ARKIVI:
8 Mars 2026

Rikonstruktimi i Identiteteve Kombëtare në Ballkan: Rasti i Malësisë dhe Shqiptarëve në Serbi

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Shkruan: Xhemil Zeqiri


Abstrakt:
Në këte artikull shqyrtoj procesin e ndërtimit të identiteteve kombëtare në Ballkan përmes analizës së dy rasteve konkrete: krijimi i kombit malazez në kontekstin historik të Malësisë shqiptare dhe pozita e shqiptarëve në Serbi bashkëkohore. Duke u mbështetur në deklarata publike, burime historike dhe intervista të dokumentuara, trajtohet çështja e manipulimit identitar si instrument politik me pasoja të drejtpërdrejta mbi të drejtat kulturore e gjuhësore të popullsisë shqiptare autoktone.
1. Rikonceptimi i Malësisë: Nga Malësia Shqiptare në “Komb Malazez”
Në një prononcim të pazakontë për realitetin politik të rajonit, intelektuali dhe ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drašković, është shprehur se: “Nuk ka serbë, nuk ka Kishë serbe, por janë malazezë dhe Kisha malazeze.” Kjo deklaratë, përtej dimensionit fetar dhe institucional, përmban një mesazh të rëndësishëm mbi proceset e krijimit të identiteteve kombëtare në Gadishullin ILIRIK apo hapsisën e Ballkanit.
Koncepti i “kombit malazez” është një konstrukt relativisht i ri në historinë moderne të rajonit. Ajo që sot njihet si Mali i Zi, në përkthim nga sllavishtja Crna Gora dhe në përdorim ndërkombëtar Montenegro, nuk përkon me emërtimin dhe realitetin historik të njohur ndër shqiptarë si Malësia e Shkodrës. Malësia nuk ka qenë kurrë “e zezë” si në përkthimin sllav, por ka qenë pjesë e trungut etnokulturor shqiptar, me një identitet të dallueshëm që i paraprin formimit të shtetit malazez.
Krijimi i një “kombësie” të re përmes një emërtimi të jashtëm (Mali i Zi) dhe formësimi i një identiteti të ndarë nga rrënjët shqiptare përbën një ndër shembujt më të qartë të procesit të etnogjenezës së dirigjuar. Ky proces nuk ishte neutral, por i orientuar kundër interesave kombëtare shqiptare dhe shpeshherë i shoqëruar me politika asimiluese, shpërngulje dhe fshirje e kujtesës historike.
2. Shqiptarët në Serbi: Një Realitet i Mohuar
Në një deklaratë zyrtare të vitit 2025, një përfaqësues i qeverisë serbe u shpreh se në Serbi jetojnë rreth 700.000 shqiptarë. Kjo shifër është në përputhje me një intervistë të gazetës Politiken të Danimarkës në vitin 1996 me avokatin shqiptar Hysni Bytyqi, i cili pohonte ekzistencën e mbi 600.000 shqiptarëve, prej të cilëve vetëm në Beograd rreth 150.000. Megjithatë, ndonëse me këtë përmasë demografike, shqiptarët në Serbi mbeten të privuar nga të drejtat themelore të përfaqësimit, organizimit dhe arsimimit në gjuhën amtare.
Në kryeqytetin serb nuk ekziston asnjë shoqatë kulturore shqiptare, as ndonjë shkollë në gjuhën shqipe. Kjo përbën një shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare mbi të drejtat e pakicave. Në Sanxhak, një krahinë e banuar historikisht nga shqiptarët, është vërejtur një ringjallje kulturore në vitet e fundit, ku individë të përkushtuar si Armina Nura kanë filluar hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, megjithëse përballen me pengesa të vazhdueshme nga institucionet shtetërore.
Përfundim
Të dy rastet – ai i ndërtimit të identitetit malazez në kurriz të Malësisë shqiptare dhe ai i mohimit të të drejtave bazike të shqiptarëve në Serbi – dëshmojnë për vazhdimësinë e një politike shtetërore që synon kontrollin, asimilimin dhe shpërbërjen e identitetit shqiptar në hapësirat historike të tij.
Këto realitete kërkojnë një vëmendje më të madhe nga akademia shqiptare, si dhe një angazhim më të strukturuar të faktorëve politikë dhe diplomatikë shqiptarë, për të dokumentuar, ndërkombëtarizuar dhe adresuar këto fenomene në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e barazisë kulturore.

Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!

Artikulli në gjuhën angleze:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu