Bijë shqiponje
(Kushtuar heroinës sime të gjallë, Vasfije Krasniqi Goodman)
Lindur në malet e Vicianës,
mbesë e tribunit Aziz Zhilivoda,
zemër luaneshë, me syrin pishë,
me guxim dhe dinjitet
denoncove kriminelë e dhunues.
Heroina jonë e gjallë,
nder për të vdekur, nder për të gjallë.
E ngrite ballin lart e më lart
dhe ece me hapa të shpenguar.
Me fjalën-shpatë
u bëre simbol guximi e krenarie
për burrat dhe gratë.
Motër qëndrese e amanetit të Zahir Pajazitit,
pa lëkundur qerpikun,
dëshmove krimin dhe gjenocidin,
mu në zemër e godite armikun.

Arif Ejupi
Gjenevë, 14 qershor 2026



16 rrjeshta poezi që përshkruajn një histor,që tregojn qëndresen dhe guximin e famrës shqiptare heroinës së gjall Vafsije Krasniqi Goodman.Të prift e mbara e shëndeti miku im Arif se poezit e shkrimet tuaja po dëshmojnë jo vetem dhuntin e përkushtimin tuaj atdhetar por edhe nderimin ndaj të merituarave e të mbijetuarave golgotës shqiptare …
I lumte qe arriti t’i çjerr masken fanatizmit!
Dhuna e bishes s’mundi te ndalet me kohe ,e “burrat” qe vuajn per seder qe s’munden t’i mbrojn grat, dine dhune te ushtrojne per ta mbulue”turpin” e familjes.
Sa dhimbje perjetuen keto gra nga barbaret ,por sa dhune perjetuen edhe nga “burrnia”?!