk mund të thuhet se fryma e luftës është çmobilizuar plotësisht nga kombet, është e vërtetë se në çdo komb po shtohen vazhdimisht ata elementë që punojnë dhe përpiqen për paqen.

Fakti që Shtetet e Bashkuara kanë krijuar këtë legatë duhet të jetë një tregues i besimit tonë, i interesimit tonë, i simpatisë sonë ndaj Shqipërisë së pavarur, për të cilën dihet shumë pak dhe, fatkeqësisht, informacione krejtësisht të rreme dhe armiqësore vazhdojnë ende të përhapen jashtë vendit, në kundërshtim me gjendjen e rendit dhe të stabilizimit të rivendosur nën udhëheqjen e Mbretit Zog, dhe që përbëjnë faktorë të cilët hapin një rrugë për përparim dhe zhvillim për këtë shtet, banorët e të cilit i përkasin një race të lashtë dhe të fortë.

Mbreti Zog shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë inaugurim dhe uroi që edhe kombe të tjera të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Më pas folën kryeministri Pandeli Evangjeli dhe prefekti Yella (Rexhep), duke kujtuar veprat filantropike dhe kulturore që populli i madh amerikan ka kryer për atdheun e tyre.

Të shumtë të pranishmit admiruan ndërtesën e bukur dhe moderne të legatës, duke marrë përshtypjet më të mira nga kjo festë inauguruese.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu