Rrëfime për blerjen e Islamit “tonë” dhe se si nga një milionë euro do të hynin në “xhepat” e Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës…!

Shkrime relevante

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Shpërndaj

ISLAMI i blerë
Nja 4-5 vite më parë, po udhëtoja nga Stambolli për në Prishtinë. Udhëtoja në linjen: Helsinki-Stamboll-Prishtinë.
Me këtë linjë, gjithmonë pritet 6 orë në Stamboll.
2 orë para nisjes, arriti djali i mikut tim nga Prishtina, një biznesmen i madh në ndërtimtari.
U gëzova që kisha me kë të bisedoja.
Kohë e gjatë, tri orë do të rrinim së bashku. Ishte një dhuratë e papritur për mua.
Pas pyetjeve të rëndomta, filluam bisedat, kush nga vinte.
E pyeta, përse në këtë kohë në Stamboll. Çështjen biznesi a shëndeti, meqenëse nuk ishte kohë turizmi dhe Viti Ri po afrohej.
Me punë isha se baba nuk pati kohë si dhe atij i duhet përkthyes meqenëse nuk di as turqisht as anglisht.
Çfarë biznesi ke ti në Turqi, fillova me shpotitë e mia. A tulla erdhe me ble, a?
Jo, ma priti, puna është diçka më e thellë.
Unë, gjithmonë kureshtar duke pritur ndonjë lajm për sfida të reja të mikut tim.
-Jo besa, përsëri me ndërtimrtari por kësaj here dështoi një projekt i madh.
– Hë! Çfarë biznesi? – mendoja dhe nuk ma merrte mendja për lidhje ndërtimtarie me Turqinë.
– Tash të them, vazhdoi ai.
Isha për të biseduar me punëdhënësin e xhamisë më të madhen në Europë, që do të bëhet në Prishtinë.
Nuk ma merrte mendja.
Ai shpjegoi gjithë stafin me kë kishte biseduar në fshehtësi.
– Po, – më tha. Kështu do të bëhet, por unë nuk e mora. T’i e di se nuk i dua këta as jam ndonjë fetar, por biznesi është biznes. Po nuk e mora unë, e merr dikush tjetër.
– Çfarë ndodhi, pse nuk e more?
– Nuk e mora se desha të mbetem përsëri sikur më ka thënë baba L. – jo korrupsion!!!
– Nga ti kërkonin? – jo, edhe më keq.
Për xhaminë më thanë janë të ndara 40 milionë euro. Nga kjo shumë, një milionë ishin  për Shpend Ahmetin, kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, i cili na jep lejen në vendin ku ne duam.
Një milionë të tjera për Naim Tërnavën si udhëheqës dhe ideator i projektit.
Po, pse nuk ia jepnin vet ata? vazhdova unë.
-Jo, jo.
Për me hupë gjurmë, paratë duhet të kalojnë nëpër llogarinë bankare të firmës sime.
– E, këtu po flika lepuri, ia ktheva.
Bash këtu, ma priti.
Naim Tërnavën e pashë një ditë në një emision Radio Kosova e Lirë. Ai së bashku me disa kinse patriotë, kishte qenë në stafin drejtues të Radios ilegale më 1999 !
E dija mirë që amerikanët ua kanë hequr mjekërroshat që në luftë kishin shkuar me postiqe në shpinë “për ta luftuar qafirin”, dhe “për t’i falë pesë vaktet”, por ja. Djalli e paska bërë të veten.
Në qendër të propagandës, paska qenë Naim Tërnava. Ndërsa ushtarët e devotshëm, ankoheshin se kush po i dekonspiron te ushtria serbe.
Unë e di, kush je ti, por tani nuk po e di se kush jam unë…!
Kështu thoshte një ushtar i devotshëm i UÇK-së.
Urime kotësi shqiptatë…!
Urime barbari islame…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu