Merita Leka thotë që është islamofobe dhe thekson se “islami e tmerron”

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Merita Leka

Po, jam islamofobe. Sigurisht që jam. Edhe çka nëse jam?! Në fakt, Islami më tmerron. 

Më tmerron kur islamin e arapit dojne me bo shqiptare, dhe kur perdoren shqiptare neper Evropë per me ndertu xhamija ndersa financohen prej qarqe  antiperendimore. 

Me tmerron kur shoh ça i bëhet gruas në emër të fesë islame.  

Kur shoh vajza që ende duhet me lujt me kukulla e përfundojnë grà të burrave të rritur. Kur shoh burrin më të lig, më të paaftë e më të pavlerë, por vetëm pse është mashkull, papritmas bëhet zot mbi një grua madhe mundet me pas dy, tri, katër gra, me ba qejfin e vet me burra, ndërsa asajë i kërkohet me hesht, me u mbulu, me u bind e me duru. 

Mos ma shitni këtë për moral. 

Më tmerron kur shoh gruan të zhdukur nën të zeza, (që dikur e urrenin ngjyren e zezë) sikur fytyra e saj, flokët e saj, trupi i saj, vetë ekzistenca e saj të ishin turp. Sikur Zoti paska kriju gruan dhe pastaj paska urdhëru me e fsheh prej botës. Çfarë absurdi.

Dhe më tmerron çka ndodh kur fanatizmi fetar islam ia merr frymën një vendi. Shkojnë ngjyrat. Shkon veshja. Shkon muzika. Shkojnë zakonet. Shkon gëzimi. Shkon identiteti.

Çdo gjë fillon me marrë të njëjtën pamje të zymtë dhe çdo pyetje merr të njëjtën përgjigje: “feja e thotë”.

E mua nuk më plas çka thotë feja kur ajo që thotë shkel mbi Lirinë e Njeriut, gruas e kombit. 

Jam po aq e revoltuar kur shoh rryma islamiste që godasin heronjtë e kombit shqiptar, që përpiqen me e zvogëlu historinë tonë ilire Arberore, me e njollos atë që është shqiptare dhe me e zëvendësu identitetin kombëtar me bindje fetare islame e interesa të huaja.

Kur shoh njerëz e organizata islame, që dalin në bashkëpunime të dyshimta me qarqe serbe apo struktura turke, që kërkojnë me e rishkru historinë shqiptare sipas interesit të vet, alarmohem.

Kur sulmohet çdo figurë, simbol apo traditë shqiptare vetëm pse nuk i përshtatet një narrative fetare, atëherë për mua kjo nuk është më çështje besimi. 

Është çështje pushteti dhe identiteti.

Dhe kur vendi mbushet me predikues islam, që bërtasin nga altoparlantët e xhamive, që flasin sikur e kanë pronë moralin, kombin dhe vetë shqiptarin, më lind pyetja: kush ju dha juve të drejtë me u sjellë si padronë të një populli?

Shqiptari ka pasur histori, gjuhë, zakone, heronj e identitet shumë përpara se dikush të vinte t’i tregonte se kush duhet të jetë.

Nuk më intereson a është shkruar një urdhër para 100, 1,000 apo 1,400 vjetësh. 

Një marrëzi nuk bëhet urtësi vetëm pse është e vjetër. Një padrejtësi nuk bëhet drejtësi vetëm pse i vë përpara fjalën “Zot”. Dhe një grua nuk bëhet më e ndershme vetëm pse një burrë ia ka mbuluar trupin nga koka te këmbët.

Pastaj shoh urrejtjen e tyre ndaj Europes e Perëndimit, ndërkohë që të njëjtët njerëz duan me jetu në Perëndim, me përdor teknologjinë e tij, spitalet e tij, universitetet e tij, ekonominë e tij dhe liritë e tij – por njëkohësisht me e përbuz mënyrën e jetës që i ka kriju ato liri.

Dhe mbi të gjitha, nuk pranoj atë lojën moderne ku duhet të kemi guxim me kritiku çdo ideologji në botë, por sapo përmendet Islami, të gjithë duhet me ecë në maje të gishtave.

Jo more.

Dhe kur një doktrinë prek lirinë e gruas, fëmijën, jetën private, veshjen, dashurinë, artin, kulturën, historinë kombëtare dhe mendimin e lirë, atëherë jo vetëm që kam të drejtë ta kritikoj – kam një mijë arsye me e urrejt.

Merita Leka,

Durrës, gusht 2026

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Zonjushë, besimi është diçka individuale, personale, shpirtërore dhe secili njeri ka të drejtë t’a ketë besimin e vet pa ja imponuar askush. Unë jam një ateist i bindur dhe një akademik në Gjermani që në profesionin tim të gjithë titujt universitar i kam arritur, i pari kosovar prej viteve 70 t’a, por unë nuk prononcohen askund, as nuk jap intervista për gazeta apo televizione të Kosovës, se s’kam nevojë unë me
    Ja rritë vetit Autoritetin. Atë e bënë njeriu me vepra

  2. Vazhdim i tekstit: Unë i kam lexuar Kuranin, biblën, talmudin dhe kam njohuri për të gjitha religjionet dhe i njohë shumë mirë edhe defektet dhe mangësitë e secilit religjion. Ju keni të drejtë t’a keni secilin religjion që ju i besoni. Por asnjë besim i juaj personal nuk ju jep të drejtën që t’a urreni një religjion tjeter. Edhe ma pak që ju të përhapni urrejtje ndaj një revolucioni tjetër. Liria e besimit tuaj cilido qoftë, përfundon aty kur ju maj ofendoni ndjenjat personave të besimit tjetër. Atherë nuk jeni besimtare e vërtetë e asnjë religjioni por jeni një urreshtare e religjioni dhe besimit të cilit ju nuk ju takoni. Unë nuk kam asnjë koncesion fetar por unë e rrespektoj secilin njeri panvarësisht se cilit religjion i takon. Unë as nuk e pyes një njeri fare se çfarë religjioni e praktikon, sepse ajo është qështje spirituale (shpirtërore) dhe një besim i caktuar nuk e bënë at person as me të mirë apo me të keq, por veprat e një njeriut e definojnë atë se a është njeri i mirë apo jo. Por një njeri qe urrejë, edhe ma keq, nëse në mënyrë publike përhapni urrejtje publike mundet një religjioni tjeter. Të gjitha fetë e përjashtojnë urrejtjen si formë e komunikimit sozial. Nëse jeni në gjendje të gjykoni në mënyrë racionale, ndërpreni përhapjen e urrejtjes dhe përpiquni që komunikimin social t’a bëni në bazë te empatisë dhe mirëkuptimit e jo urrejtja të ju determinon sjelljen e juaj në shoqëri.

    • Ne parim keni te drejte, sidomos kur thoni se feja eshte ceshtje shpirterore … Por islami, fatkeqesisht nuk eshte vetem ceshtje shpirterore. Nje fe nuk mund te jete vetem ceshtje shpirterore nese mundohet qe te perzihet ne te gjitha poret e jetes, perfshire ketu edhe politiken. Dhe gabimi tjeter i Juaji eshte kur thoni se te gjitha fete e perjashtojne urrejtjen si forme te komunikimit social. Islami nuk ka urrejtje vetem per komunitetin mysliman, kurse per komunitetin hebraik dhe te krishtere jo vetem qe ka urrejtje, por eshte edhe mizor.
      Prandaj mendoj qe shkrimi i zonjes Merita Leka eshte shume objektiv.

    • Paske lexu shumë, por nuk e paske kuptu, që Islami asht TeoKraci.
      Pra ti mbetesh islamist i pakorrigjushem me probabilitet me u ba FANATIK.

  3. Mer fal zotni Kastrati (pseudonim ose jo):
    Ju thoni se e ken lexu Kuranin. Edhe un e kam lexu Kuranin, bile dy here per ta kutu mire. Kam lexu edhe shume literature perkatese si dhe rezolutat e disa konferencave islamike botnore. Kam lexu edhe spjegime te ndryshme nga autor te ndryshem shkencor si dhe ishmusliman.
    Te gjithe konvergjojne ne nji konkluzion:
    Islami nuk asht thjeshte besim fetar, por asht Toe-Kraci, don me thane asht nji sistem juridiko-fetar ku vendet e tilla qeverisen juridikisht me ligjet e SHERIATIT nga nji klerik. Shembull Irani.
    Apekti fetar i Kuranit asht nji njohje e gati te gjithe profetve te hebraizmit, te cilet i ka edhe kristjanizmi. Pra edhe kristjanizmi ka te njajte profet si islami dhe judaizmi, por i fundit asht Jezusi. Ndersa islamizmi perfshine edhe Jezusin, te cilin ne perkethimet e Kuranit ne gjuhet prendimore e qjuen Gesu’ apo Jezus etj. Ndersa ne Kuranin shqip Jezusi quhet Isa.

    Ne islam (Kuran), nga pikpamja fetare pra njifet edhe Jezusi (te cilin hoxhallart e dijne por nuk e spjegojne).
    Pose aspektit fetar Islami ka edhe SHERIATIN, qe asht ligji i qeverisjes se arabve ne shekullin e VII-t. Pra pikpamja fetare dhe ligjore ne Kuran nderthuren ne menyre te pandashme, sepse loigjetarabe i ka miratu Allahu.
    Pra ba me e shikju holle holle nga pikpamja FETARE, keto tre besime ABRAHAMIKE (IBRAHAMIKE) jane shume te peraferta me njena tjetren. Kot grinden njerzit per pune feje. Se cka besoj un apo ti apo ai tjetri nuk prishe asgja kerkuj.
    POR ketu futet ne mes SHERIATI, ligji i arabve ne shekullin e VII-t. Ketu asht ne thelb KONTRADIKTA ne mes atyne qe besojne islamin (dhe qe shumica as e njohin fare) me ato qe nuk kan lidhje me islamin. Dhe jo vetem kaq, por islamistat NUK PRANOJNE ASNJI NDRYSHIM TE SHERIATIT.

    Pikrisht kete kontradikte ne mes ligjve arabe te shekullit te VII (SHERIATIt) dhe ligjve te sotme te shekullit te XXI, bahen shkrime krahasuese. Nji prej te cilve asht edhe shkrimi shume i qelluem i zojes Merita Leka.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu