ARKIVI:
14 Mars 2026

1932 / Rrëfimi i Dr. Ali Bej Erebarës, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar për gazetën “Magyarság”mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog

Shkrime relevante

Shpërndaj

Bashkia e Tiranës, tashmë e rrënuar.

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Mars 2026 

Gazeta neo-zelandeze “The Auckland Star” ka botuar, të premten e 5 gushtit 1932, rrëfimin e Dr. Ali Bej Erebarës, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar për gazetën “Magyarság”mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përparimi i Shqipërisë

Nën mbretin e pakurorëzuar

Sundimi i mençur i Zogut

Fondi i kurorëzimit për arsimin

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Ndër të huajt që mbërritën në Hungari këtë vit për garën vjetore të kalërimit në distancë të gjatë ishte edhe Dr. Ali Bej Erebara, nënkolonel i Shtabit të Përgjithshëm shqiptar, i cili i dha gazetës “Magyarság” disa fakte interesante mbi përparimin e Shqipërisë nën mbretin Zog.

Dr. Erebara kujtoi faktin se mbreti Zog, i cili gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë kombin, ende nuk është kurorëzuar. Një ceremoni kurorëzimi do të përfshinte shpenzime të mëdha dhe një shfaqje të jashtme madhështore, ndërsa sundimtari modest dhe praktik i Shqipërisë parapëlqen të shpenzojë para për ndërtimin e shkollave dhe rrugëve, si edhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë shtatë viteve që kanë kaluar që nga koha kur mbreti Zog u zgjodh president në Parlament (ai u shpall mbret me votën e popullit tre vjet më vonë), në jetën e vendit ka ndodhur një shndërrim i dukshëm. Shtatë vjet më parë në Shqipëri kishte dymbëdhjetë zyra poste dhe telegrafi ; sot ka më shumë se 50.

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Burimi : The Auckland Star, e premte, 5 gusht 1932, faqe n°5

Më parë burimet arsimore të Shqipërisë përbëheshin nga 25 shkolla fillore turke në qytete, ndërsa fshatrat nuk kishin fare shkolla. Sot 200 shkolla janë të shpërndara nëpër fshatra, ndërsa qytetet kanë pesë gjimnaze, tre shkolla industriale dhe një shkollë tregtare.

Gjatë pesë viteve të fundit janë ndërtuar rrugë të reja në një gjatësi prej 600 kilometrash dhe janë ndërtuar 30 ura moderne. Meqenëse ndërtimi i hekurudhave me distanca të shkurtra nuk do të ishte praktik në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, komunikimi me automjete po zhvillohet me shpejtësi : rreth 8,000 automjete zotërohen tani nga 1,000,000 banorët e vendit.

Nën mbretin Zog, vendi i gjakmarrjes dhe hakmarrjes po bën hapa të shpejtë drejt standardeve perëndimore, me një juridiksion që bazohet në ligjet italiane, franceze dhe zvicerane. Dyzet e pesë për qind e popullsisë i përkasin kishave katolike romake dhe ortodokse greke, ndërsa 55 për qind janë myslimanë. Megjithatë këta të fundit, për arsye të ndryshme, kanë mbetur monogamë dhe në vitin 1928 u miratua një ligj që ndalon poligaminë në Shqipëri.

Ndër të rinjtë e vendit, sporti dhe kultura fizike po bëjnë përparim të madh, dhe mbreti Zog tregon interes personal për talentet e çdo lloji, duke ndjekur edhe karrierën e studentëve premtues.

Aktualisht rreth 300 shqiptarë studiojnë në universitete në Francë, Itali, Austri dhe Turqi, dhe një numër edhe më i madh janë nxënës në shkolla të mesme jashtë vendit.

  • Aurenc Bebja, Francë.  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1932-rrefimi-i-dr-ali-bej-erebares-nenkolonel-i-shtabit-te-pergjithshem-shqiptar-per-gazeten-magyarsag-mbi-perparimin-e-shqiperise-nen-mbretin-zog/.
  • Ali Erebara 1940-1942

    Lindur në Shkup në një familje patriote, babai i tij Jashari , për disa kohë ka qënë prefekt i Tiranës me profesionin gazetar. Aliu në fillin studioj për ushtarak në akademinMbreterore të Bullgarisë, për disa kohë shërbeu si ekspert në Komisionine caktimit të kufirit , më pas shkon për studime në itali në fushën e drejtësisë . Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. Mëkëmbësi i mbretit të italis e përzgjedh për kryetar të Tiranës si intelektual dhe bir i një familje patriotësh me influencë edhe nga kjo detyrë Aliu shpejt jep dorëheqjen.U caktua nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit  ViktorEmanueli i IIIPartia fashiste

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu