ARKIVI:
24 Qershor 2026

Sak Muji: Poema e zërit që nuk heshti – për Gjergj Kabashin

Shkrime relevante

Sipas Romeo Karajt, Dritan Goxhaj po bën punët e Ilir Metës nga burgu

Evi Kokalari Më 6 qershor ju kam shkruar se, për mua, pas...

Isa Mulaj: Si e mori Lumi Vjosën në Istog?

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Lumi Vjosa...

Gjergj Kastrioti në kujtesën historike europiane

Foto e Gjergj Kastriotit nga arkivi i profesorit Eqrem Zenelaj Naim J....

Arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe heshtja e partive politike

Plavë, Malii i Zi Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Arsimi në gjuhën...

Për një akuzë të drejtorit ndaj meje pasi kishte konkurruar në një shkollën tjetër e se kishin pranuar

Gëzim Gjin Hajrullahu, Ferizaj ____ Drejtori ka konkuruar për një pozitë në një...

Shpërndaj

Fotoja e ime (Gjergj – Bajram Kabashi) është punim artistik i piktorit Sak Muji

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

POEMA E ZËRIT QË NUK HESHTI – PËR GJERGJ KABASHIN

AKTI I PARË – FJALA QË ZGJOI PRANVERËN

Në kohë kur pranvera

s’kishte lule,

dhe fjala ishte burg,

doli një zë nga malësia

tjetër –

nga Sanxhaku i harruar,

me penën në dorë e plagën

në shpirt.

***

Jo për lavdi shkroi,

por për amanet.

Jo për veten foli,

por për ne që s’na lanë me

u bë “ne”.

***

Ai s’e bleu pranverën

me lule plastike,

por e mbolli me gjak

artikulli.

43 pranvera – 43 kapituj,

e secila një thirrje për të

mos vdekur si popull.

AKTI I DYTË – ZËRI NË MES

TË hirres e te HESHTJES

***

Kur mediat u bënë zarfë

nën tavolinë,

e kombi u shit për një

“opinion” në ‘prime time’,

Gjergj Kabashi nuk bërtiti

për klikime,

ai psherëtiu për kombin.

***

Në “Drini”, ai gdhendi shkronjat

me zemrën e tij.

Shkroi jo për të harruar, por

për të nxjerrë në dritë,

jo për të zbavitur lexuesin –

por për të zgjuar

ndërgjegjen.

***

Ai zgjodhi dhimbjen mbi

komoditetin,

të vërtetën mbi diplomën,

kombin mbi veten.

Ndaj është më shumë se

gazetar –

është rojtar i gjakut tonë që

s’duhet të hollohet.

AKTI I TRETË – NGA MAJA E LUJVE, ZËRI I MALËSORIT I THOTË: FALËNDERIM I PËRJETSHËM

O Gjergj, unë që vij nga

maja e Lujve,

ku dielli ngrihet më herët e

heshtja më shumë

dëgjohet,

ta çoj këtë zë si amanet

me erën e maleve:

Faleminderit, vëlla!

Se kur unë isha në burg, ti

ishe dritare.

Kur fjala ime ishte e

ndaluar,

ti ia dhe fjalës sime shpinën

tënde që ajo të mbijetonte.

***

Ti nuk lejoje që liria të

kthehej në tallje,

e demokracia në

maskaradë.

Me 43 rrufe, e theve

errësirën.

***

Dhe unë sot, në emrin e të

gjithë atyre që s’kanë më

zë,

e qëndis këtë poemë me

frymën e maleve dhe

mirënjohjen e kombit.

Gjergj Kabashi – ti nuk je më vetëm një njeri, je një fjalë që do të shkruhet përgjithmonë me shkronja gjaku në librin e ndërgjegjes shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu