ARKIVI:
8 Mars 2026

Tragjedi Shqiptare – Nostalgji për Masbjeshkën – Sanxhakun “që po shuhet” , por që nuk mund të harrohet e do të ringritet si dikur

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Tragjedi Shqiptare – Nostalgji për Sanxhakun “që po shuhet”…
Në emër të kusherinjve të mi Lajçi dhe të gjithë shqiptarëve të Sanxhakut, sot po e them me dhimbje të thellë: më shumë se 90% janë asimiluar.
Nuk e flasin më gjuhën shqipe.
Nuk e përqafojnë më plisin, tirqit, xhubletën.
Shumë prej tyre as nuk guxojnë të thonë se janë shqiptarë.
Por Sanxhaku ka qenë dhe mbetet një pjesë e shenjtë e trungut shqiptar.
Regjioni i kahinës, me qytete dhe fshatra si Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Tregu i Ri (Novi Pazar), Tuzi, Ulqini, Tivari – janë rrënjë të lashta shqiptare, gur mbi gur i atdheut që nuk vdes.
Fisnikëria e Kelmendit, krenaria e Shkrelit, besa e vëllazërisë Lajçi, gjaku i Dacajve, buka e Pllucajve dhe shpirti i Fushave të Gjatë në Rozhajë – të gjitha këto janë damarë të kombit tonë që sot rrezikojnë të thahen.
Më 1979, isha vetë me babain tim dhe shumë kusherinj të fisit Lajçi.
Flisnim në gjuhën shqipe, qeshnim, mallëngjeheshim, rrëfenim histori me zëra të pastër shqiptarë.
Veshjet e grave dhe vajzave ishin si të Rugovës: tirq, xhubleta, jelekë e shamia.
Shpirti i mikpritjes ishte shqiptar.
Asgjë tjetër.
Por erdhi pranvera e vitit 1981 dhe me të, shpërthimi i lirisë në Kosovë.
Atje në Sanxhak ndodhi e kundërta – heshtja, shtypja, frika.
Okupuesi serbo-malazez filloi një spastrim të heshtur.
Ndaloi gjuhën shqipe në shkolla, në rrugë e madje edhe në shtëpi.
Një shkollë e vetme në Dacaj mbijetoi përballë tmerrit, si një qiri i fundit në errësirë.
Më pas i pagëzuan me emra të tjerë: muslimanë, boshnjakë…
Por jo më shqiptarë.
Filloi të fshihet historia, gjaku, fisi, emri.
Megjithatë, si gjithmonë, diku dikush ngrihet.
Drita kurrë nuk shuhet plotësisht.
Rasti i vëllazërisë Lajçi dhe i takimeve të fundit për identitetin janë një shpresë.
Një nga këto zëra është Amina Nuraj, një bijë krenare e Sanxhakut, që nuk e harroi rrënjën e saj:
“Ndoshta kam vuajtur shumë – frikë, ngacmime, refuzime – por ia vlejti!
Deri para 12 vitesh, nuk na lejohej të thoshim se kush jemi dhe çfarë jemi, ndërsa sot po i vëmë plisat përsëri në kokë, siç bënin dikur paraardhësit tanë.
Amina Nuraj
Kjo luftë nuk do të ndalet derisa flamuri shqiptar të valëvitet përsëri lirshëm mbi Novi Pazar dhe Sanxhak, dhe derisa të përmbushet amaneti i Aqif Blytes!”
Thirrja është e qartë: Koha është tani.
Duhet që dy shtetet tona – Shqipëria dhe Kosova – bashkë me të gjitha gjashtë territoret shqiptare, të mos harrojnë më Sanxhakun. Identiteti duhet të kthehet. Krenaria duhet të ringjallet.
Dhe flamuri shqiptar, që dikur valëvitej mbi çdo kodër të Plavës dhe Gucisë, duhet të shpaloset sërish, krenar, në çdo zemër që ende rreh shqip.
Ndoshta kam vuajtur shumë frikë, ngacmim dhe refuzim, por ia vlejti! Deri para 12 vitesh, nuk na lejohej të thoshim se kush jemi dhe çfarë jemi, ndërs…
___
Shih videon: 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuar Sak Muji, nuk po ju njoh dhe keni shkruar objektivisht, sakte dhe me vijen mire per apelin Tuaj lidhur me Sanxhakun shqiptar qe po shuhet dhe angazhimi po shkon ne drejtim te ngritjes se çeshtjes shqiptare ne Sanxhak.Sipas mendimit tim shume po e vajtojme Sanxhakun e humbur, ndersa Shqiptaria po na humb dhe po shkrihet ne Kosove, Maqedoni e Veritu dhe ne Lugine te Presheves. Te marrin aktivitete shteterore, politike, kombetare e intelektuale se nje dite edhe keto troje shqiptare do te mbeten pa shqiptare!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu