Bijë shqiponje, poezi e Arif Ejupit kushtuar Vasfije Krasniqit

Shkrime relevante

Kuvendi i tretë i Shoqatës “Nisma e Deçanit” në Zvicër

Në foto: Saim Tahiraj ___ Në Schöftland të Zvicrës, mbrëmjen e 26 shtatorit...

Në nderim dhe kujtim të prof. Basil Schader-it, 19 tetor 1951 – 10 maj 2026

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë    “Një poezi e mbetur si përshëndetje: “Kapellbrücke” e...

Ibrahim Kelmendi me disa vërejtje për analizën e Xhevat Gjinit me titullin “Ku gabuam…”

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Xhevat, disa vërejtje mbi shkrimin tënd "Ku gabuam (sipas...

Një ligjëratë imagjinare dhe mjaft kreative e Lirim Gashit me mikun e tij Xhafer Shatrin

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miku im i dashur Xhafer Shatri : Vlora e kishte...

Shpërndaj

Bijë shqiponje
(Kushtuar heroinës sime të gjallë, Vasfije Krasniqi Goodman)

Lindur në malet e Vicianës,
mbesë e tribunit Aziz Zhilivoda,
zemër luaneshë, me syrin pishë,
me guxim dhe dinjitet
denoncove kriminelë e dhunues.

Heroina jonë e gjallë,
nder për të vdekur, nder për të gjallë.
E ngrite ballin lart e më lart
dhe ece me hapa të shpenguar.

Me fjalën-shpatë
u bëre simbol guximi e krenarie
për burrat dhe gratë.

Motër qëndrese e amanetit të Zahir Pajazitit,
pa lëkundur qerpikun,
dëshmove krimin dhe gjenocidin,
mu në zemër e godite armikun.

Arif Ejupi
Gjenevë, 14 qershor 2026

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. 16 rrjeshta poezi që përshkruajn një histor,që tregojn qëndresen dhe guximin e famrës shqiptare heroinës së gjall Vafsije Krasniqi Goodman.Të prift e mbara e shëndeti miku im Arif se poezit e shkrimet tuaja po dëshmojnë jo vetem dhuntin e përkushtimin tuaj atdhetar por edhe nderimin ndaj të merituarave e të mbijetuarave golgotës shqiptare …

  2. I lumte qe arriti t’i çjerr masken fanatizmit!
    Dhuna e bishes s’mundi te ndalet me kohe ,e “burrat” qe vuajn per seder qe s’munden t’i mbrojn grat, dine dhune te ushtrojne per ta mbulue”turpin” e familjes.
    Sa dhimbje perjetuen keto gra nga barbaret ,por sa dhune perjetuen edhe nga “burrnia”?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu