Nertila Meta, Tiranë
Sot, vendi ynë gjendet në një ndër momentet më delikate të historisë së ekzistencës së tij si komb i vetëm. Kjo për shkak të mjaft situatave disa vjeçare jo të mirë menduara nga shkaqe qofshin këto politike ose koordinimi mes politikave ndër-shtetërore.
Ajo që duhet të mos harrojmë është kjo: Kemi pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore,naftë me cilësi, të kesh naftë dmth të kesh potencial dhe një stabilitet të mirëfilltë ekonomik/ energjetik.
Kemi ujë, të dytët në Evropë pas Norvegjisë për nivelin e ujit, ndërkohë kemi ende kërkesë në shumë zona të vendit për ujë të pijshëm. Në 2026 as Afrika nuk do ujë e rrugë se i ka, ne ende nuk i kemi.
Hidrocentralet nuk ndërtohen nëse nuk ka kapacitet uji të mjaftueshëm. Daljet tona në detin Adriatik e detin Jon janë module transportuese të forta për import- eksport. Kush nuk do ta donte Sazanin?! Një ishull shkëmbor që dominon me radar gjithë Mesdheun. Kemi krom, bakër , por uzinat e ripërpunimit, u mbyllën nga ata që nuk e deshën këtë vend.Destabilizimi i hekurudhave ndër-qytetase,apo ndërtimi i infrastrukturës mjaft të dobët shkaktojnë aksidente tek ne njësoj si bilanc lufte.
Shqipëria ka resursetë veçanta , të mjaftueshme për 3 milion banorë të jetojnë rehatshëm në vendin e tyre. Bujqësia dhe blegtoria i kanë fushat, kodrat djerrë për produkte të mira ushqyese, por si gjithnjë nuk ka mekanizma.Këto mekanizma i plotëson vetëm politika, vetëm shteti.Dhe kur gjithçka sigurohet të kalojë në 4 duar , për katër persona, për 4 miq, për 4 fiq gjithë të tjerët dalin tepër. Kjo është drama jonë 36 vjeçare, jetojmë në vendin më të pasur në Ballkan por jemi më të varfërit në të.
Aspekti i mos rregullimit të tregut, i mos përshtatjes së formulës midis biznesit të vogël e të mesëm, ndërtoi thyerjen e tepruar të shtresës së mesme.Sot në Shqipëri ose ke të pasur ose ke të varfër. Tirana e mbushur me kulla por pa rrugë, pa trotuare, e mbushur me smog dhe me tepri ndërtimesh në pallate. Kur të rinjtë mezor mbyllin muajin kush do ti gëzojë këto ndërtime?!
Për të mos përmendur krizën disa vjeçare të urbanistikës,ndërtimet e bëra kuturu, kërkojnë sot një rishikim të thelluar për çdo qytet ,fshat,apo krahinë.
Nëse doni të kuptoni fiks si është sot Shqipëria lexoni 4 linja shtet- formuese.
1- Ekonomia bashkëpunuese Cilat janë kompanitë që koperojnë në veri, qendër, jug.Të kujt shteti janë. Marrëveshjet ekonomike janë qeliza bazë e qëndrueshmërisë së një kombi.
2- Eksport- import. Cilat shtete importojnë tek ne? Në Cilat shtete eksportojmë ne?
3- Mjetet lundruese Cilat anije / shtetërore ose jo ndalojnë në bregdetin tonë? Arsyeja? Këtu ka vënd plot për diskutime.
4- Cilat janë ato shtete kanë ofruar ndihmë për shtet – ndërtim ?
Dhe Cilat janë ato shtete që kanë ofruar ndihmë për shtet- rrënim ? Nëse ndiqni këto 4 hapa me qetësi do ta kuptoni qartë pse jemi në pikën fundore si komb. Sepse të gjitha këto pika të rezultojnë tek një emër I vetëm. Tjetërsimi i pronës qoftë publike ose private duhet të rimodulohet me ligjin më famëkeq të vendit 7501.Shfuqizimi ose korrektësimi i këtij ligji nuk e di nëse do të bënte mirë a keq, se është një popull që ka vuajtur çdo ditë këtë maskaradë pikërisht prej këtij ligji.
Shqipëria , ka një element natyror të rrallë diellin. Tek ne rrezet të ngrohin 300 ditë në vit, kush nuk do ta donte një vend kaq dritë. Pse? Sepse ne nuk kemi industri, ky element shkarkon në atmosferë dhe tjetërson kushtet atmosferike. Shqipëria sot është më keq se në komunizëm, lufta e klasave atëherë, lufta mediatike sot.
Sheh lloj -lloj telendari të bëj moral për rininë që protestojnë ndërkohë vetë janë të shitur, të dështuar , të fiksuar pas veseve , pas famës, pas egos personale. Protestat e qershorit i rikthyen shpirtin në vend këtij populli , më në fund njerëzit gjetën pikën e tyre të referimit, po përballen me një të vërtetë që u heshtë për më tepër se në 1945.
Uroj që kjo shkundje morale dhe psikologjike të na ndihmojë për të kuptuar që nuk jemi vonë për të ndërtuar një shtet që ka numrin e banorëve sa një lagje në New York. E kemi terrenin, nuk mungojnë profesionistët nga të gjitha fushat, koha qoftë në kahun tonë. Shqipëria ka qenë një ndër shtetet më padrejtësisht e trajtuar në rang historik dhe gjeografik nga të gjitha shtetet ose kontinetet e tjera .
Shpresoj shumë që të kemi një konfigurim të ndërgjegjes sonë qytetare intelektuale, sepse pas saj çdo gjë do të jetë më e plotë , më e drejtë. Qoftë e bekuar Shqipëria! Qofshin të bekuar Shqipëtarët!
Qershor 2026


