ARKIVI:
7 Mars 2026

Nga tradita te humanizimi bashkëkohor: Roli i familjes shqiptare në ndërtimin e raporteve të shëndosha ndërgjinore

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

  • Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Ese kulturore

Familja shqiptare ka qenë tradicionalisht institucioni bazë mbi të cilin është ndërtuar struktura shoqërore dhe kulturore e popullit tonë. Ajo ka funksionuar si hapësira ku transmetoheshin vlerat morale, kodi etik dhe normat e sjelljes, që garantonin kohezionin social dhe ruajtjen e identitetit kolektiv.

Brenda kësaj strukture, gruaja – nëna, gjyshja, motra – ka mbajtur një rol qendror, shpeshherë vendimtar, në ruajtjen e harmonisë familjare dhe trashëgiminë shpirtërore. Edhe ligjet zakoneske, si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ndonëse produkt i një epoke të hershme, parashikonin përgjegjësi të qarta për mbrojtjen e gruas dhe nderonin rolin e saj në jetën familjare dhe komunitare.

Megjithë këtë traditë të pasur, shoqëria shqiptare e sotme përballet me sfida të reja që e vënë në provë kohezionin familjar. Dhuna në familje, e cila dikur përbënte një sjellje të turpshme dhe të papranueshme, është shndërruar në fenomen të shpeshtë dhe të dukshëm. Shkalla në rritje e divorceve, transformimi socio-ekonomik, emigrimi dhe dobësimi i strukturës së familjes së gjerë kanë krijuar kushte që shpesh prodhojnë tension, distancim emocional dhe komunikim të mangët.

Duhet theksuar se këto dukuri nuk burojnë nga tradita shqiptare, por nga keqkuptime, stereotipe të deformuara dhe mungesë e edukimit shoqëror, të cilat janë të huaja për thelbin e kulturës sonë.

Në historinë shqiptare, gruaja ka qenë gjithnjë forcë themelore e familjes dhe mbrojtëse e vlerave më të larta morale. Për këtë arsye, rikthimi te parimet e respektit, besës dhe dinjitetit nuk duhet parë si nostalgji, por si domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë bashkëkohore shqiptare.

Për këtë qëllim, ne shqiptarët nuk kemi nevojë fare të imitojmë modele të huaja, sidomos ato nga lindja, të ndërtimit të familjes, pasi kemi trashëgiminë tonë të begatë, që na e ka lakmi gjithë bota. Nuk duhet as të krahasohemi me shtetet shumëmilionëshe dhe me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror që kanë komoditetin të bëjnë jetë më të shfrenuar liberale dhe nuk i përkushtohen s duhet familjes.

Ne jemi një komb i vogël me dy shtete në konsolidim e sipër dhe me disa pjesë teritoresh tjera shqiptare jashta tyre, ku familja duhet të jetë bërthamë e fort dhe strumbullar i rritës dhe zhvillimit tonë të qëndrueshëm si komb. Marrëdhënia burrë–grua duhet të konceptohet si partneritet i barabartë, i ndërtuar mbi komunikim, mirëkuptim dhe përgjegjësi të ndërsjellë. Në këtë frymë, është e nevojshme të rikujtojmë se çdo familje fillon me vullnetin e dy njerëzve për të ndërtuar jetë mbi dashuri dhe mirëkuptim.

Rikthimi i vlerave më të mira shqiptare respektit, nderit dhe besës duhet të bashkohet me humanizmin bashkëkohor, duke e bërë familjen vendin ku shërohet shpirti e jo ku dëmtohet. Kjo kërkon që të zgjedhim dialogun mbi dhunën, barazinë mbi dominimin dhe dashurinë mbi frikën.

Ndryshimi nuk lind diku jashtë nesh; ai fillon në shtëpitë tona, në marrëdhëniet tona të përditshme dhe në mënyrën se si i trajtojmë njerëzit më të afërt. Edhe një hap i vogël drejt humanizmit ka potencialin të krijojë një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të butë për brezat që vijnë.

Procesi i transformimit kërkon gjithashtu angazhim institucional dhe shoqëror. Shkollat dhe institucionet arsimore duhet të nxisin kulturën e dialogut dhe të barazisë gjinore. Mediat duhet të luajnë rolin e tyre edukues, duke promovuar modele të shëndetshme sjelljeje dhe duke dënuar çdo formë të dhunës.

Njëkohësisht, fuqizimi ekonomik dhe social i gruas është kusht themelor për krijimin e marrëdhënieve të drejta dhe të barabarta.

Vetëm përmes bashkëpunimit dhe respektit reciprok mund të ndërtojmë një familje të fortë, siç e kanë synuar gjithmonë traditat tona më të mira shqiptare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu